* Lajme Shqip - InfoArkiva: Diskutime * * * * Shqiperia * Chat (BUTTON) Toggle navigation Infoarkiva * Shtypi i Shkruar + Koha Jone + Panorama + Shekulli + Tema + Ballkan + Gazeta 55 + Gazeta Shqip + Gazeta Standard + Gazeta Start + Gazeta Metropol + Gazeta Sot + Gazeta Express + Koha Ditore + Gazeta Mapo + Sporti Shqiptar + Indeksi Online + Shqiptarja.com + Tirana Observer + 77 News * Media Televizive + Top Channel + ABC News + Koha TV + Alsat TV + Vizion Plus * Agjensi Lajmesh + ATSH + Zëri i Amerikës + News of Albania + Deutsche Welle + Gazeta Idea + Zeri.info + Kosova Live 360 * Zyrtare + Presidenca Shqiptare + Kuvendi i Shqipërisë + Kryeministria Shqiptare + Presidenca e Kosovës + Kuvendi i Kosovës + Kryeministria Kosovës * Kategori + Politika + Kronika + Sporti + Analiza + Kultura + Ekonomia + Sociale + Ndërkombëtare + Aktualitet + Informacione Zyrtare + Kosova + Teknologjite e Informacionit * ____________________ (BUTTON) Ec * Kreu * Tirana Observer * Veçoritë e veshjeve popullore të Sulovës Veçoritë e veshjeve popullore të Sulovës * 2016-01-24 11:22:12 * Tirana Observer * Kultura * [INS: :INS] Nga Pëllumb Gorica PELLUMB GORICA e shtrirë gjeografikisht midis Elbasanit dhe Beratit, është një krahinë me veçori të shumta etnografike. Pjesë të kulturës së pasur materiale e shpirtërore të kësaj krahine janë edhe veshjet popullore. Veçori kryesore e tyre është se kanë qenë të thjeshta, të gërshetuara me ngjyra, forma dhe, në përshtatje me kushtet natyrore e klimën mesdhetare. Sulovarët e kanë dashur dhe e duan të bukurën, pastërtinë, kulturën, të cilën e kanë shprehur në veshjet e larmishme, të zbukuruara, e me shije artistike. Studiuesi Petrit Basha, autor i disa librave për traditat e Sulovës thekson se: Në veshjen e popullsisë së krahinës kanë ndikuar rritja e mirëqenies dhe e nivelit kulturor të banorëve. Veshjet ata i kanë përpunuar në përshtatje me veçoritë e jetës e të historisë, që ka kaluar kjo krahinë. Këto veshje kanë variante të shumëllojta, që ndryshojnë sipas moshës, seksit, kushteve të punës, zakoneve e festave. Deri vonë veshja popullore ishte shenjë dalluese, që tregonte krahinën etnografike. Sulova bashkë me fushën e Elbasanit dhe Dumrenë për kostumet popullore bënë pjesë në një njësi etnografike. (Enciklopedia Elbasani, faqe 306). Tashmë ajo e ka humbur gati kudo këtë domethënie të dikurshme, dhe tek tuk e gjen të ruajtur në veshjet e grave. Veshjet popullore janë përdorur në përditshmëri deri në fillim të viteve 50 të shekullit të kaluar, duke u zëvendësuar më pas me veshje të kohës. Rrallë janë mbajtur ndër të moshuar deri në fund të viteve 80. Në Festivalin Folklorik, Elbasan 1984 Veshja popullore e krahinës së Sulovës ka qenë e zakonshme dhe endej e gjitha me dorë, e mbushur me zbukurime të shumta, që të befasojnë për bukurinë dhe teknikën e punimit. Për ti prerë, qepur e zbukuruar veshjet popullore prej shajaku, me katër dhe dy lisa në tezgja, ishin grate që dinin ti bënin mire këto punë, nga disa të tilla në fshat, jo të gjitha. (Petrit Basha Tunja pranë kalasë, faqe 128) Ka zotëruar veshja prej leshi e bërë me avlëmend, e prerë dhe e qepur nga gratë në shtëpi. Me lesh përgatiteshin më shumë veshjet e burrave, kryesisht ato që përdoreshin kryesisht në dimër. Më shumë qepeshin guna, tirqe, shallvare, xhedikë etj. Pas leshit vijnë veshjet prej liri, e cila ishte lëndë jo vetëm për përgatitjen e veshjeve të brendshme, por edhe e shtrojeve të fjetjes. Nga të moshuarit ruhet në kujtesë përdorimi i lirit. Në krahinën e Sulovës dikur është kultivuar shumë bima e lirit për vet kushtet e mira klimaterike e tokësore që ka ajo. Këtë e tregojnë edhe toponimet: Linore; Lëmi i Lirit; Arat e Lirit; Bregu i Lirit etj. Shumica e pjesëve të veshjes popullore, e veçanërisht veshja e grave punohej me pëlhura pambuku të endura nga vet ato. Me pëlhura pambuku qepnin linjat, përparëset, lëveret, mëngët etj. Variante veshje të grave, foto e vitit 1970 Veshjet popullore të Sulovës kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të fushës së etnografisë, në mënyrë të veçantë veshja e grave. Sipas tyre, përparësja e nuseve sulovare (bokshja) është e veçantë,por, në përgjithësi, veshja e grave të Sulovës është identike me veshjen populloren gjithë trevat, e sidomos të Myzeqesë. Në veshjen e grave bie më tepër në sy linja e gjatë prej pëlhure, përparëset aq të bukura dhe lëveret e kokës punuar me mjeshtëri nga vet gratë. Si gratë dhe burrat mbanin brezin me motive të ndezura, më shumë kuq e zi që mbështillej rreth belit disa herë. Brezi i burrave ishte më i gjatë. Pas Luftës së Parë Botërore veshja popullore e burrave të Sulovës pësoi ndryshime, duke u zëvendësuar me veshje të kohës, ndikim direkt i veshjeve qytetare (Abas Dojaka Të njohim veshjet tona popullore, faqe 182.) Ndërsa tek grate veshja popullore u përdor deri në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Tregtia që bënin banorët, kryesisht në pazaret e njohura të Elbasanit, e sidomos të Beratit, prej ndarjes që krijonte lumi i Devollit me pazare të tjera, por edhe prej afërsisë gjeografike me këtë qytet të njohur tregëtar i kohës, i detyronte të blinin pëlhura, dhe pjesë veshjesh të përgatitura. Natyrish që lëvizjet e shumta demografike nga njëra krahinë në tjetrën, për shkak të kushteve ekonomike, por edhe prej faktorëve të tjerë si hasmëritë, fatkeqësitë, krizat e bukës, epidemitë dhe lidhjet e krushqive detyruan vendosjen në krahinën e Sulovës, të jo pak familjeve nga Shpati, Vërça, Nahija e Beratit, Tomorrica, të cilat ndikuan edhe në veshjet popullore me elementë të tjerë. OLYMPUS DIGITAL CAMERA Veshja popullore e grave të Sulovës Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, gratë e Sulovës preferonin veshje të gjata, të linjta, e me zbukurime të shumta. Ishin veshje të bukura, të punuara me aq mjeshtri nga vet ato. Më shumë të përhapura kanë qenë përparëset e endura me motive të veçanta, që në gjithë sipërfaqen shkëlqenin nga kombinacione ngjyrash, formash. Në përgjithësi janë dalluar dy variante kryesore: veshja me linjë e me jelekë dhe veshja me linjë e me gufe. Veshja me linjë Ajo që bënte përshtypje në veshjen e grave të Sulovës dhe pjesë kryesore e saj është fundi (linja) prej pëlhure pambuku dhe me kinda. Gjerësia e saj shkon deri në nyja e këmbës. Në krye të linjës qepej një copë e kthyer që futej ushkuri, me gjerësi 5 cm. Pjesë tjetër e veshjes ishin bluza (mëngët), prej pëlhure me vija ngjyrash të ndryshme të kuqe, bardha, verdha të zeza. Ajo paraqiste ca tipare të veçanta në prerje. Nën mëngë vishej këmisha prej pambuku, e bërë me pëlhurë vegle jo të bardhë, por me vija e motive të thjeshta e me krahë të gjerë, që vinte duke u ngushtuar në afërsi të duarve. E zbukuruar me qëndisma e penj, me ngjyra të ndryshme e me temina ato i jepnin një konfiguracion interesant. Jeleku prej stofi i zbukuruar me fije ari, vishej më tepër nga nuset dhe në të shumtën e rasteve qepej në qytet e Elbasanit e Beratit. Përparësja e pambuktë që mbahej në krahinën e Sulovës ishin ndër më të mëdhatë që janë mbajtur në territoret shqiptare, dhe më të bukurat e më të ngarkuaratpër sa i përket kompozimit të ngjyrave. Ajo zbukurohej në gjithë sipërfaqen e saj, e ndërmjet të cilave endeshin motive rombike, ku mbizotëronte ngjyra e kuqe, e verdha, portokallia, kafe dhe të zeza. Mbulesa e kokës (lëverja) bëhej prej pëlhure pambuku, në formë katërkëmbëshi, kënd drejtë, mjaft e gjerë dhe e gjatë njëkohësisht. Hidhej mbi kokë dhe lëshohej lirshëm për tu varur prapa shpatullave që shkonte deri tek thembrat e këmbëve. Përmasat e saj mbi 150 cm e sipas gjatësisë së gruas që e mbante në kokë . Mbulesa e kokës zbukurohej në të katër anët me vija e motive rombike, e të ngjyrave të ndryshme. Kjo vishej më shumë nga nuset dhe grate e moshës së mesme, ndërsa gratë e moshuara e mbanin lëveren më pak të zbukuruar, ku në të katër anët e mbushnin me ngjyrë blu e të zezë. OLYMPUS DIGITAL CAMERA Veshja me gufe E njohur në veshjen e grave të krahinës së Sulovës ka qenë edhe veshja e linjës me gufe (bluzë), që zakonisht nuk ndryshon nga veshja e treguar më lart, të cilën e vishte nusja e re pas disa ditë martese deri në moshën e mesme. Gufja ishte prej pambuku me ngjyra të ndryshme, mëngët e së cilës janë mjaftë të gjerë dhe të fryra në pjesën e parakrahut. Rrallë në stinën e ftohtë gratë vishnin një xhoke të shkurtër shajaku me prerje e thjesht në ngjyrë të bardhë. Në shtresën e pasur të kësaj krahine gratë përdornin përveç xhokës së bardhe prej leshi, e ngjashme me atë të Dumresë dhe Myzeqesë, edhe mëngoren e bardhë të zbukuruar anash me gajtanë. Por, xhokës së bardhë i shtohej edhe guna e ngjashme me atë të barinjve. Në veshjet e grave të Sulovës janë edhe elementë të tjerë, që plotësohen me veshjet e brendshme: Të mbathura ishin të gjata deri te thembra e këmbës dhe prej pëlhure liri ose pambuku, ndërsa çorapet prej leshi e të zbukuruara me motive rombike, kurse opingat (qosolet) bëheshin prej lëkure lope. Stolitë në Sulovë kanë qenë të pakta, të cilat ishin: Unazë, vathë, varëse qafe me rruaza. Veshja popullore e Sulovës kishte edhe elementë të tjerë në periudhën e dimrit, që ishte brezi i leshtë, i cili ngjishej sipër linjës, i punuar me vegjë dhe me fije leshi të hollë e me ngjyrë të kuqe, por edhe me vija të holla kafe. Veshje me fustanellë Veshja popullore e burrave të Sulovës Në krahinën e Sulovës dikur janë mbajtur disa tipa veshjesh për burra: Veshje me fustanellë, me xhedikë dhe me shallvare. Veshja me fustanellë është mbajtur deri në prag të Pavarësisë, e cila përdorej në një masë mbizotëruese në Sulovë si në shumicën e krahinave jugore në Shqipëri. Fustanella e bërë prej pëlhure pambuku, e punuar në shtëpi, me gjatësi deri në gju, dhe me 30- 100 pala, shkruan Abaz Dojaka në librin Të njohim veshjet tona popullore, faqe 188. Ajo është mbajtur sipas gjendjes ekonomike dhe shtresës shoqërore. Dhe përbën një element të kostumit kombëtar shqiptar. Sa i përket veshjes me fustanellë mbështetur në dokumenta, por edhe histori gojore del se është përdorur në raste festash, gëzimesh, fejesa, dasma etj dhe nuk ishte veshje pune. Elementët që e plotësonin këtë veshje ishin: Jeleku dhe mëngoret prej shajaku të bardhë e të zbukuruar me gajtanë. Në krahinën e Sulovës janë mbajtur edhe jelekë e mëngore prej cope të qëndisur me gajtanë ari, të blerë në pazaret e Elbasanit, Beratit, Korçës, që më shumë këto i mbanin shtresat e pasura. Në kokë burrat sulovarë mbanin takie të bardhë e ngjashme me atë të Myzeqesë. Më vonë është përdorur qeleshe prej haseje. Kjo më shumë si depërtim i saj nga krahina e Shpatit. Këmisha pregatitej prej kambriku me mëngë të gjëra të gjata. Fanella thurej prej leshi. Në këmbë visheshin opinga me lëkurë kafshësh me majë të kthyer me një xhufkë leshi të kuqe ose të zi. Si mbathje në këmbë janë mbajtur çorape leshi. Mbi çorapet vishnin deri në gju tirqe të bardha prej shajaku, që ishin një tjetër pjesë e kostumit popullor. Kostumi gjithashtu kishte të veçantë një brez të leshtë, që ngjishej pas belit. Ai ishte i gjatë deri 2 m, dhe i gjerë 15 cm, i thurur me ngjyra të ndezur e të punuar nga vet gratë në shtëpi. Veshja me xhedikë Pas daljes nga përdorimi i fustanellës, edhe në Sulovë si krahinat rrotull saj filloi të përhapet kryesisht veshja me xhedikë. Xhedikët ishin një lloj pantallonash shajaku të bardhë, të cilat më vonë u bënë të zeza deri në nyje të këmbës. Kjo veshje plotësohej me këmishën, të mbathurat, jelekun, mëngoren, opingat, takien e bardhë. Kjo veshje e thjeshtë popullore është mbajtur me disa ndryshime në jetën e përditshme të banorëve që nga fëmijët deri tek të moshuarit. Veshja me shallvare Për veshjen me shallvare, specialistët e etnografisë kanë theksuar se është përdorur në Sulovë dhe në shumë krahina të tjera në fillim të viteve 30 të shekullit të kaluar. Ajo është mbajtur nga të gjitha moshat. Ajo përgatitej në tezgja prej leshit të deles dhe qepeshin në shtëpi nga gratë me një prerje të thjeshtë. Pjesë përbërëse të kësaj veshje ishte këmisha prej pëlhure të pambuktë, xhamadani, mëngorja prej shajaku të zbukuruar me gajtanë, të mbathurat prej liri, çorape të ngjashme me të Myzeqesë, opinga prej lëkure lope, dhe takie prej pëlhure. Veshja e mësipërme në dimër plotësohej me gunën prej lesh dhie. Me zhvillimet social – ekonomike, që solli gjysma e dytë e shekullit të kaluar, veshjet popullore edhe në krahinën e Sulovës, dolën nga përdorimi gradualisht, duke mbetur kujtime të një kaluare të largët. Veçse, do të jenë festat popullore, fejesat, dasmat, festivalet folklorike, këto ngjarje të shënuara të shpirtit të popullit, që të nxirren nga arkëzat këto veshje popullore. Janë vlera, të cilat i flasin kohës, për të pasur çfarë t’u tregojmë brezave, si thesare të trashëgimisë kulturore. [INS: :INS] * Veçoritë Sulovës Nga Pëllumb Gorica PELLUMGORICElbasanit Beratit Pjesë Veçori Sulovarët Studiuesi Petrit Basha Veshjet Deri Sulova Dumrenë Enciklopedia Elbasani Tashmë Rrallë Festivalin-Folklorik-Elbasan Festivalin Folklorik Elbasan Veshja Petrit Basha Tunja Pas Nga Linore Lirit Arat Bregu Shumica Variante Sipas Myzeqesë Brezi Pas Luftës Parë Botërore Abas Dojaka Të Ndërsa Tregtia Devollit Natyrish Shpati Nahija Tomorrica Veshje OLYMPUDIGITACAMERLuftës Dytë Botërore Ishin Ajo Gjerësia Jeleku Mbulesa Hidhej Kjo Gufja Dumresë Por Stolitë Sulovë Unazë Pavarësisë Shqipëri Fustanella Abaz Dojaka Dhe Elementët Korçës Shpatit Fanella Mbi Kostumi Xhedikët Veçse Janë Please enable JavaScript to view the comments powered by Disqus. lexo me tej + Rrëfimi ndryshe i Blendi Fevziut: Rroga, Berisha, njohja me bashkëshorten dhe pasionet > lexo me tej + Eni obani, jashtë profilit të avokates: Pse bashkëshorti nuk ka dëshirë të dalë në publik > lexo me tej + Fjalimet më të fuqishme që femrat kanë bërë gjatë 2016-ës lexo me tej + Aktorët indianë Aishwarya Rai dhe Sharukh Khan ribashkohen pas 14 vitesh lexo me tej + Mëson se do të bëhet vëlla, djali shpërthen në lot pasi lexon mesazhin e prindërve > lexo me tej + VIDEO/ Tu luta, publikohet kënga më e re mes Florit dhe Shkurtes [INS: :INS] Reklama [INS: :INS] Lajmet e fundit * Shqiptari merr mbiemrin e gruas për ti shpëtuar policisë, por nuk ia del * PD: Kur banorët e Krujës u përmbytën, Rama shkoi për ekspozitë në SHBA * Peleshi: E majta e bashkuar në zgjedhje, përveç LSI edhe parti të tjera * Nuk vërtetohet akuza, pushohet çështja për Prokurorin Petrit Vukaj * Rama: 85% e rrjetit të energjisë ka moshën e Vangjush Dakos * PS-LSI sherr për Avokatin e Popullit * Reforma zgjedhore, PD dhe PS akuzojnë njëra tjetrën për vonesa * Prokuroria po verifikon edhe 20 zyrtarë të nivelit të lartë * Superoferta Eco Market * Favorizimi në tendër, KLSH kallëzon 3 zyrtarë të Maqellarës * Rama: Atë që i bëri Saliu maleve të Krujës nuk ia bëri asnjë sulltan * Festat, Rama dhe ministrat vizitojnë 28 institucione të përkujdesjes * Ahmetaj e Rroshi ndajnë 40 pako ndihma për të moshuarit * Ulen temperaturat, Kukësi zbardhet nga dëbora * Kombinimi fatal që çoi në humbjen e jetës së motrës time Reklama [INS: :INS] Rreth nesh Infoarkiva është një projekt i mirëfilltë informatik. Sistemi ka si qëllim grumbullimin e informacionit mediatik shqiptar, përpunimin e tij bazuar mbi teknika auto-inteligjente dhe më tej prezantimin tek të gjithë përdoruesit. Aktualisht i gjithë ky informacion mblidhet nëpërmjet internetit me anë të agjentëve tanë të informacionit. Abonime Abonohuni per te pare lajmet e fundit direkt ne emailin tuaj ____________________ Subscribe Mbështetës Hostuar nga Host.al .AL Domain Mbeshtetur dhe nga Shqiperia.com , RealEstate.al, Auto.al Na ndiqni në rrjetet shoqërore * * * * Një Projekt i ShqiperiaCom 2008-2016. Të gjitha të drejtat e lajmeve u përkasin autorëve dhe publikuesve Shqiperia.com Portali Shqiptar Logo