» SUPLEMENT/Kurat popullore për sëmundjet e aparatit tretës, veshkave, frymëmarrjes Comments Feed Protestë para Kuvendit, qëllohet me miell makina e Berishës Lamtumirë kryekomisar Adem Tahiraj! alternate alternate Follow us: Subscribe to our newsletter Subscribe [EMBED] logo Lajme nga Shqiperia, Bota dhe Rajoni 2 qytetarë (49.6 %) pranon... Tiranës, Erion Veliaj, pas... e shumta ndaj kryebashkiakut... përfundoi me arrestimin e... i ka kërkuar që Kryeministri... shtetasin Klement Balili, i... për rastin e vdekjes së dy... është shkarkuar nga detyra e... reformës në drejtësi, por u ka... të nisë procedurat për... SUPLEMENT/Kurat popullore për sëmundjet e aparatit tretës, veshkave, frymëmarrjes 15/09/2012 12:41 Extra 0 Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë japin një sërë këshillash e kurash popullore të thjeshta për të larguar kollën që shfaqet sidomos kur jemi me grip apo të ftohur. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë fytin me lëngje të nxehta, që krijojnë probleme, që acarojnë funksionimin e metabolizmit apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike. Pikërisht për këtë arsye, gazeta “Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm këshillat mjekësore për çajrat, bimët, frutat e perimet që largojnë sëmundjet e frymëmarrjes, veshkave, aparatit tretës. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet që shfaqen në stinën e dimrit, simptomat dhe çajrat që i kurojnë ato. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën e të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë. Si të përgatisni çajrat me fruta për të kuruar sëmundjet e shfaqura në stinën e dimrit, gripin, të ftohurit, kollën e shumë të tjera. Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur. Këshillat më të fundit që japin mjekët për këdo që dëshiron një shëndet të mirë gjatë stinës së ftohtë të dimrit. Për mjekimin e sëmundjeve të aparatit të frymëmarrjes Në sëmundjet e mushkërive Përdoren Mbi trup (gjoks ose kurriz) derdhet e verdha e vezës dhe fërkohet mirë, pastaj vishet dhe mbulohet. Qëndron në shtrat derisa të djersijë. Ky mjekim përsëritet 2-3 herë. Fërkim i gjoksit dhe i kurrizit me përzierjen: vaj ulliri një filxhan, një lugë kafeje spec djegës i bërë pluhur dhe 1-2 lugë gjelle uthull. Fërkimi bëhet në dhomë të ngrohët ose pranë zjarrit derisa të fillojë djersitja. Pas kësaj gjoksi dhe kurrizi mbështillet me lesh deleje të palarë. Gjerësisht në Elbasan dhe në zonat e rrethit janë përdorur dhe përdoren ventuzat ose kupat. Kur kupat kapin fort thuhej i sëmuri ka të ftohur dhe kur lëkura nxihej ishte i sëmurë rëndë. Kupat vihen në kurriz në të dyja anët e shtyllës kurrizore. Ndizet pak pambuk që hidhet shpejt në kupë dhe menjëherë vendoset në kurriz. Lihet derisa të ngrihet lëkura, pastaj hiqet duke shtypur me gisht një anë të saj. Pas heqjes lëkura lyhet menjëherë më tinkturë jodi me anë të një puple. Sipas rastit mund të vihen 5-10 kupa. 6-7 lugë gjelle të bimores të përbërë nga 4 lugë gjelle gjethe dielli, sherbele, lule e gjethe të lulepeshkut, dhe nga 6 lugë gjelle mijëfletësh dhe lule e gjethe të lule lepurit hidhen në një litër ujë dhe zihen për 3 min. Ena lihet e mbuluar rreth një orë dhe kullohet. Pihet para ngrënies 2 filxhanë 3 herë në ditë. Kura vazhdon deri në përmirësimin e gjendjes. 2 lugë gjelle maja të bisqeve të dëllinjës hidhen në një litër ujë dhe zihen 10 min. Kur është i ngrohët në enë hidhen 1-2 lugë gjelle mjaltë dhe ena lihet e mbuluar për 10-15 min pastaj kullohet. Pihet 250 ml esëll në mëngjes dhe 250 ml para gjumit. 2 lugë gjelle bishtkali hidhen në një litër ujë dhe zihen 3-4 min. Ena lihet e mbuluar sa të vaket lëngu, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3-4 herë në ditë deri në shërim. Përzihen një litër raki rrushi e mirë, 0.5 kg mjaltë dhe 0.5 kg gjalpë lope i freskët dhe zihet aq kohë sa në enë të mbetet 2/3 e përzierjes. Hahet një lugë gjelle esëll dhe një lugë gjelle në mbrëmje dy orë pas ngrënies së darkës. 2 grushte me krunde gruri hidhen në 4-5 litra ujë të porsavaluar dhe përzihen. Ena mbulohet më një copë leshi dhe vendoset në një vend të ngrohtë për 24 orë. Pastaj uji derdhet me kujdes dhe mbi krundet që mbeten në enë hidhet sërish një dorë himë gruri të freskët dhe i hidhet 2-4 litra ujë të vakët. Ena mbulohet më një copë leshi dhe vendoset në një vend të ngrohtë për 24 orë. Pastaj lëngu kullohet dhe hidhet në shishe për t’u pirë në vend të ujit. Gjatë pirjes së ujit të krundeve nuk pihet asnjë lloj lëngu tjetër. Çdo ditë përgatitet lëng i ri. Kura vazhdon katër muaj ose deri në shërim. Në tuberin e rrepës hapet një vrimë mbushet me mjaltë ose me sheqet të imët. Kur tretet sheqeri hahet një lugë kafeje tre herë në ditë. 5 lugë gjelle të bimores së përbërë nga 2 lugë gjelle bar peshku m zhumbricë e bar qeni dhe gjysmë lugë gjelle tulkuq hidhen në një litër ujë dhe vlohet 10 min. Ena lihet e mbuluar 10 min, pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet me mjaltë. Pihet para ngrënies 1-1/2 filxhan tre herë në ditë. 200 ml ujë përzihen në 200 ml verë të bardhë dhe me 2 lugë gjelle rrënjë të copëtuara të gjethegjerës. Ena vendoset mbi stufë sose furnelë, por që të mos vlojë, për një orë. Lëngu kullohet dhe pihet nga një lugë gjelle disa herë në ditë deri në përmirësimin e gjendjes. Rrënjët e pastruara, të thata e të pluhurosura të gjethegjerës hahen nga një lugë kafeje 2-3 herë në ditë. Një lugë kafeje maja të lulëzuara të thara të pelinit hidhen në një litër ujë dhe zihen 2-3 min. Ena lihet e mbuluar 20-30 min pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet. Pihet një filxhan tre herë në ditë. Një lugë sherbelë me 2-3 thelpinj hudhre të copëtuara hidhen në 250 ml qumësht të ngrohtë. Ky lëng pihet esëll për disa ditë rresht. Në pranverë mblidhen sythe dëllinje, të cilat lihen të zbuten në ujë derisa avullon uji, pastaj hidhet në gotë ose tjetër enë qelqi si vijon: një radhë sythe, një radhë sheqer derisa të mbushet ena, e cila mbulohet me napë dhe lihet në qetësi për 3-4 javë në vend të ngrohtë. Hahet esëll një lugë kafeje çdo ditë derisa të mbarohet. Në broshit Përdoren 5-6 lugë gjelle gjethe dafine të thara e të grimcuara dhe 5-6 lugë gjelle lëvore portokalli hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10 min pastaj kullohet. Pihet një gotë 2-3 herë në ditë. 200 gr sheqer skuqen në tavë pastaj hidhet një litër ujë, 6 lugë gjelle mjaltë dhe 2 kokrra qepe të grirë imët. Kjo përzierje zihet derisa të përgjysmohet masa. Ena lihet e mbuluar derisa të vaket lëngu, pastaj kullohet dhe hidhet në enë qelqi. Pihet pas ngrënies 1-2 lugë gjelle 3 herë në ditë. 4 lugë gjelle të bimores së përbërë nga një lugë gjelle mëllagë të but nga 2 luge gjelle gjethe thundërmushke e bime zhumbrice hidhen në një litër ujë dhe zihen 1-2 min. Ena lihet e mbuluar 10-15 min pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet me 1-2 lugë gjelle mjaltë dhe u shtihet lëngu i një gjysmë kokrre limoni. Pihet i vakët par ngrënies një filxhan tre herë në ditë. Në rrufë Përdoret Mbi prush vihet kore buke dhe tymi që del thithet për tre min. Ky proces kryhet disa herë në ditë për të ndaluar rrjedhjen nga hundët. 5 lugë gjelle të bimores së përbërë nga 4 lugë gjelle lule bliri, 3 lugë gjelle kamomil, 4 luge gjelle nenexhik hidhen në një litër ujë të porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar për 10-15 min pastaj kullohet dhe lëngut i shtohet pak lëng limoni. Pihet para ngrënies një filxhan 3-4 herë në ditë ose çdo 1-2 orë disa gllënjka. Një lugë gjelle lule shtogu hidhet në një litër ujë dhe zihet 25 -30 min. Ena lihet e mbuluar sa të vaket pastaj kullohet. Pihet i ngrohtë një gotë 2 herë në ditë. Në një gotë likeri me raki tretet një lugë kafeje kripë. Me këtë lëng lyhen ose lahen hundët disa herë në ditë derisa të ndalojnë kullimet. Në kollë Përdoren 8-10 lugë gjelle lule lulëkuqe të grimcuara hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar për 30 min, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihet 1-4 filxhanë në ditë. 6-7 lugë kafeje sythe pishe të thara hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar për 15 min, pastaj kullohet. Pihet e ngrohtë një gotë 2-3 herë në ditë. 3-4 lugë kafeje fara ftoi hidhen në një litër ujë dhe zihen 10 min. Ena lihet e mbuluar për 15 min, pastaj kullohet. Pihet një gotë 1-2 herë në ditë. 2 gjethe dafine, cipa e sipërme e një qepe, 2 gjethe mandarine hidhen në tre filxhanë ujë dhe zihen 2-3 min. Ena lihet e mbuluar për 10-15 min, pastaj kullohet. Lëngu pihet gjatë ditës. Për problemet e aparatit tretës Në diarre Përdoren 300 gr lëvore shege të thara të grimcuara hidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbetet gjysma e lëngut. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet, pastaj kullohet. Pihet një filxhan dy herë në ditë. 13-15 lugë gjelle lule tërfili të thara hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 15 min, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 1-2 herë në ditë. 10-20 gr gjethe ftoi të thara e të grimcuara hidhen në një litër ujë dhe zihet për 5 min. Ena lihet e mbuluar 20-30 min, pastaj kullohet. Pihet një gotë 2-3 herë në ditë. 100-300 gr gjethe të njoma luleshtrydheje ose 20-60 gjethe të thara hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar për 15 min pastaj kullohet. Pihet një lugë gjelle çdo orë. 30 gr frute selvije të copëtuara hidhen në një litër ujë të porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar për 15 min, pastaj kullohet. Pihet një lugë gjelle në çdo 2-3 orë. 10 gr maja të njoma bisqesh manaferre hidhen në 500 ml ujë dhe zihen 15-20 min. Ena lihet e mbuluar për 10-15 min, pastaj kullohet. Pihet një lugë kafeje 5-6 herë në ditë. Ky mjekim vlen për fëmijët e vegjël me barkun e verës. Përgatitet llapë orizi, e cila hahet gjatë ditës. 10-15 gr lëkurë dushku e thatë ose e njomë lihet 2-3 orë në një litër ujë të ftohtë, pastaj kullohet dhe hidhet në një shishe. Pihet një filxhan 2-3 herë në ditë. Një dorë fruta të njoma ose të thara të drizës, hidhen në 2 litra ujë të porsavaluar. Ena e mbuluar lihet në qetësi 30-40 min, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me pak sheqer. Pihet një gotë disa herë në ditë. Ky mjekim përdoret edhe për lehtësimin e mjekimin e hemorroideve. Një filxhan me fruta thane hidhen në një litër ujë të porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar në qetësi për 30 min dhe pastaj kullohet e ëmbëlsohet me pak sheqer. Pihet nga një gotë disa herë gjatë ditës. Merret afërsisht 1/5 e lëvores së një shege, copëzohet dhe përzihet me rigon të bërë pluhur sa kapin tre gishtat. Kjo përzierje hidhet në një xhezve, mbulohet me dy filxhanë ujë dhe zihet 5-6 min. Pastaj lihet sa të vaket, kullohet dhe pihet pak e ngrohtë e gjithë sasia. Ky lëng përdoret edhe për dhimbjet barkut. Përzihen nga dy lugë gjelle elb, tërshërë dhe oriz, të cilat bluhen në mulli kafeje ose shtypen në havan dhe pluhuri hidhet në një litër ujë, që zihet për 30 min. Ena lihet e mbuluar në qetësi për 15-20 min, pastaj kullohet, ëmbëlsohet me pak sheqer dhe i hidhet lëngu i një limoni. Lëngu i ndarë në tresh pihet 3 herë në ditë para ngrënies. Në një gotë copëtohen disa kokrra gështenje të egër me gjithë lëkurë dhe mbulohen me raki rrushi. Lihet në qetësi 10-12 orë dhe pasi kullohet pihet gjatë ditës. Përzihet gjysme lugë kafeje limontoz dhe gjysmë lugë kafeje kafe e bluar. Hahet e gjithë sasia që në shenjat e para të diarresë. Një lugë gjelle niseshte hidhet në një gotë me raki rrushi. Pasi përzihet pihet herë pas here gjatë ditës ashtu siç është. Ky mjekim vazhdon deri në ndalimin e barkut. 8-10 fara të thata shtogu hahen pas buke që në fillim të diarresë. Përgatitet një filxhan kafe sade dhe pasi i shtohet lëngu i rreth gjysme kokrre limoni pihet menjëherë. Në kolit Përdoren 10 gr propolis i grimcuar hidhet në 50 ml alkool 96 gradë. Shishja e mbyllur lihet në vend të ngrohtë në hije një javë, duke e tundur herë pas here, pastaj kullohet. Pihet 10 pika 3 herë në ditë pas ngrënies derisa të mbarohet lëngu. 50 gr bar majasëlli i grimcuar hidhet në një litër ujë dhe zihet 1.5 orë, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3 herë në ditë për 3-4 javë rresht. Një kilogram presh i njomë së bashku me bishta të lara pritet në copa dhe grihet në makinë mishi. Pasi përzihet mirë kullohet dhe lëngu ruhet në kavanoz qelqi në vend të freskët ose në frigorifer. Pihet një lugë gjelle në mëngjes esëll për 15-30 ditë rresht. 5 lugë çaji bar majasëlli hidhen në një litër ujë dhe lihet të zbutet 1 orë, pastaj zihet 2-3 min. Ena lihet në qetësi e mbuluar për rreth një orë, pastaj kullohet. Pihet një filxhan tre herë në ditë. 3-4 lugë gjelle lulebasani hidhen në një litër ujë dhe zihet 4-5 min. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet, pastaj kullohet. Pihet një filxhan para ngrënies 2-3 herë në ditë. Në kapsllëk Përdoren 50 gr fiq të thatë hidhen në 500 ml ujë bë darkë dhe zihen 20 min. Ena lihet e mbuluar një natë. Gjithë përmbajtja hahet pa u kulluar. 2-3 thela bostani të pjekur, gati si qull, hahen në mëngjes esëll. 6 kokrra fiku të njoma ose të thata dhe 6 kokrra kumbulle të thata të grira hidhen në darkë në 1.5-2 gota ujë të ftohtë dhe lihen gjithë natën në një vend të ngrohtë. E gjithë sasia hahet në mëngjes esëll. 100 gr kumbulla të thata, 50 gr fiq të thatë dhe 10 gr gjethe sene grimcohen në havan derisa formohet një masë e njëtrajtshme. Hahet nga një lugë kafeje e mbushur plot një në mëngjes e një në darkë. Përzihet nga një gjysmë lugë gjelle lule kamomili, gjethe nenexhiku dhe gjethe sene. Kjo përzierje hidhte në 600 ml ujë dhe zihet 4 min. Ena lihet e mbuluar në qetësi 15-20 min, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me sheqer ose përdoret ashtu siç është nga një filxhan në mëngjes esëll dhe një filxhan në darkë para ngrënies. Në mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë Në pezmatim të mëlçisë Përdoren: 3-4 lugë gjelle rrënjë cikoreje të pastruara, të thata e të grimcuara hidhen në nj litër ujë dhe zihen tre minuta. ena lihet e mbuluar 15 minuta pastaj kullohet. Pihet një gotë 2 herë në ditë për 3 javë rresht. 3 lugë gjelle të bimores së përbërë nga 8 lugë gjelle rrënjë të thata të cikores dhe nga6 lugë gjelle rrënjë e gjethe të luleshurdhës, bimë mijëfletëshi e lule e gjethe të cikores hidhen në një litër ujë dhe zihen 4 minuta. ena lihet e mbuluar 15 minuta, pastaj kullohet. Pihet një filxhan disa herë në ditë. 5 lugë gjelle të bimores së përbërë nga 4 lugë gjelle bimë të barit të ethes, barit ët qenit, gjethe e lule të cikores dhe nga një lugë gjelle bimë mijëfletëshi, rrënjë të cikores e bimë të trasjes së bariut hidhen në një litër ujë dhe zihen 3 minuta. ena lihet e mbuluar 15 minuta, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë. pihet para ngrënies një filxhan tre herë në ditë. 200 gramë gjethe nenexhiku të njoma ose të thata hidhen në 1.5 litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbulra tre orë pastaj kullohet. Pihet në vend të ujit 7 gota uji gjatë ditës. Përzihet nga 40 gramë rrënjë të cikores dhe rrënjë të luleshtrydhes me 20 gramë gjethe nenexhiku. 6 lugë gjelle të bimores hidhen në një litër ujë të prsavaluar dhe ena lihet në qetësi e mbyllur për 2 orë. Pastaj kullohet dhe hidhet në shishe qelqi. Pihet një lugë gjelle çdo 2 orë. Në të verdhtit, ikte Përdoren: Lëngu i 9 kokrrave limona hidhen në një gotë, ku me ngadalë hidhet një kokërr vezë e fresket e pastruar. Gota me përmbajtjen lihet në qetësi në vend të freskët për 12 orë. Pastaj veza e mbështjellë me cipën e hollë hiqet nga gota me shumë kujdes në mënyrë që përmbajtja e saj të mos derdhet në masën e lëngut. Pra në lëngun e limonit mbetet e shkrirë lëvozhga e verës. Lëngu kullohet me napë të pastër dhe pihet dalëngadalë brenda 12 orëve. Lëngu i susakut thithet nga hundët në orët e mëngjesit derisa të rrjedhë nga andej një lëng i verdhë. Përsëritet 2 herë në ditë për 3 ditë rresht. Fruti i kungullit të egër shtypet dhe mblidhet lëngu, i cili thithet nga hundët derisa të shkaktohet rrjedhja e një lëngu të verdhë nga hunda. 10-12 kokrra fruti të kungullit të egër priten në copa ta vogla, pastaj shtypen në një enë me 150 mililitra ujë. Këtë lëng i sëmuri e thith nag hunda 4 herë në ditë për 5 ditë rresht. Bëhet një prerje e vogël nën gjuhë në mënyrë vertikale në mëngjes esëll për 3 ditë rresht. Në vendin e porsaprerë me majën e një thike të mprehtë ose me brisk rroje vendoset pask hudhër e porsashtypur. Prerja, nga disa mjekues popullorë, bëhet në majë të kokës , pas së cilës vendoset një hudhër e porsashtypur, që lihet për disa minuta. kjo përsëritet tre ditë rresht. Një sasi e freskët fekale qeni të bardha, të marra gjatë verës thahen në diell, pastaj pluhurosen dhe siten imët. Hahet një lugë kafeje pluhuri i përzier me 250 gramë kos çdo ditë për 3 ditë rresht. Pas ngrënies së kosit me pluhurin në mëngjes esëll ushqimi mund të hahet vetëm pas 3 orësh. 2 lugë gjelle Karpate dyfletëshe e tharë hidhen në një litër verë dhe lihen në zjarr sa të marrë një valë. Ena lihet e mbuluar për 30-60 minuta pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me mjlatë ose sheqer. pihet një lugë gjelle cdo 2 orë. Kura vazhdon 7 ditë. Kur nuk ka përmirësim vazhdon edhe 2 javë të tjera. Një lugë kafeje gjethe lajthije të mbledhura në pranverë dhe të thara në vend me dritë pluhurosen, hidhen në një enë balte ose shishe qelqi dhe mbulohet përplot me verë të bardhë. Ena mbyllet mirë dhe lihet në qetësi 24 orë pastaj kullohet. Pihet në mëngjes esëll për 16 ditë rresht, kohë që mbarohet lëngu. 4 gramë lule të thata të kokoçelit pluhurosen dhe hahen esëll. Ky mjekim merret për çdo ditë për 2-3 javë rresht. Një lugë kafeje pluhur të rrënjës së barit të plevitit hidhen në 200 mililitra ujë të porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar në qetësi 2 orë, pastaj kullohet. Pihet një lugë kafeje çdo 2 orë për 2 javë rresht. Në gurët e tëmthit Përdoren: Pihet vaj ulliri një lugë gjelle 3 herë në ditë. Çdo mëngjes esëll merret një majë luge pluhur bime pelini e tretur në çaj, qumësht ose supë. Mjekimi vazhdon 20 ditë, aspatj bëhet 10 ditë pushim. Kjo kurë përsëritet edhe 2-3 herë të tjera. 30 gramë gjethe delli leshtor të njoma ose të thata copëtohen dhe hidhen bë 1.5 litra ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar në qetësi 30 minuta, pastaj kullohet. Lëngut i shohet 5 lugë gjelle mjaltë dhe lëngu i 5 limonave. Pihet një filxhan para ngrënies 3 herë në ditë. Kura zgjat rreth një vit. 4 lugë gjelle bishtkali hidhen në një litër uëj, lihet të zbutet një orë pastaj zihen 3 minuta. lëngu i vakët kullohet dhe hidhet në shishe qelqi. Pihet një filxhan 4 herë në ditë. Gjysmë litre verë e ëmbël përzihet me 60 gramë vaj ulliri dhe zihet 5 minuta. Lihet të ftohet dhe pihet çdo mëngjes një gotë për 5 ditë rresht, kur mbarohet lëngu. Pas pirjes i sëmuri shtrihet gjysmë ore në anën e majtë dhe po aq kohë në anën e djathtë. 2 lugë gjelle hisëll i njomë i grimcuar hidhet në 0.5 litër qumësht dhe vihet në zjarr deri në vlim. Kur lëngu vaket kullohet dhe hidhet në shishe qelqi. Pihet një filxhan tre herë në ditë. 4 lugë gjelle gjethe urthi të thata ose të njoma hidhen në nj litër verë të bardhë dhe ena e qelqit e mbyllur lihet në një vend të ngrohtë të dhomës për 24 orë. Pastaj kullohet dhe pihet një lugë kafeje 3 herë në ditë. 6 lugë gjelle sefergjen hidhen ën një litër ujë të porsavaluar dhe ena e mbuluar lihet në qetësi një natë, pastaj kullohet dhe hidhet në shishe qelqi. Pihet një gotë uji tre herë në ditë. Në tumor të vezoreve pas operimit ose për të penguar tumorizimin e organit Përdoret: 4 lugë gjelle të bimores së përbërë nga 50 gramë lëkurë dushku, 40 gramë lajthu, nga 60 gramë lule kulumbrije e gjethe plepi të zi hidhen në një litër ujë dhe lihen të zbuten për 6 orë, pastaj zihen 4 minuta. Ena lihet e mbuluar në qetësi 10 minita pastaj kullohet i hidhet pak lëng limoni dhe mjaltohet. Pihet nj filxhan tre herë në ditë. Gjatë përdorimit të këtij çaji bëhet avullim i barkut me bimoren e përbërë nga një dorë me himë të barit të thatë, bishtkali, gjethe mështekne, sefergjen deti, kamomil, maja pishe ose dëllinjë, dhe biqe dushku. Avullimi bëhet 2 ose 3 herë në ditë nga 15 minuta. Në edemë vezoresh Përdoret: 100 gramë gjethe ose rrënjë kufirme të grimcuara përzihen me 50 gramë mjaltë e 50 mililitra qumësht derisa të formohet një masë e njëtrajtshme dhe zihen 3 minuta. Lëngu i ngrohtë shtresohet mbi një copë leshi dhe vendoset në vendin që dhemb. Copa e leshit ndërrohet çdo dy orë. Kuar vazhdon deri në shërim. Një thes basme i pastër, i bardhë me vëllim 1-2 kilogramë mbushet plot me pluhur sharre dhe qepet që të mos dalë përmbajtja. Thesi i mbuluar hidhet në 4 litra ujë dhe vlohet 15 minuta. Me ujin e valuar laget një peshqir që vendoset në fundin e barkut. Kur ftohet uji ngrohet sërish. Ky mjekim vlen për 24 orë, në rast se nuk ka përmirësim thirret mjeku. Në gurët dhe rërë në veshka Përdoren: Përgatiten veç e veç 5 lëngje të ndryshme si vijon: 1- Një dorë majdanoz hidhet në 6-7 gota ujë dhe zihet 5 minuta. Ena lihet e mbuluar 10 minuta pastaj kullohet. 2- Një dorë me kallinj gjethe delli hidhet në 6 gota ujë dhe zihet 5 minuta. Ena lihet e mbuluar 10 minuta pastaj kullohet. 3- Një dorë fierguri të grimcuar hidhet në 6 gota ujë dhe zihet 5 minuta. Ena lihet e mbuluar 10 minuta pastaj kullohet. 4- Një dorë gjethe fiku të egër më 2 kokrra mollë të përziera bashkë të grimcuara hidhen në 6 gota ujë dhe zihet 5 minuta. Ena lihet e mbuluar 10 minuta pastaj kullohet. 5- 50 kokrra fara gjembaçi hidhen bë 1-1.5 litra ujë dhe zjehen derisa të mbetet gjysma e sasisë. Ena lihet e mbuluar 2 orë pastaj kullohet. Nga të pesë lëngjet përzihen sasi të barabarta dhe pihet 2-3 gota në ditë. Disa plëndësa pule të pastruara me ujëtë ngrohtë iu hiqet cipa mukoze, që thahet dhe bëhet pluhur i cili hidhet në kapsula. Pihet një kapsulë tre herë në ditë derisa të dalin gurët. 2 lugë gjelle të bimorit të përbërë nga pjesë të barabarta bishta qershije, gjethe delli, mustaqe misri e bishtkali hidhen në 1 litër ujë dhe zihen 15 minuta. Ena lihet mbuluar 10 minuta pastaj kullohet. Pihet një gotë 2-3 herë në ditë. Gjysmë filxhano me lëng limoni përzihet me gjysmë filxhani vaj misri çdo mëngjes dhe pihet esëll përditë deri në shërim. Një kilogram vaj ulliri pa aciditet, një kilogram raki rrushi 18 gradë dhe një kilogram mjaltë përzihen sa të formohet një masë e njëtrajtshme. Hahet në mëngjes esëll 2-3 lugë gjelle derisa të dalin gurët e rëra. Në gurë dhe rërë në fshikëzën e urinës dhe ureterën Përdoren: 2 lugë gjelle bërthama qershije të eegër të thërrmuara n havan hidhen në 100 mililitra alkool 96 gradë. Shishja mbyllet mirë dhe lihet në vend të ngrohtë në hije, duke u tundur 2-3 herë në ditë, për 10 ditë rresht. Pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet. Pihet 6-10 pika, përzier me pak ujë, 3 herë në ditë. 5 lugë gjelle fara bostani të shtypura në havan hidhen në një litër ujë dh zihen 3 minuta. Ena lihet e mbuluar derisa të ftohet pastaj kullohet. Pihet nj filxhan 4 hërë në ditë për 3-4 javë rresht. Dy duar me fara liri hidhen në një litër ujë të porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar për 2 orë, pastaj kullohet. Pihet çdo 2 orë nga 100 mililitra për 5 hërë gjatë ditës. Çdo 2 ditë përgatitet lëng i ri. Në pengimin e rrugëve të urinës nga prostata Përdoren: 7 fara të thata të gjembaçit zihen në dy filxhanë ujë në xhezve derisa të mbetet gjysma e lëngut, pastaj lihet të ftohet dhe pihet. Ky proces me të njëjtat fara kryhet tre herë në ditë, në mëngjes, në drekë dhe në darkë. Ditën e dytë deri në të shtatën me 7 kokrra të reja bëhet i njëjti përpunim e mjekim. Për një kurë 7 ditore nevojiten 50 fara. Kura vazhdon dy ose tre herë nga një javë mjekim dhe një javë pushim. Kjo kurë përsëritet pas 3-5 muajsh varësisht nga rëndesa e sëmundjes së prostatës. 100 gramë lëkura ngjyrë kafe të kokrrave të gështenjës së egër të copëtuara hidhen në një litër alkool 96 gradë. Shishja e mbyllur lihet 10 ditë ën vend të ngrohtë, në hije dhe tundet herë pas herë gjatë ditës. Pastaj kullohet me napë. Pihet 20 piak 2 herë në ditë, e përzier me pak ujë. Kura për muajin është 20 ditë mjekim e 10 ditë pushim. Kjo kurë përsëritet pas 4-6 muajsh. Gjethet e rrushariut të grumbulluara në çdo kohë thahen në diell ose hije dhe pluhurosen. Merret nga gjysmë lugë kafeje pluhur në mëngjes esëll dhe gjysmë lugë kafeje para gjumit për 3-4 muaj rresht. Përgatitet bimori i përbërë nga 6 lugë gjelle shtraper, gjethe mështekne e gjethe delli dhe nga një lugë gjelle bishtkali e rrënje e thatë majdanozi. Kjo përzierje bimëësh hidhet në tre lkitra ujë dhe zihjet 10 minuta. Ena lihet e mbuluar një orë, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me sheqer ose me mjaltë. pihet 1/2-2 litra lëng gjatë ditës për rreth 30 ditë rresht. 20 lugë gjelle të bimores së përbërë nga 7 lugë gjelle mustaqe misri, bimë bishtkali dhe gjethe gorice hidhen në tre litra ujë dhe zihen 10 minuta. Ena lihet e mbuluar një orë, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihet një gotë 3-4 herë në ditë për 3-4 javë rresht. Në astmën Përdoren: Gjethe tatulle dhe gjethe sherebeli në pjesë të barabarta grihen imët dhe pihen si cigare deri në 4-5 herë gjatë ditës. 2 lugë fara lajthate hidhen në 1-1.5 gota ujë të porsavaluar dhe lihen të mbuluar një orë, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3-4 herë në ditë. Gjethe tatulle të grumbulluara para lulëzimit të bimës, të thara në hije, grihen si duhan dhe pihen 3-4 cigare në ditë. Thelpinj të një kokrre hudhre vihen në palën e napës dhe shtrydhen duke mbledhur lëngun e hudhrës në një filxhan. Hidhen deri në 5 pika hudhre mbi sheqer në një lugë kafeje dhe hahen çdo mëngjes esëll. Një dorë hisëll e thatë dhe nga 2 lugë gjelle lulebasani e nenexhik hidhen në një litër ujë dhe zihen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar për 20 minuta dhe kullohet. Pihet një lugë gjelle tre herë në ditë. 6 lugë gjelle të bimores së përbërë nga 50-60 gramw lule mullage, gjethe mijëfletëshi, gjethe thundërmushke e lule blete hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 orë, pastaj kullohet. Pihet para ngrënies një filxhan tre herë në ditë. Për mjekimin e sëmundjeve të lëkurës Në plagët Përdoren: Pas pastrimit të plagës nha mbeturina të gjakut e indeve të nekrotizuara bëhet dezinfektimi me raki të fortë rrushi dhe [as 5 minutave lyhet me pomadën e përgatitur si viojen: përzihen dy filxhanë gjalpë të freskët ose dyll blete i porsashkrirë më një filxhan lëkurë të dytë të shtogut të grimcuar dhe lihet në zjarr derisa përzierja të marrë ngjyrë kafeje të hapët. Ena largohet nga zjarri dhe përzierja siç është e ngrohtë kullohet në napë të pastër. Në kullesë hidhen 5 të kuq vezësh dhe një lugë gjelle rëshirë pishe dhe përzihen me lugë druri derisa të formohet një pomadë e njëtrajtshme. Me këtë pomadë lyhet plaga 2 herë në ditë për 5 ditë rresht ose deri kur shërimi merr për mbarë. 4 gjethe delli zbuten me ujë të porsavaluar, lihen në enë sa të ftohen dhe vendosen mbi plagë në formë llape. Ky mjekim bëhet pasi më parë është dezinfektuar plaga me raki rrushi të fortë ose më uthull të fortë. 30 thelpinj hudhre shtypen në havan dhe përzihen me gjalpë dhe vaj ulliri derisa të përgatitet një masë pomade. Lyhet plaga 2 herë në ditë deri në shërim. Dhjamë ariu i konservuar ose i freskët pritet në copa dhe vendostet mbi plagë, pastaj fashohet shtrëngueshëm, për çdo ditë deri në shërim. Recommend to friends Recent articles Prokuroria nis hetimin për pajisjen përgjuese në Policinë e Shtetit Prokuroria nis hetimin për pajisjen përgjuese... 12/05/2016 20:31 0 Simbolet e 14 ëndrrave më të zakonshme: Pse janë të rëndësishme Simbolet e 14 ëndrrave më të zakonshme: Pse... 12/05/2016 19:44 0 10 volejbollistet më seksi të planetit 10 volejbollistet më seksi të planetit 12/05/2016 19:34 0 Poeti që s’ka kohë për të vdekur Poeti që s’ka kohë për të vdekur 12/05/2016 19:29 0 Leave a comment Cancel reply Post comment Baner per Tirana Observer Kastrati-fotoja-1 perfitime-extra-animatin-baner-270x270px Rubrika NO COMMENT 52368-klassicheskaya-odnotonnaya-futbolka-s-nadpisyu-no-comment Tirana Observer Në www.tiranaobserver.al do të gjeni informacione nga vendi dhe bota në kohë reale, analiza, komente, tema, speciale dhe dossierë të ndryshëm. Për informacione të ndryshme mund të kontaktoni në adresën e-mail: tiranaobserver@gmail.com Lajmet e Fundit Prokuroria nis hetimin për pajisjen përgjuese në P... 10 volejbollistet më seksi të planetit 10 volejbollistet më seksi të planetit Poeti që s’ka kohë për të vdekur Poeti që s’ka kohë për të vdekur Rritet presioni ndaj “evropianes së fundit” Rritet presioni ndaj "evropianes së fundit" Rritet korrupsioni i zyrtarëve në Shqipëri Rritet korrupsioni i zyrtarëve në Shqipëri Edhe KLD kundër Veliajt: Presion i hapur ndaj gjyqtarëve Edhe KLD kundër Veliajt: Presion i hapur ndaj gjyq... Nishani padit për shpifje Veliajn dhe i kërkon prokurorisë të hetojë protestën para gjykatës Nishani padit për shpifje Veliajn dhe i kërkon pro... Protesta para gjykatës, Rama merr në mbrojtje Veliajn dhe bën një gafë Protesta para gjykatës, Rama merr në mbrojtje Veli... Ndërmarrja e Edi Ramës privatizon protestat Ndërmarrja e Edi Ramës privatizon protestat VIDEO/ Po i merrnin 50 milionë lekë gjobë një biznesmeni, në pranga dy persona VIDEO/ Po i merrnin 50 milionë lekë gjobë një bizn... Patozi sulmon Veliajn: Në një vend normal, çeguevaristi i vogël do ishte shkarkuar Patozi sulmon Veliajn: Në një vend normal, çegueva... “Gener 2”: Veliaj të distancohet nga interesat klienteliste “Gener 2”: Veliaj të distancohet nga interesat kli... Njihuni me fotografin që realizoi foton “hit” të Kim Kardashian Njihuni me fotografin që realizoi foton “hit” të K... Vdekja e dy fëmijëve në Kavajë, ndalohen dy zyrtarë të ARRSH-së Vdekja e dy fëmijëve në Kavajë, ndalohen dy zyrtar... “Gjyqtarja më seksi në botë të zbarkojë në Europë” (FOTO) “Gjyqtarja më seksi në botë të zbarkojë në Europë”... Bleona Qereti: Kam bërë lazer, nuk kam asnjë qime ... Eurovision:Shqipëria do të përjashtohet nëse valëvitet flamuri i Kosovës! Eurovision:Shqipëria do të përjashtohet nëse valëv... Video/ Shikoni sa të emancipuara kanë qenë femrat shqiptare në vitet ’90 Video/ Shikoni sa të emancipuara kanë qenë femrat ... Pse Prokuroria refuzon policinë për arrestimin Klement Balilit? Pse Prokuroria refuzon policinë për arrestimin Kle... Jennifer Lawrence pëlqen meshkujt anglezë Jennifer Lawrence pëlqen meshkujt anglezë Fshati përrallor në Holandë ku lëvizet vetëm me varkë Fshati përrallor në Holandë ku lëvizet vetëm me va... Vdekja e dy fëmijëve, Blushi: Rama totalisht i paaftë, konkurron me Berishën Vdekja e dy fëmijëve, Blushi: Rama totalisht i paa... Rekord botëror,një grua nga India lind djalë në moshën 70 vjeçare Rekord botëror,një grua nga India lind djalë në mo... Mentor Kikia: Nuk jam maskilist, por kundër kurvërisë si model suksesi Mentor Kikia: Nuk jam maskilist, por kundër kurvër... Gazetarja shqiptare, Raela Hafizi dhe 4 martesat me djalin nga Pakistani Gazetarja shqiptare, Raela Hafizi dhe 4 martesat m... Ornela Bregu, fanse e telenovelës Bidai Ornela Bregu, fanse e telenovelës Bidai Vajza e Ilir Metës në SHBA për koncertin e shqiptares Bebe Rexha Vajza e Ilir Metës në SHBA për koncertin e shqipta... Blerina Ago bashkon Ballkanin në turizëm Blerina Ago bashkon Ballkanin në turizëm Shkarkohet nga detyra Klement Balili. Manjani: LSI nuk mbron askënd Shkarkohet nga detyra Klement Balili. Manjani: LSI... Rama dhe Mediu sherr për kinezët dhe amerikanët Rama dhe Mediu sherr për kinezët dhe amerikanët Kush i vrau këta dy fëmijë? Refugjatët, a po viktimizohet Ballkani? Refugjatët, a po viktimizohet Ballkani? Rama, opozitës: Nga reforma në drejtësi nuk iu shpëton as Frroku, as Shullazi dhe Saliu Rama, opozitës: Nga reforma në drejtësi nuk iu shp... “Veliaj rrethoi gjykatën, të nisin procedurat për ta shkarkuar“ “Veliaj rrethoi gjykatën, të nisin procedurat për ... Akuzat e Berishës, Tahiri: Sulmoni policinë për të mos votuar reformën Akuzat e Berishës, Tahiri: Sulmoni policinë për të... “Eskobari i Ballkanit”, Haki Çako: Jemi në proces hetimi “Eskobari i Ballkanit”, Haki Çako: Jemi në proces ... 50 lek një jetë! 50 lek një jetë! FOTO/ Pas largimit nga posti i Presidentes, Jahjaga shijon jetën e natës FOTO/ Pas largimit nga posti i Presidentes, Jahjag... Arrest me burg për Alban Voglin, dhunoi gazetarin Ilnica Arrest me burg për Alban Voglin, dhunoi gazetarin ... Lista, ja ku punojnë familjarët e politikanëve Lista, ja ku punojnë familjarët e politikanëve Ruçi deputetit të PD-së: I ke buzët me qumësht Ruçi deputetit të PD-së: I ke buzët me qumësht “Rama po përgatitet të bëjë Kokëdhimën ministër të Turizmit” “Rama po përgatitet të bëjë Kokëdhimën ministër të... Dekriminalizimi, 53 këshilltarë bashkiakë humbasin mandatin Dekriminalizimi, 53 këshilltarë bashkiakë humbasin... Sa miq të vërtetë kemi? Studiuesit izraelitë kanë një mënyrë për ta llogaritur Sa miq të vërtetë kemi? Studiuesit izraelitë kanë ... Tatimet: 36 mijë biznese në Tiranë me status pasiv Tatimet: 36 mijë biznese në Tiranë me status pasiv 1 of 3 Të përzgjedhura Bizantine Belisariusi i Ilirisë: Gjenerali më i fuqishëm... 0 100 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave 0 50 fakte nga jeta e Heroit Kombëtar, Skënderbeut 0 Napoleoni Si të jesh lider: 50 aforizma brilante që... 0 ZONJA E HEKURT: 10 fakte që nuk i dini për... 0 All photos Foto hetojë protestën para gjykatës gafë Prokuroria nis hetimin për pajisjen përgjuese në Policinë e Shtetit 43 thëniet më të bukura për taksat 10 volejbollistet më seksi të planetit Poeti që s’ka kohë për të vdekur Rritet presioni ndaj “evropianes së fundit” Rritet korrupsioni i zyrtarëve në Shqipëri Edhe KLD kundër Veliajt: Presion i hapur ndaj gjyqtarëve hetojë protestën para gjykatës Nishani padit për shpifje Veliajn dhe i kërkon prokurorisë të hetojë protestën para gjykatës gafë Protesta para gjykatës, Rama merr në mbrojtje Veliajn dhe bën një gafë Ndërmarrja e Edi Ramës privatizon protestat All videos Video arsimin shqiptar grabitësit e armatosur dobët në histori shqiptoj dot emrin (VIDEO) mallin me shqelma (VIDEO) Videoja që po bën xhiron e rrjetit: Kjo vajzë thotë të vërtetën për arsimin shqiptar Videoja që po bën xhiron e rrjetit: Kjo vajzë... Lajmet sipas Kategorive Follow on Twitter Twitter Tweets by @TiranaObserver Komente aahaa ky perfundimisht eshte ANTISHQIPTAR ky do shkaterimin e shqiperis 16:41 12.05.2016 JE I MADH DRINO 19:19 11.05.2016 Bravo hajduteve! Ndricimja eshte vete hajdute! Ia vjedhshin gjithe cka, se te vjedhura i ka!!!! Hahahaaaa!!! 22:50 09.05.2016 Temat e Dites aksident arrestim Basha BE ben blushi berisha droga droge durres Edi Rama ekonomi Europiani FMN futboll gjykata greqi itali kosove Kuvend lazarat meta nishani Olldashi pd polici policia ps qeveri Rama reforma Reforma ne drejtesi Rusi SHBA SHISH shkoder Shqiperi speciale status Tahiri tirane Turqi ukraine Veliaj Vlore vrasje RSS BBC News Tirana Observer Gazeta Tirana Observer - ARTI i LAJMIT Fakte, lajme, komente dhe analiza te pavarura. Tema aktuale qe nuk mund te injorohen. CAPTION: May 2016 M T W T F S S « Apr 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 Postime Popullore SUPLEMENT/ Të gjitha sëmundjet e femrave, si kurohen ato në kushtet e shtëpisë SUPLEMENT/ Të gjitha sëmundjet e femrave, si kuro... PS: Nuk mirëpresim kontributin e mëtejshëm të çiftit Barjaba në parti. PD: Jeni parti xhepistësh PS: Nuk mirëpresim kontributin e mëtejshëm të çif... Recetat popullore për të kuruar kollën, gripin dhe të ftohurit Recetat popullore për të kuruar kollën, gripin dhe... Faqja e pare ne Flickr © 2013. All Rights Reserved. Created by Tirana Observer. Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje. × Authorization Login Password Login [ ] Remember me Enter with social networking Unde omnis iste natus error sit voluptatem. × Registration Name Email Password Confirm Password Register