[INS: :INS] [INS: :INS] [INS: :INS] (BUTTON) Refresh [INS: :INS] [INS: :INS] [INS: :INS] [logoPortokalliShekulli-2.png] Letra Në kullën e Zenel Berishës, mes plisbardhëve foto-letra Gjon Neçaj Është viti i dytë që në komunën e Klinës në Kosovë mbahet një aktivitet mbarëkombëtar, i vetmi në trojet shqiptare për nga lloji dhe organizimi, duke evidentuar një të vërtetë të pamohueshme të plisit të bardhë, simbol i identitetit kombëtar. Ideatori dhe organizatori i këtij evenimenti është drejtuesi i kulturës, krijuesi dhe aktori Ismet Krasniqi, i cili, me përkrahjen e këshillit komunal dhe kolegëve të tij, Prend Buzhala, Gjon Gjergjaj dhe Idriz Berisha, tashmë është zyrtarizuar plotësisht organizimi i përvitshëm i “Ditës së Plisit” . E ditën e shtunë, më 31 tetor, në fshatin Dobërdol, në odën e kullës së Zenel Hasan Berishës, u shënua edicioni i dytë i “Ditës së Plisit”. Për nder të kësaj dite, aty kishin ardhur mysafirë nga të gjitha trevat shqiptare. Kurse, nuk mungoi as muzika folklorike me lahutë e çifteli, ndërsa për rëndësinë që e ka plisi folën të pranishmit, studiues dhe krijues vendor, nga Prishtina, Instituti Albanologjik, Gjakova, Maqedonia, Tirana, Shkodra, Tropoja, Mali i Zi,etj. Plisi i bardhë, i quajtur edhe kapuç, qeleshe, zë vend të rëndësishëm në trashëgiminë kombëtare, kurse në Kosovë është evidente ruajtja dhe trasmetimi ndër breza i kësaj tradite, mbajtja në kokë e plisit të bardhë. Në këtë konkluzion arritën edhe kumtuesit Muhamet Rogova, Fahri Xhara, Migena Arllati, Prend Buzhala, Lulzim Logu, etj. E pikërisht ideatorët kanë shënuar një ditë në 12 muajt e vitit t’ia kushtojnë plisit, duke menduar se ai një ditë duhet të hyjë nën mbrojtje të UNESCO-s. Në fundgusht të këtij viti, një festë e njëjtë për plisin u mbajt edhe në Dajt të Tiranës, nga Shoqata “Bytyçi” e Tropojës. Diskutantë të ndryshëm në takim, hodhën idenë që festa e Plisit të bëhet e përbashkët, duke caktuar mesqershorin e çdo viti si ditë kushtuar plisit. Siç u shpreh për “Shekulli”-n edhe organizatori i aktivitetit, Ismet Krasniqi, plisi ka ekzistuar te shqiptarët që në kohën e ilirëve, duke e mbajtur të rinj e të moshuar, deri në ditët e sotme. Në fotografi të vjetra, tha ai, si në dyluftime, në meshë në kishën e Deçanit, në afresket e kishave të hershme, janë gjurmët e plisit që mbanin në kokë formën orgjinale të plisit. Në Shqipëri është lënë në harresë plisi, ashtu sikundër edhe xhubleta apo veshjet e tjera popullore, në dallim nga viset e Kosovës, ku trashëgimia popullore është ruajtur dhe po ringjallet. Madje, sipas studiuesve, të cilët e cekën edhe në kumtesat e tyre, në krijimin e gojëdhënës, kësula e bardhë e papës që i përngjet plisit, qeleshes tonë të rrumbullakët që mbahet në Shqipërinë veriore dhe në Kosovë, (jo e atij me majë të theksuar), mund të ketë ndihmuar një fakt tjetër i njohur historik. Ky fakt është se në fillim të shekullit XVIII u zgjodh papë Klimenti XI, që kishte prejardhje shqiptare nga fisi Kelmend. Me iniciativën e tij, më 1703, u mbajt një konzilium i peshkopëve të Shqipërisë, ku u mor vendimi që literatura kishtare të përhapej në gjuhën shqipe. Kapuçi i bardhë që ne shqiptarët e quajmë plis, qeleshe ose qylaf, i bërë nga lesh deleje i shkelur, konsiderohet si kësulë tradicionale e jona. Për plisin ekzistojnë tek ne gojëdhëna të shumta e të ndryshme, në lidhje me lashtësinë dhe prejardhjen e tij. Mbajtja e Ditës së Plisit në Klinë të Kosovës, është ora ndreqëse e rikthimit të traditës së plisit, si pjesë e veshjes sonë popullore dhe e identietit tonë kombëtar. Ju Rekomandojmë Avokat i Popullit; një garë që kërkon më shumë hapësirë! zc=1&a=t] Buxhetet zhvillimore të Luginës së Preshevës A do të kujdeset njeri për transportin? Kryeministri foli prap për pronat, a t’i themi edhe ne pronarët dy fjalë? Kur policia të vjedh patentën Sindikata e arsimit duhet të luaj rolin e vërtetë Fryma e tharmi jetësor, mistik e profetik në poezi Shpëtoni “Skënderbeun” dhe “Shën Elizenë” [koment.png] Komente (0) Share what you think Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët? Shto komentin tuaj Komento Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë! Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al [INS: :INS] Lajmet më tërheqës Pesë lajmet më të populluara për sot (FOTO) 2 1 Milot-Morinë 4 [INS: :INS] [INS: :INS] [INS: :INS] [INS: :INS] [INS: :INS] Videot e fundit ] Treni që arrin shpejtësinë 330 kilometra në orë Kristiano Ronaldos t] Pikturë me pika, ja arti i suedezes pse duhen gomat e dimrit t'i mbështillni dhuratat për festa [INS: :INS] Shekulli Soft Lajme interesante nga Bota e ShowBiz kujton se peshku po mbytet (VIDEO) ja ana pozitive (FOTO) myslimanët vallëzojnë së bashku (VIDEO) ndodh kur ndezim 10.000 fishekzjarrë njëherësh (VIDEO) lënë pa fjalë (FOTO) Ftesë në internet, mijëra persona të njohur e të panjohur në ditëlindje (Foto) në aeroporte/Jo gjithmonë është bukur të fluturosh (FOTO) nuk janë vetëm të bardhë (FOTO) që po “çmendin” internetin (FOTO) Pilotja e parë afgane kërkon azil në SHBA © Shekulli Online | Privacy | Mobile KM