Feed VOAL - Voice of Albanians » PLISI ! Magjike gjuha shqipe! Nga Mili BUTKA Comments Feed Ka 25 vjet ky popull qe vuan arrogance ministrash, kryeministrash, kryetare bashkishe Nga Gjergj Meta Rama shkel premtimin për hidrocentralet mbi lumin Vjosë – Nga BESAR LIKMETA, BIRN alternate alternate VOAL Please Wait ... 0% VOAL PLISI ! Magjike gjuha shqipe! Nga Mili BUTKA By voal.ch | September 9, 2015 Dihet e njihet nga të gjithë se kjo lloje Kësule prodhohet krejtësisht duke përpunuar leshin e bardhë të deles. Pra është e kuptueshme se vet emri “Plis” do të thotë; “prej leshi” dhe në gjuhën e vjetër shqipe e cila ende rruhet nëpërmjet dialektit të bukur Geg ashtu si edhe sot në të folmen korçare ku fjala “Prej” shqiptohet baraz “Pe” (Jam “pe” Korçe bre.) e ndërkohë në gegërisht zanorja, “e” tek fjala “pe” bije ashtu si në shume shkrime të vjetra ku zanoret mungojnë përgjithësisht, pas kësaj kemi: Pe-lesi = P’lisi, ku gërma; “e” lexohet, “i” ashtu si tek fjala shqipe; “Erdhi = irthe” në greqisht, apo emri i qytetit të Lezhës gjendur i shkruar në shumë harta të vjetra me emrin; “Lisi” e plot shembuj të tjerë ku zanoret zvendësojnë njëra-tjetrën në rotacion të plotë, pa shumë rregulla të forta, ashtu si në shqip; “molla”=“milla” në greqisht. Le ti hedhim një sy fjalorit shqip mbi këtë fjalë, “Plis”, kaq shumë i njohur dhe i përmedur në shumë tekste, madje një fakt i rëndësishëm i cili tregon vjetërsinë apo lashtësin e racës tonë, pellazgo-ilire, shfaqur e gjendur në shumë artifakte arkeologjike, në gjithë territorin e Ilirisë e në Mesdhe. PLIS II m. sh. • 1. Lloj cohe, që bëhet me lesh delesh të shkelur disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; një cohë e tillë që përdoret si plaf. Shtroi plisin. Bënte plisa. Flinte (shtrihej) në plis. • 2. Kësulë e bërë prej kësaj cohe, e cila sipër vjen zakonisht e rrumbullakët si kupë; qeleshe. Plis i bardhë. • 3. Lëmyshk (plis) që zënë drurët, zakonisht nga ana e veriut. Pra siç e shohim edhe nga fjalori i shqipes ”Plisi” prodhohet nga leshi i deles, quajtur ndryshe edhe “Qylaf” QYLAF m. sh. • Qeleshe e bardhë prej plisi, e gjatë e në trajtë koni, me një bisht të vogël në majë. Qylaf i bardhë. Vë (heq) qylafin. Mban qylaf. Plis, apo Qylaf sigurisht që kanë të njëjtin kuptim, por ato janë edhe e njëjta fjalë baraz; “Plis” e sigurisht, 100% shqip, kjo ndodh në shumë fjalë, të gjuhës shqipe, ku fjalët e saj ruajnë të njëjtin kuptim edhe kur lexohen në të kundërtën e tyre ( në anagramë). Fjalën “Plis” duke e shkruar ashtu sa më pranë origjinës dhe kuptimit të saj të parë kemi; P’lis = PLC -rrënja e saj e pandryshuar, ku shumë mirë mund të lexojmë nga: P’LYC <> CYLAF – Qylaf (p = f), e duke ditur se Plisi apo Qylafi prodhohet, bëhet me lesh delesh të shkelur-ngjeshur, “Palë-palë” disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; = Plis, ashtu si copat e dheut nga lerimi i tokës “tharë” me këmbë (galina në devollishte) quhen “Plisa” e ndërkohë ju kujtoj tullat prej balte në diell tharë e që quhen “Plithar” PLIS I m. sh. • 1. Copë e madhe dheu, që ngre plugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër. Plisat e arës. Plis me bar. Thyen (shtyp,dërmoj) plisat. I veshën anët e rrugës me plisa. Pra fjala “plis” ruan brenda vetes dhe kuptimin e palës, palosjes ashtu siç paloset leshi apo dheu nga plugu nxjerë. Në gjuhën e bukur të shqipes, zogut-bir-besnik i “Atit-Zeus” kemi edhe një fjalë tjetër, fjalën “Lesë”lidhur ngushtë me kuptimin e P’lisit thurur ashtu si “Plafi” “Qylymi”, qilimi pe-leshi, apo “pellus” LESË I f. sh. • 2. Derë e vogël e thurur me thupra për të mbyllur vathën a ndonjë shteg tjetër kalimi; gardh thuprash për të rrethuar diçka; trinë. Lesa e kasolles (e oborrit, e vathës, e gardhit). E mbyllin shtegun me lesë. I rrethojnë pemët me lesa. • 3. Thurimë me purteka, me kallama të hollë ose me kashtë që përdoret për të nderë gjëra të ndryshme mbi të, për të mbuluar diçka etj … Tek kjo fjalë “Plis” gjejmë dhe shumë kuptime të tjera por pa u bër i bezdisur, vetëm po shkruaj disa prej tyre, “Plisi” tregon ashtu si “lisi”, lartësi-qiell-bashkësi, bardhësi, ‘ga/la-pela” Pellas-g. JU FALEMINDERIT! Mili Butka's photo. IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2Fplisi-magjike-gjuha-shqipe-nga-mili-butka%2F&layout=st andard&show-faces=true&width=450&action=like&colorscheme=light Fjalë kyçe: gjuha shqipe, plis i bardhë, Mili Butka Komentet Cancel reply CAPTCHA Refresh Dërgo Lajme të ngjashëm [hartatr1.jpg] Artisti bullgar: Si duket harta e botës sipas Trumpit, ja dhe Kosova Pikëpamja e Donald Trumpit për botën shpesh ka qenë subjekt i debateve të vazhdueshme – dhe tani Trump faktikisht do të jetë njeriu më i fuqishëm në botë. Hartat janë gjithmonë të mira për vizualizim, dhe artisti bullgar, Yanko Tsvetkov, e ka bërë një hartë se si do të dukej bota, sipas mendimit të Trumpit, transmeton Express. Sipas Trump, Evropa është bërë Meka e re. Kjo është harta botërore sipas Donald Trumpit: IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2Fartisti-bullgar-si-duket-harta-e-botes-sipas-trumpit-j a-dhe-kosova%2F&layout=standard&show-faces=true&width=450&action=like&c olorscheme=light [rumunetv.jpg] Rumania në krizë shtetërore Presidenti rumun refuzon emërimin e një politikaneje myslimane si kryeministre. Social-demokratët kërcënojnë me proces shkarkimi nga posti. Situata në Rumani është e koklavitur. Pas zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor, Partia Social-Demokrate PSD dhe ajo liberale ALDE kanë fituar shumicën e votave. Ekspertja 52-vjeçare e administratës Sevil Shhaideh, e cila i përket pakicës tartare në Rumani dhe praktikon besimin mysliman, është propozuar prej socialdemokratëve si kryeministre e vendit. Por presidenti i vendit, Klaus Iohannis, e refuzon Sevil Shhaidehun si kryeministre të re, gjithësesi pa dhënë arsye “Unë kam peshuar me kujdes propozimin dhe kam ardhur në përfundimin që të mos e pranoj atë,” tha Klaus Iohannis në një deklaratë të shkurtër që lexoi para mediave në rezidencën e tij në Bukuresht. Në të njëjtën kohë ai u kërkoi PSD-së dhe partneres së saj të koalicionit, ALDE, që të emërojnë një person tjetër për postin më të lartë të qeverisë. Sevil Shhaideh Shefi i dënuar i PSD-së Shhaideh konsiderohet “bedele” për kreun e partisë PSD, Liviu Dragnea. Partitë e opozitës shprehën ditët e fundit frikën se Shhaidehu mund të veprojë si marionetë e Dragneas. Drejtuesi i partisë ishte dëshmitar në martesën e saj me biznesmenin Akram Shhaidehu në vitin 2011. Sipas ligjit në fuqi Dragnea nuk mund të bëhet vetë kryeministër, sepse është i dënuar për manipulim të zgjedhjeve. Dragea po kalon tani në ofensivë dhe u shpreh në një reagim të parë se do të nisë një proces për shkarkimin e Iohannis nga posti i presidentit. “Ne na duket se ky njeri dëshiron me të vërtetë të shkaktojë një krizë në Rumani,” tha Dragnea pas konsultimeve me partinë partnere ALDE në Parlamentin e Bukureshtit. Social-demokratët kanë marrë “një ortek mesazhesh nga qytetarë të indinjuar” që kërkojnë shkarkimin e Presidentit, shtoi ai. PSD-ja do të vendosë deri të mërkurën në mbrëmje se si do të veprojë më tej, tha Dragnea. “Nëse pas analizës së zhvillimeve do të arrijmë në konkluzionin që procesi për shkarkimin e Presidentit do të jetë gjë e mirë për vendin, atëherë ne nuk do të ngurrojmë ta bëjmë këtë,” tha ai. Liviu Dragnea Betim mbi Kuran Nëse refuzimi i Iohannisit lidhet me myslimanen Shhaideh ose me Dragnean është e paqartë. Duke propozuar Sevil Shhaidehun si kryeministre Dragnea nuk la asnjë lloj dyshimi se është ai që do të kontrollojë qeverinë. Në të njëjtën kohë mediat rumune supozojmë se PSD-ja do ta ndryshojë ligjin për papajtueshmërinë e posteve në rastin e personave të dënuar, për t’i hapur rrugën Dragneas për të ardhur në krye të qeverisë. Sevil Shhaidehu do të ishte gruaja dhe myslimania e parë në krye të qeverisë rumune. Rumania është kryesisht vend ortodoks. Sevil Shhaideh duke bërë betimin si ministre mbi Kuran Vitin 2015 ajo ka qenë për një vit e gjysmë ministre e Zhvillimit Rajonal. Asokohe ajo e bëri betimin mbi Kuran. Por irritime shkaktoi shumë më tepër fakti që i shoqi i saj me origjinë nga Siria, ishte shprehur në mediat sociale si një mbështetës i flaktë i diktatorit sirian Bashar al-Asad. President pa mbështetje Problemi i Iohannisit në këtë mosmarrëveshje është i qartë: pas triumfit të tij ndaj kryeministrit Viktor Ponta, i cili ishte i përfshirë në mjaft skandale dhe dha dorëheqjen në fund të vitit 2015, Iohannisi emëroi një kabinet ekspertësh. Po ky kabinet nën drejtimin e inxhinierit pa parti Dacian Ciolos, arriti të bëjë vetëm pak. Po ashtu partia liberale e Iohannisit PNL është dobësuar së fundi për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme. Ndërkohë që postkomunistët mundën t’i mobilizonin pasuesit e tyre besnikë sidomos në fshatra, përkrahësit e zhgënjyer të ndryshimi politik nuk shkuan të votonin. IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2Frumania-ne-krize-shteterore%2F&layout=standard&show-fa ces=true&width=450&action=like&colorscheme=light [andreastefaniza-1.jpg] Nëse ka një gjë ku Sali Berisha nuk gabon është pikërisht deklarimi i tij se diktatori komunist Enver Hoxha ishte një Hitler. Nëse ka një gjë ku Rexhep Qosja gabon, dhe rëndë madje, është pikërisht deklarimi i tij se diktatori komunist Enver Hoxha nuk ishte një Hitler. Fatkeqësia është se Qosja, që ka thënë dhe thotë jo pak gjëra të sakta e të drejta për situatën politike në Republikën e Shqipërisë edhe për vetë autokratin Berisha, nuk po e kupton se me avokatinë e tij për Enverin, çon ujë në mullirin e antikomunizmit fals dhe hipokrit të Berishës. Sepse mbi dy dekada pas shembjes së regjimit komunist, prania e zërave dhe opinioneve të forta që shqetësohen për imazhin e ish-diktatorit komunist, nuk mund të mos jetë provë e nevojës për “antikomunizëm”. Kohë më parë, ishte po Qosja që e cilësoi Enver Hoxhën një nga figurat me përkushtim më të madh atdhetar në historinë shqiptare! Diktatori, shtypësi i lirive të shqiptarëve një patriot?! Sot, ai këmbëngul tek i njëjti gabim. Por sa hapa larg mund të jetë mbrojtja e reputacionit të një diktatori nga mbrojtja e reputacionit të diktaturës? Sot, kur autokratit Berisha i ka mbetur si alternativë politike vetëm manipulimi donkishotesk me rikthimin e komunistëve në pushtet, të bësh avokatinë për Enverin do të thotë t’i japësh të drejtë Berishës për rilindjen e nevojës për të përmbysur “komunizmin”. Një farsë që Berisha rreket ta ngjizë për të bllokuar, që në vigjilje, antikorrupsionin që po e kërcënon. Por nuk është vetëm për nevoja të politikës së ditës që e kritikojmë deklarimin e Qosjes. E kritikojmë edhe sepse Qosja e etiketon marrëzi dhe gënjeshtër historike dhe akuzë poshtëruese për shqiptarët ta quash Enverin-Hitler. Çështja ka të bëjë me raportet që mbajmë me të kaluarën gjë që nuk është pa pasoja për të ardhmen. Por përse qenka poshtëruese për shqiptarët ta quajnë Hitler diktatorin më të egër të tyre? Na duket se është krejt e kundërta. Është nder dhe shenjë e emancipimit të shqiptarëve, nëse kultit të përgjaktë dhe poshtërues për lirinë e individit, kultit të Enverit që vetë, sikundër shprehet Qosja, “populli shqiptar me klasën e tij mendore, e këndonte në këngë, e madhëronte në vepra muzikore e në vepra të arteve pamore, e quante figurë më të madhe kombëtare në vjersha, në tregime, në novela, në romane, në vepra historike e politike, në publicistikë” t’i vënë emrin që i takon, atë të një gjakësori dhe shtypësi të lirisë. Do të ishte për shqiptarët shenjë e një emancipimi, e vetëdijësimit për fajin e tyre historik që duartrokitën një kult vrasës. Një katarsis që jo vetëm i nderon por edhe që do të ishte një garanci se ata nuk do të mund të bëhen më viktima të mjera dhe fanatike të hitlerëve të tjerë në të ardhmen. Në momentet e shembjes së komunizmit, shqiptarët dolën në rrugë me thirrjen Enver-Hitler! Mos e kishin vallë gabim? Ose më saktë, kur e kishin gabim, kur e shanin apo kur e duartrokisnin Enverin? Ne mendojmë kur e duartrokisnin. Të thuash të kundërtën do të thotë të insinuosh se shqiptarët kanë gabuar historikisht në vitin ’90. Gabimi i vetëm i shqiptarëve kur thërrisnin Enver-Hitler, ishte se nuk e kishin rrokur sa duhet thelbin hitlerian të enverizmit. Gjë që i bëri, një pjesë të tyre jo të vogël, përsëri dhe shumë shpejt mbështetës të një tjetër kulti antiliri si ai i Enverit, kultit të Berishës. Pse ndodhi një gjë e tillë? Se pavarësisht thelbit të njëjtë universal, tirania, shtypja shfaqet në forma e pamje të ndryshme duke iu përshtatur rrethanave dhe epokave. Para Luftës II Botërore u shfaq si hitlerizëm, si musolinizëm, si stalinizëm. Pas saj si enverizëm, maocedunizëm, pinoçetizëm. Dhe në një etapë tjetër, kur demokracia ishte në ekspansion, si berishizëm, gedafizëm, apo putinizëm. Por të gjitha shfaqjet, kanë një thelb të përbashkët: shtypjen e lirisë së njeriut. Dhe çfarë ofron Qosja për të argumentuar se Enveri nuk paska qenë Hitler? Jep të kuptojë se Enveri nuk paska bërë në Shqipëri ekzaktësisht atë që ka bërë Hitleri në Gjermani. Jep të kuptojë se Enveri nuk ka bërë, si Hitleri, të detyrueshme një ideologji raciste kundër hebrenjve apo romëve. Kjo është e vërtetë por ndërkaq, është miopi të mos konstatosh se Enveri ka aplikuar një ideologji të diferencimit të egër klasor, jo më pak të egër dhe diskriminuese për njeriun se diskriminimi racist. Se pak rëndësi ka nëse një regjim të internon si bir kulaku apo si bir hebreu. Thelbi mbetet i njëjtë. Pak rëndësi ka në të plasin në një kamp përqendrimi apo në një kamp pune si ai i Qafë-Barit. Pak rëndësi ka nëse të mbysin me gaz apo të rrasin një plumb pas koke. Pak dallim ka nëse ta djegin kufomën në kremator apo nëse ta groposin në ndonjë rrëpirë pa nam e pa nishan. Thelbi është i njëjtë. Enveri nuk paska përkrahur pushtimin e Europës dhe kontinenteve të tjera si Hitleri?! Më falni, po teoria e eksportimit të revolucionit proletar në mbarë botën çfarë qe? A nuk do të sillnin edhe pushtimi hitlerian por edhe revolucioni proletar enverist fundin e Europës si qytetërim i themeluar te liria? Ashtu si Hitleri shkroi Main Kampfin për të përligjur politikën e tij, edhe Enveri shkroi disa libra me kujtime, një përpjekje për të justifikuar historikisht, logjikisht dhe ideologjikisht, diktaturën komuniste. Edhe në pikëpamje të taktikave, strategjive dhe metodave të sundimit e mashtrimit të njerëzve mund të gjesh të përbashkëta thelbësore mes hitlerizmit dhe enverizmit. E gjen në sundimin e kultit absolut të liderit, në dominimin e partisë mbi shtetin, në shfarosjen e opozitës politike, në kontrollin ideologjik dhe policor të gjithçkaje, në zhdukjen e ndarjes së pushteteve, në zhdukjen e institucioneve dhe gjykatave të pavarura, në përqendrimin e të gjithë fuqisë në një dorë, në manipulimin e zgjedhjeve në izolimin e gjithë Shqipërisë nga bota si një geto. Nëse Hitleri sulmonte me nazistët e tij të veshur si ushtarë polakë një radiostacion gjerman për të justifikuar sulmin mbi Poloni, apo digjte Rajshtagun për të përligjur shfarosjen e komunistëve, Enveri hidhte bomba mbi ambasadën ruse për të justifikuar burgosjen e opozitës politike, apo fuste armë në kisha për të justifikuar persekutimin e priftërinjve katolikë. Në të gjitha këto aspekte, dhe shumë të tjera, mund të gjesh se enverizmi është hitlerizëm dhe hitlerizmi-enverizëm. Nëse nuk kupton dot kaq gjë, nuk arrin të kuptosh se edhe berishizmi është enverizëm pra, edhe hitlerizëm. Nuk është nevoja të flasësh gjermanisht, të kesh mustaqe të shkurtra apo të mbash svastika, që të jesh Hitler. Mund të vetëquhesh demokrat dhe të jesh hitlerian apo enverist. Janë të tjera indicie, jo uniformat, sloganet, flamujt, buzëqeshjet ato që tregojnë thelbin. Ky i fundit, më shumë se me fjalët, ka të bëjë me veprat. Dhe veprat kundër lirisë së njeriut janë ato që i bëjnë bashkë edhe Enverin me Hitlerin. Sali Berisha ka thënë dhe bërë shumë marrëzi që kanë si produkt, edhe me marrëzi të tjera jo vetëm të Berishës, këtë tranzicion të tejzgjatur që e ka bërë Europën për shqiptarët sikur të qe mbretëria e shumë-shumë largut. Por të akuzosh Enverin për Hitler nuk është marrëzi! Dhe ky është një nga ato raste kur i marri bën një kalkulim jo të marrë në funksion të marrëzisë së vet. Thotë një të vërtetë në funksion të një mashtrimi. Dhe është fatkeqësi që Rexhep Qosja nuk po e kupon kaq gjë! Përse? Të duket sikur ai nuk percepton tek Enveri dhe enverizmi atë pjesë të trashëgimisë politike lindore, të cilën ne duhet ta flakim për të fituar europianizmin. Një gabim që ai e ka shfaqur edhe në debatin me Kadarenë për identitetin e shqiptarëve. Ndoshta Qosja nuk i ka shpëtuar grackës që, në fakt, ka përgatitur Berisha me keqqeverisjen, korrupsionin dhe praktikat antiliri. Rrumpalla berishiste si antishtet, si kaos, si mungesë ligji e rregulli, si varfëri, si korrupsion dhe mungesë drejtësie, pra edhe lirie, ka bërë që jo pak njerëz në Shqipëri të kthejnë mendjen me nostalgji nga e kaluara enveriste, kur kishte “rregull” se nuk kish liri (a nuk ka rregull edhe në burg?) kur, në dukje kishte edhe më pak kriminalitet, sepse krimi ishte monopol i pushtetit. Këtë rikthim në modë të shtypjes, këtë nostalgji për regjimin e vjetër me moton “ishim më mirë kur ishim keq”, psikanalisti i shquar, Erich Fromm, e ka konceptuar si sindromi i arratisjes nga liria! Dhe nëse shqiptarët nuk krijojnë bindjen se diktatori Enver Hoxha ishte Hitleri i Shqipërisë, një bindje të rrënjosur në shpirt te dashuria për liritë e njeriut dhe përbuzja për dhunuesit e tyre, të tjerë hitlerë, sikundër Berisha, do të kërcënojnë të ardhmen e tyre… IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2Fqosja-perseri-gabon-enveri-ishte-hitler-nga-andrea-ste fani%2F&layout=standard&show-faces=true&width=450&action=like&colorsche me=light Hapja e dosjeve tani, apo do u lihet brezave?! – Nga BEN ANDONI Ka një reshtje të shumë zërave që janë shprehur deri tani pro apo kundër të gjithë procesit të “Hapjes së Dosjeve”. Dhe, kjo e ka një kuptim, pasi Autoriteti që do merret me procesin sapo është ngritur dhe ka filluar të hedhë hapat e parë organizativë. Një pjesë e publikut mendon përmes reflektimeve publike se është një hap më tej drejt një rruge që do qetësojë përfundimisht publikun. Të tjerët se procesi do të mbarojë njësoj si të tjerët syresh para tij, duke lënë një plagë të hapur për brezat. Nga drejtues të lartë dhe punonjës të Shërbimeve Shqiptare Inteligjente është lënë të nënkuptohet disa herë, por edhe është shprehur në ligjëratë të drejtë se: procesi është i dëmtuar, pasi dosjet janë shkatërruar në mënyrë të vazhdueshme. Për të ardhur keq në të gjithë këtë dukuri (e vështirë për t’u përtypur në të gjithë Lindjen Komuniste) është se ngado në Evropë ka pasur reagime të publikut, apele dhe interes që Dosjet të mos dëmtoheshin, kurse në Shqipëri njerëzit e kanë kuptuar thjesht si revansh, por edhe damkosje dhe ndërgjegjja e përgjithshme ka munguar. Për fat, 25 vite pas atij ndryshimi madhor të jetës shoqërore shqiptare, ku vendi ynë kaloi në një sistem të ri ekonomiko-shoqëror, tollovia sociale që shoqëroi ndryshimin nxori shumë specifika të individit shqiptar, mes tyre konfuzionin edhe konvertimin e frikshëm me koniunkturat. Kjo e shpjegon disi edhe faktin pse Hapja e Dosjeve është zgjatur kaq shumë. Për publikun duhet të dihet se shumë nga ata që janë spiunuar i dinë denoncuesit, shpifësit dhe me radhë, ndërkohë që procesi i shërimit të plagëve mungon. Kjo e lehtëson disi punën e Autoritetit, që duket tejet i ekuilibruar dhe ka shprehur vullnet se do t’u shërbejë më së pari njerëzve të vuajtur, që kanë paqartësi apo kuriozitet të shohin dosjet e tyre. Për më tepër me kodet që mëton të adoptojë në punën e tij, Autoriteti mëton se nuk do të lerë individë dhe sidomos kinse studiues e gazetarë pa integritet që të bëjnë gjueti shtrigash dhe të ngrenë akuza. Konfuzioni më i madh, ashtu si besohet, lidhet me gjendjen fizike të dosjeve, sasinë e tyre, sa janë dëmtuar dhe si është arkitektura e ruajtjes. Dosjet ndodhen në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, kurse pas vitit 1992, kohë kur Shërbimi Inteligjent u nda me Ministrinë e Brendshme, i pari mori dosjet me vlera operative që mbase mund t’i duheshin për veprimtarinë e ardhshme të tij. Kuptohet se kur të mbushin një kohë të caktuar Dosjet do mbarten automatikisht në Arkivin e Shtetit, për të qenë më të lehtë të arritshme. Sa do i shërbejnë publikut? Kjo mbetet në sqarimet e shumta që Autoriteti do të bëjë gjatë kohëve. Ndërkohë që Dosjet e ashtuquajtura për individët e akuzuar për agjitacion- propagandë dhe Dosjet për krime politike gjenden në Arkivin e Ministrisë së Brendshme. Në terma statistikorë, Sigurimi ka pasur shumë qasje në vend, por dhe jashtë tij, kurse nga një sondazh i Konrad Adenhauer Stiftung në vitin 2015 rezultoi se rreth 30% e popullatës kishte një lidhje me persekutimin nga regjimi komunist përpara vitin 1991. Ndaj, duke filluar nga ky vit i largët, përpos problematikës së madhe me të cilën përballej, shteti shqiptar mendoi për disa masa për të përndjekurit politikë që lidheshin me strehimin, arsimimin dhe punësimin, ligjin e amnistisë, në mënyrë t’ua lehtësonte sa të mundej dhimbjen. Vetë komuniteti i të përndjekurve u përça dhe vazhdon të jetë i tillë, pasi disa prej tyre shfrytëzuan pa skrupuj beneficet, ashtu si një pjesë e vuajtësve luftoi dhe shtroi me integritet për zgjidhje shumë probleme. Deri para pak vite më parë ata bënë deri vetëflijime, kurse vetëm tani shteti duket se është futur në normalitet për dëmshpërblimin. E megjithatë, problematika e tyre është ende e hapur. Në fakt, sfida më madhe e të gjithë procesit duket se nuk do jetë procesi në vetvete sesa edukimi dhe përpjekja për shërimin prej shikimit të së shkuarës, mu ajo që i qëndron përballë si sfinks Autoritetit dhe punës së tij të madhe për Hapjen e Dosjeve. Duke pasur mungesën e studimeve thelbësore sot mungon një shikim i të gjithë strukturës së të keqes së asaj kohe. Në më të shumën e herës ajo ka vetëm një kah, që e bën të vështirë shpesh identifikimin e viktimave, cilat gjëra u shfrytëzuan kundër tyre, sistemin e ligjërimit në komunizëm, pse mbijetoi Sigurimi, e shumë e shumë të tjera. Arkivat, të cilat ende mbartin shumë probleme në Shqipëri duket se do jenë një pengesë ashtu si edhe mentaliteti i një pjesë të studiuesve që shikojnë bardhë e zi. Vetëm se ata që kanë vuajtur në shumicën e rasteve jo vetëm s’e kanë kuptuar mekanizmin që veproi kundër tyre, por sot e kësaj dite nuk ndjejnë ndonjë rehabilitim të plotë moral, i cili do e mbyllte përfundimisht siparin e kësaj periudhe të errët. Ndaj Autoriteti ka nevojë që në integritetin e vet të ndihmohet në transparencën, në mënyrë që të edukojë një kulturë të re të bashkëpunimit, por edhe veprime që do jenë shembull për institucionet e tjera. Nëse do shmanget nga politika, që i ka shfrytëzuar dosjet për qëllimet e saj dhe për kapital politik dhe do t’i jepet qasja e duhur mu atyre që duhet të kishin dhe nuk e patën asnjëherë, flitet për studiuesit dhe institucionet, mund të shpresojmë se do të fillojë shërimi i plagëve dhe përballja e duhur me të keqen. Duhet konsideruar hap i mirë që puna do të fillohet me kohën më të largët: me pesëvjeçarin e parë të transformimit së Shqipërisë socialiste, kohën kur qeveria komuniste projektoi rrugën dhe përshtati Diktaturën e Proletariatit. Mu në këtë periudhë janë ende të pastra rezistencat e pafata të shumë individëve dhe një pjesë e punës së disidencës për historianët. Në këtë hulli, Gentiana Sula shpreson se do të tarojë fillimisht punën e institucionit dhe efikasitetin e tij. Me pak fjalë, mëtohet se procesi të mos shkojë si hakmarrje, por si shpresë për njerëzit që janë ndjekur, shtypur, duke ua vënë në dorë informacionin sesi janë nëpërkëmbur, spiunuar dhe shpifur. Ndoshta në të gjithë këtë proces do të duhet dhe ndërgjegjja e shoqërisë shqiptare, që do ketë mundësi t’ua hapë sytë dhe persekutorëve, si edhe personave të caktuar, që të reflektojnë dhe madje të bashkëpunojnë. Janë me dhjetëra fatkeqë që s’u dihen varret dhe ky do jetë një tregues i qetësimit të ndërgjegjes për ta, nëse do të bashkëpunojnë. Vetë strukturat e Autoritetit do të dështojnë nëse nuk punojnë për kontrapunktin, domethënë për të zbuluar dhe elementët pozitivë nga njerëzit e ndryshëm që kanë qenë pjesë e këtij procesi, qoftë dhe nga vetë individë të Sigurimit. “Është momenti që këta të mund të pranojnë sinqerisht atë dhembje që mund t’i kenë shkaktuar njerëzve. Ky do të jetë një proces që sadopak do të lehtësojë vuajtjet e viktimave të tyre, por do të lehtësojë edhe ndërgjegjet e persekutorëve. Ky është një konflikt që do të ishte mëkat t’i trashëgohej brezave”, është shprehur Gentiana Sula që do ta drejtojë këtë proces. Procesi vërtetë do të jetë shumë i vështirë dhe aspak i shkurtër, ndërkohë do të na shërbejë të bëjmë një ndarje thelbësore me të shkuarën e dhimbshme, por asnjëherë për revansh. Nëse do veprojë shpagimi, Shqipëria do bjerë në drejtimin e kundërt, atë që s’do ta donim: Dështimin e një procesi të shumëpritur dhe lënien e një barre tjetër të madhe brezave. IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2Fhapja-e-dosjeve-tani-apo-do-u-lihet-brezave-nga-ben-an doni%2F&layout=standard&show-faces=true&width=450&action=like&colorsche me=light [moikom-300x300.jpg] Fundviti 2016, klasa parapolitike shqiptare, Shqipërisë i duhet shpresa – Nga MOIKOM ZEQO Në vetëdijen time viti 2016, sado paradoksal, është i rëndësishëm. Vetëkuptohet edhe për Shqipërinë jopolitike, dmth. kulturore, që shpesh harrohet, injorohet Këtu nuk duhet të harrojmë një parim të jetës dhe të historisë, që në latinisht tingëllon “Ad impossibilia neto obligator” – “Askush nuk përgjigjet, për atë që është e pamundur të bëhet”. Arritja më e madhe e vitit 2016 është me të gjitha kuptimet e mundshme dhe të pamundshme që ka të bëjë me një strukturë juridike shumë më të rëndësishme sesa politika që është jetësimi kushtetues, aprovimi i vetingut. Aprovimi i vetingut është kryevepra e vitit 2016. Arritjet apo kontestimet, kritikat apokaliptike apo dhe apologjitë janë të lëvizshme, të brishta, të zhdukshme dhe aspak të qëndrueshme përpara faktit që mbas 25 vitesh, me një logjikë, përtej vonesës kronologjike të gjërave, aprovohet një strukturë juridike, jo thjesht ekstra juridike, por në substancën e kushtetutshmërisë, që është një arritje e nivelit të lartë, që në realitet qëndron mbi të gjitha partitë e spektrit politik në Shqipëri. Kjo duhet kuptuar thellë dhe shumë qartë. Vetëm një mentalitet i mbrapshtë, provincial mund të bëjë “përvetësime”, mund të shpikë “atribute” që gjoja vetingu qenka një fitore e një partie dhe humbja e një partie tjetër, se kontributi për arritjen e votimit të vetingut qenkësh thjesht arritja e një votimi formal në Kuvend (pa dyshim i domosdoshëm), se sa ka të bëjë me semantikën dhe dukurinë e re, të paparë këto 25 vite që është vetingu. Dua të kujtoj se këto 25 vite, klasa politike shqiptare, për fat të keq e të gjitha krahëve (këtu nuk dua të hyj në detaje ose në subjekte të veçanta apo retorika politike), këto 25 vite jo vetëm nuk arriti të sendërtonte një shtet demokratik të vërtetë, por krijoi një korrupsion të pashembullt dhe të frikshëm, ndaj për hir të shkencëzimit të termit, unë shpesh e kam quajtur klasa parapolitike shqiptare. Nuk jam aspak kriticist i skajshëm në këtë pikë. Po sjell në vëmendjen e shqiptarëve faktin se 3 arritjet më të mëdha të këtyre 25 viteve për Shqipërinë kanë qenë: futja në NATO, liberalizimi i vizave dhe vetingu. Që të tri këto arritje madhore janë stimuluar më shumë nga partnerët tanë ndërkombëtarë sesa janë produkte të rritjes cilësore të vetëdijes të politikanëve shqiptarë. Askush nuk mund ta mohojë këtë. Kjo është një e vërtetë, e cila është skalitur tashmë në historinë e çerek shekulli. Nuk duhet të harrojmë sentencën se “Absoluta sententia expositoe non indigot” – “Fjalëve të qarta nuk u nevojitet shpjegimi”. Vetingu është një pikë që presupozon një kthesë substanciale në politikën shqiptare. Ajo ka të bëjë me shtetin e mirëfilltë ligjor, aspak të manipuluar. Ka të bëjë me ndëshkimin ligjor të krimit të organizuar. Ka të bëjë në fund të fundit me mundësinë reale për të pasur një tjetër lloj klase politike për të ardhmen. Vettingu vërteton se klasa e mëparshme politike ka dështuar. Sepse politikanët shqiptarë për fat të keq e kanë përjetuar historinë “e sukseseve imagjinare” si një “failure”. Viti 2016 qe edhe ai i një debati të stimuluar për antifashizmin shqiptar dhe kolaboracionizmin, – unë mbroj idenë që i afrohet karakterit objektiv të ngjarjes historike si rezultante e përgjithshme, siç shkruan historiani i shquar Marc Bloch. Historia gjykohet si rezultante e substancës së vetvetes, – ajo nuk është asnjëherë një histori hipotetike, dmth., e përcaktuar nga një “if ”. Historia si një proces i përfunduar gjykohet dhe bëhet kriticizmi i saj universal, si dhe karakteristikat dhe monadat ideologjike, totalitariste, komuniste në një kontekst ndërkombëtar të pashkëputuar për të bërë pastaj ndryshimet e mëdha konceptuale, demokratike, të lirisë së individit dhe të shoqërisë, që përbëjnë ndryshimet progresive të epokave. Edhe epoka e Luftës së Dytë Botërore. Fitorja e antifashizmit shqiptar, si edhe ajo e ndërtimit të Shqipërisë komuniste, me personalitetet më të larta politike, duke treguar përgjegjësitë e mëdha dhe të kritikueshme pa asnjë kompromis, për disfatën e eksperimentit të kushtueshëm të një shoqërie ideologjike komuniste, që dështoi qartazi, por madje duke përfshirë këtu edhe shkrimtarët e epokës, artistët, muzikantët, piktorët, aktorët, regjisorët, gjuhëtarë, historianët, gjeologë, arkitektët, akademikët etj., të rezultanteve, të ngjarjeve historike duhen gjykuar brenda këtyre dukurive me qetësi, me dituri, pa bërë kualifikime ekleziastike, as mohime, as apologjira, por të dalë në dritë e vërteta dhe vetëm e vërteta, sepse do të ishte absurde të mendonim që gjysmë shekulli histori e shtetit shqiptar me një Hocus–Pocus të zhduket, të zhbëhet, të eliminohet, të mos përmendet, të shkëputet nga një zhvillim i brendshëm historik i vetë shtetit dhe kombit shqiptar, pavarësisht paradokseve, gjë që nuk ka ndodhur dhe s’mund të ndodhë në historinë e asnjë populli, qoftë i madh, qoftë i vogël në botë. Nga ana tjetër, kam mendimin që shtypi shqiptar nuk duhet të merret kaq shumë dhe bujshëm dhe mënyrë groteske edhe me emrat e protagonistëve historikë, prej njerëzve të cilët s’kanë të bëjnë fare me profesionalizmin e historisë. Dua të them këtu një shprehje të famshme të shkrimtarit dhe gazetarit të madh francez, Emil Zola. Është pikërisht ky, i cili kur shumica e francezëve e urryen në mënyrë të manipuluar emrin e Drejfusit, pati guximin dhe shkroi artikullin e tij epokal për të vërtetën “J’acusse”. Zola thotë se shtypi shpesh jeton duke konsumuar mishin e kufomave historike, pra shtypi ushqehet me kufoma. Për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur vetëm në Francë, por ndodh edhe në Shqipëri. Është e vërtetë që shtypi është i lirë në pikëpamje të opinioneve dhe ideve. Por, shpërdorimi dhe shkruarja e gjërave gjithfarë nga më të çuditshme, të besueshme ose të pabesueshme për figura historike, qoftë komuniste, qoftë antikomuniste, qoftë për heronjtë, qoftë për ata që kanë mbetur në histori si tradhtarë, fjala vjen Esat Pasha etj., nuk ka të bëjë fare me të vërtetat historike. Kjo çoroditje e situatës politike në Shqipëri, për mendimin tim është pasojë e banalitetit të madh që matrikulloi dhe formëzoi politikanët shqiptarë këto 25 vite. Mungesa e kulturës së lartë politike (politikanët tanë dhe ata që hiqen si më të ditur, janë për fat të keq me dituri sipërfaqësore në atë sens, që Hanah Arend e ka quajtur si “kultura e epërme e politikës”), ka bërë që përfaqësimi politik në Kuvend të kthehet në një katalog numrash, aq më tepër sipas listave, të kryetarëve të plotfuqishëm autoritariste të partive. Deformimi kushtetues i vitit 2008 për kushtetutshmërinë e votimit demokratik do ta mbajë ende peng për shumë kohë Shqipërinë politike. Nga ana tjetër, më duket e padrejtë për shqiptarët që të demonizohen kaq shumë nga politika. Ju kujtoj shqiptarëve se ekziston kuptimi i jetës njerëzore, që është kuptimi më i madh i ekzistencës së planetit. Po lexoj këto ditë një libër poetik të poetit gjenial anglez W. Blake. “For everything that lives holq. Lifedelinghts in life.” Këto vargje në shqip tingëllojnë kështu: “Çdo gjallesë është e shenjtëruar. Se jeta jetën gëzon.” Na ka çmendur politika dhe kemi harruar të jetojmë jetën e vërtetë shpirtërore, kemi harruar humanitetin e patjetërsueshëm të njerëzve, mrekullitë e intelektit, dashurinë e pazëvendësueshme etj., me rastin e vitit të ri 2017 dua t’u kujtoj shqiptarëve të mi, qoftë edhe atyre që janë të mërzitur, pa shpresë, që kanë humbur çdo kauzë dhe kuptueshmëri të jetës se kryevepra e njeriut është jeta dhe atë nuk mund ta zëvendësoje dot, pavarësisht domosdoshmërisë të saj politike. Ndaj kujtoj një këngë të gëzuar studentësh që gjallëronte në kohët e mesjetës: “Gaudeamus igitur, iuvenes dum humus”, që shprehin të vërtetën: ”Le të jetojmë me gëzim, derisa jemi ende të rinj”. Pra, derisa jetojmë – edhe të gëzojmë jetën – le të kujtojmë sentencën biblike “Lërini të vdekurit të varrosin të vdekurit e tyre”, por të gjallët kurrsesi, asnjëherë, kurrë të mos dehumanizohen e të tjetërsohen frikshëm. Përkundrazi! Shqipërisë i duhet një shpresë e madhe. Më shumë sesa politikanët këtë shpresë, duhet të ftillëzohet dhe të shumëfishohet te njerëzit, të cilët në asnjë mënyrë nuk duhet të tjetërsohen. Kjo duket si një ide utopike, por unë pavarësisht marxhinalizimeve dhe marrëzive të jetës, ende besoj në kauzat e popujve. Në këtë fundvit kam në duar dhe rilexoj dy libra të shkëlqyer. Librin “post mortum”, “Shkrime të zgjedhura”, të akademikut të madh, tashmë të ndjerë, Arben Puto. Arben Puto është një historian serioz, i një profesionalizmi të lartë dhe i një diturie universale. Ai ka bërë epokë dhe është pionieri i parë në studimet historike i subjektit të Shqipërisë në diplomacinë ndërkombëtare dhe në strukturën e së drejtës ndërkombëtare universalisht. Librat e tij substancialë për pavarësinë shqiptare dhe diplomacinë e Fuqive të Mëdha, 1912-1914, për historinë diplomatike të çështjes shqiptare, për pavarësinë shqiptare në tryezat e diplomacisë, për Shqipërinë në analet e diplomacisë angleze, për të drejtën ndërkombëtare publike, për sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë dhe të hapur përbëjnë një vepër madhore të historiografisë dhe të mendimit shkencor shqiptar. Me vdekjen e këtij akademiku të madh është varfëruar shumë ajo që mund të quhet, ose mund të mos quhet elita kulturore shqiptare. Nuk mund ta zëvendësojmë figurën e këtij vigani, të ashtuquajtur studiues pigmenj, liliputë, që veç të tjerave, nuk kanë as vepra shkencore. Libri i dytë që kam në duar është vërtet një kryevepër tjetër e historiografisë shqiptare. Është libri i Pëllumb Xhufit “Arbërit e Jonit” – Vlora, Delvina dhe Janina, në shek. XV-XVII. Me këtë libër afro 1500 faqe, me një pafundësi dokumentesh, kryesisht veneciane, Pëllumb Xhufi ka bërë një kryevepër. Duke qenë një historian i shquar i Mesjetës dhe i Bizantit shqiptar, për të vendosur sipas një formule të njohur historike, “kontinuitetin në diversitet”, Pëllumbi me kryeveprën e tij të jetës, “Arbërit e Jonit” bën një histori të shqiptarëve post–mesjetare, për problemet e manipuluar historike, antishkencore të ideve fantazmagorike të Vorio Epirit apo të marxhinalizimit të historisë shqiptare në përgjithësi. Me këtë libër, Pëllumb Xhufi paraqitet si personalitet i nivelit të lartë dhe të paktën që nga koha e mjeshtrit të analizës medievale, Milan Shuflait, Pëllumb Xhufi paraqitet në shkencën e historisë jo thjesht si një njeri, por gati si një institucion shkencor sinkretik, më vete, me një punë kolosale të jetës, si askush tjetër, absolutisht. Ndoshta për një motiv hokatar dhe për pak humor, që është kaq i domosdoshëm në jetë, rilexova me kënaqësi të shumëfishtë sërish librin “Lavdërimi i Çmendurisë” të Erazmit të Roterdamit të shkruar 510 vite më parë. Është e pamundur që të mos qeshësh dhe të shikosh analogjitë e popujve dhe të kohërave të intelektit njerëzor. Ja ç’shkruan Erazmi i Roterdamit: “Ekziston edhe një lloj çmendurie shumë e lezetshme. E kam fjalën për ata që mburren me vetitë e të tjerëve. Të marrim për shembull, atë të pasurin, që përshkruan Seneka, i cili kur vihej të tregonte ndonjë histori, mbante afër disa shërbëtorë, për t’u fryrë në vesh emrat e personazheve që s’i mbante mend”. A nuk ka shembylltyra të tilla groteske dhe në Shqipëri? Më tej: “Çmenduria çdo ditë rri duke shpikur forma të reja të saj, sa nuk do të mjaftonin as 1000 Demokritë, për këto gjëra për t’u shqyer gazit, – e ata Demokritë do të kishin nevojë për Demokritë të tjerë, për të qeshur, përsëri me to!” Një popull i fuqishëm dhe i emancipuar ka nevojë për të bërë edhe humor me veten dhe të metat për të ecur përpara. Qoftë i mbarë viti 2017 për shqiptarët, sepse 2017-a do të jetë patjetër edhe viti i patjetërsueshëm i vetingut. IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2Ffundviti-2016-klasa-parapolitike-shqiptare-shqiperise- i-duhet-shpresa-nga-moikom-zeqo%2F&layout=standard&show-faces=true&widt h=450&action=like&colorscheme=light [skendermulliqiv-7.png] Vështrim – Fotografia politike e Kosovës nuk është duke ndryshuar për të mirë më dekada?! Nga Skënder MULLIQI Në shtetet e zhvilluara politika nuk është e dorës së parë.Njerëzit e kulturës dhe të artit janë alfa dhe omega e një shteti të zhvilluar dhe demokratik . Zhvillimi i një shteti edhe shikohet më shkallën e zhvillimit të artit dhe të kulturës. Nuk thuhet kot së njerëzit e kulturës janë ambasadorët më të mirë të një vendi.Politika na është imponuar, sa po bijmë më fjetë dhe po zgjohemi më temat e politikës. Duket së sa më i pa zhvilluar që të jetë një shtet edhe temat e politikës bëhën të pa shmangshme . Politikë në familje, politikë në rrugë , politikë në kafene , politikë në mengjes , politikë në mbrëmje , politikë në secilin mes!!! Madje njerëzit për tema të politikës dhe për politikanët edhe po grushtohen ndërmjet veti! Deri këtu ka shkuar puna sa militantët partiakë i injorojnë rivalet e vet politikë më të madhe duke i qitur në taborrin e armiqëve .Tema e politikës i ka qitë nën hije të gjitha temat e tjera që lidhën më zhvillimin e një vendi.Kjo është një e keqe e madhe e jona .Thua së po lindim dhe po vdesim më temën e politikës.Politika është bërë e pa shmangshme edhe për faktin së shumica e te rinjëve tanë kan mbetur të pa punë, e këtë zbrazëti të them ashtu të kohës po e plotësojnë më temat e politikës . Fatkeqësisht nga njerëzit e politikës po mvarët edhe e ardhmja jonë . Po mvaret për shkak të stagnimit të madh në sferën ekonomike.Këta nw krye tw shtetit e kan shkatërruar ekonominë , dhe po shkatërrojnë çdo gjë më vlerë para veti .Edhe fëmijët në djep po i njohin këta kauzipolitikan, së politikanë të mirëfilltë njerëzit më biografi edhe kriminale nuk mundën kurrë të bëhën .Në vend që ti cilësojnë si njerëz të dëmshem , ende bukur shumë po iu thurin edhe hymne. Kjo është ana më e errët e të logjikuarit .Të punohet kaq shumë kundër vete -vetës , vëtem të në shqiptarët mund të shohësh dhe mund të dëgjosh . Çfarë rëndësie ka së kush është në krye të shtetit , sa është e rëndësishme së ai a po punon mirë apo keq për shtet dhe për komb. Politika na ka depërtuar më së shumti përmes gazetave , televizioneve dhe rrjeteve të ndryshme sociale . Na është mbushur vërtetë koka më politikë, dhe me çfarë politike së , fund e krye diletante dhe idioteske . Duhet të ndihemi keq të gjithë nga fotografia politike e Kosovës e cila nuk është ndryshuar për të mirë më dekada.Duke parë fuqinë e mediave secili pushtet në botë edhe bënë përpjekje për futjën e ndikimit të madh në këto media, duke i bërë mjete për arritjën e qëllimeve të caktura politike .Ende nuk po kemi medie krejtësisht të lira . Pa mediume krejt të lira , nuk kemi as liri përsonale dhe as liri politike . Mediat e lira i kan rrëzuar diktaturat më të egra në Evropë.Kjo të ne ende nuk po ndodhë dhe për atë edhe po iu zgjatët jeta kaq shumë pushteteve krejt autokratike dhe despotice IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2Fveshtrim-fotografia-politike-e-kosoves-nuk-eshte-duke- ndryshuar-per-te-mire-me-dekada-nga-skender-mulliqi%2F&layout=standard& show-faces=true&width=450&action=like&colorscheme=light [aa-17.jpg] Lamtumirë aktor i madh Bujar Lako ! Arti është i gjatë, jeta është e shkurtër Nga Dorian Koçi Më ndodh shpesh që njerëz simbole të kulturës sonë t’i takoj nëpër rrugët dhe aktivitetet kulturore të Metropolit shqiptar. Nuk është se me të gjithë kam njohje të afërt, por për të gjithë pa përjashtim ndjej një respekt të madh për emocionet që na kanë dhuruar si dhe vlerat kulturore që kanë promovuar. Në Shqipëri nuk është e lehtë të mbetesh njeri, e aq më pak njeri artist. Sot është ndarë nga jeta një njeri i radhë, aktori Bujar Lako që në mënyrë të pavetdijshme, jo përmjet një roli, po përmes një shëtitje të zakonshme në rrugët plot erë të Tepelenës, në vitin 1990, përçonte një imazh tjetër të një kohe që po ndryshonte. Ai gjendej aty për më tepër se një muaj, sëbashku me Guliem Radojën, për të xhiruar filmin “Kthimi i ushtrisë së Vdekur”, ku luante rolin e gjeneralit. Bujari, me trupin prej atleti, pantollona xhins, një setër të zezë, me jakën e ngritur lart dhe me një mjekër të bollshme nuk shuante vetëm kuriozitetin tonë adoleshent për të parë nga afër një aktor që e kishim parë prej kohësh në kinema dhe TV, por sfidonte dhe kohën, moralin e ngurtë dhe edukatën spartane të modës komuniste që këmbëngulte që mjekrën ta konsideronte si shthurrje morale! Bujari sëbashku me Guljemin, të dy artistë të përkorë shëtisnin dhe i mbyllnin ditët e xhirimeve me një gotë konjak “Skënderbeu” në lokalin e Turizmit duke përshendetur njerëzit rreth e rrotull që ndoshta dhe i bezdisnin me kuriozitetin e tyre të tepërt. Në atë qytet të vogël të qeverisur prej disa sekretarë të ashpër e besnikë të dogmës në vitet 70’-80’, nuk kishte pasur vend për thyerje të moralit të imponuar komunist. Djemtë e tij, Petrit Ruka dhe Ilirian Zhupa nuk ishin më, kishin ikur në Tiranë, dhe në atë thatësirë idesh e mode, ajo xhiro e përditshme e Bujarit me Guliemin, por sidomos mjekra e Bujarit qoftë dhe e lënë për shkak të filmit, sfidonte kohën e ngecur të ndryshimeve. Një vit më vonë do shkërmoqej regjimi komunist, shumë prej djemve të qytetit do të emigronin e do të sillnin moda të çuditshme por për fat të keq njerëz të kulturës nuk do të kishte mysafirë për një kohë të gjatë si ai dimër i xhirimeve të filmit, ku të dy aktorët kishin bujtur në të. Shumë vite më vonë, në vitin 2005, do ta takoja në Kajro, Bujarin, ku kësaj radhe do të nderohej nga në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me “Palmën e artë” si aktori më i mirë i festivalit me filmin “Magic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku. Modest, i qetë si në të gjitha rolet e tij, me një tragjizëm që mund të shpërthente nga momenti në moment, më dëgjoi me një lloj indiference për urimet, por kur i kujtova qendrimin me xhirime në Tepelenë u gjallërua. Pasi e dëgjoi deri në fund rrëfimin tim qeshi dhe shtoi “nuk e dija se një mjekër tjetër përveçse asaj të Ali Pashës paska lënë gjurmë në Tepelenë”. Bujar Lako ishte një artist i madh, një aktor që dinte të nxirrte vlagën nga shpirti i vet e ta kthente në një vlagë përfaqësuese siç e bën në mënyrë të përkryer te “Gjeneral Gramfoni”. Dëgjojmë shpesh se këtij vendi i duhet më tepër infrastrukturë urbane e finaciare, duke anashkaluar kulturën, por a mund të zhvillohet një vend dhe gjallërohen ndryshimet pa kulturë? Lamtumirë aktor i madh Bujar Lako. Atje ku të shkosh mos harro të intepretosh rënien e një kabaje për ne të tjerët këtu. “Ars longa, vita brevis”-Arti është i gjatë, jeta është e shkurtër dhe t’i do kujtohesh përherë artist, në memorien e eterin e kohës IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2Flamtumire-aktor-i-madh-bujar-lako-arti-eshte-i-gjate-j eta-eshte-e-shkurter-nga-dorian-koci%2F&layout=standard&show-faces=true &width=450&action=like&colorscheme=light [Tirana.jpg] Bushati: “Kulla qindkatëshe dhe pallate, çfarë fsheh plani urbanistik i Tiranës” Analisti dhe gazetari Andi Bushati, në një shkrim në formë opinioni të tijin, botuar në portalin “Lapsi.al”, shkruan se plani i ri urbanistik i Tiranës po miratohet qëllimisht në mënyrë të fshehtë, duke shmangur çdo lloj debati. Sipas tij, sjellja e planit për miratim më 29 dhjetor dhe kalimi i tij me vetëm dy dëgjesa publike janë alarmante. Një plan që projekton Tiranën e dy dekadave të ardhshme miratohet në një kohë kur të gjithë janë fokusuar te festat. “Pse duhej që kjo “kushtetutë” që do të skicojë Tiranën e dy dekadave të ardhshme të mbahej e fshehtë? Pse duhej që ajo të paraqitej tinëzisht? Pse duhej shmangur debati dhe kritikat rreth saj? Pse duhej kaluar në periudhën më të vdekur mediatike? Pse duhej shkelur çdo afat ligjor?, shkruan Bushati. “Prej muajsh në rrethet e ndërtuesve dhe studiove arkitekturore po flitet se ku do ngrihen rokaqiejt e rinj në zemër të Tiranës. Nëpër laptopë dhe smartfonë po qarkullojnë projeketet haluçinante të cilat kanë marrë bekimin e Edi Ramës”, vijon Bushati. IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2Fbushati-kulla-qindkateshe-dhe-pallate-cfare-fsheh-plan i-urbanistik-i-tiranes%2F&layout=standard&show-faces=true&width=450&act ion=like&colorscheme=light [hotel-dajti.jpg] Ktheji Tiranës Hotel Dajtin! Nga Prof. Skender Gjoni Mënyra se si u shkatërrua ky monument është një etalon i poshtërsisë, i vjedhjes, dhe denatyrizimit të kryeqytetit nga Sali Berisha Së pari krejt sinqerisht do tju uroja dhe falënderoja për punën e madhe që keni bërë dhe po bëni për Tiranën. Pa e egzagjeruar fare dhe krejt sinqerisht do doja tju thoja se ndoshta në historinë e këtij vendi ndigjoj për herë të parë vetëm lavdërime dhe fjalë të mira për një kryetar bashkie. Nuk dëgjova asnjë pakënaqsi në drejtimin tuaj. Dhe kjo më duket një gjë unikale për opinionin shqiptar që më entusiazmon për të ardhmen. Kam lexuar dhe parë kohë më përpara shkatërrimin mizor që iu bë hotel Dajtit. Më ka krijuar një vuajtje që sa herë e mendoj apo e shikoj nëpër foto më pikon si helm në zemër. Unë kam ndjekur me interes punimet e Dajtit që nga fillimi dhe mbaj mend si tani kur u mbollën ato dy pishat para tij që ishin fare të vogla e që u sollën nga Italia. Hotel Dajti për popullin e Tiranës sëbashku me historinë e tij është një monument jo vetëm hotelerie por dhe arkitekturale dhe historike në të njëjtën kohë. Mënyra sesi u shkatërrua ky monument më ka mbet në mendje si një etalon i poshtërsisë, i vjedhjes, dhe denatyrizimit të Kryeqytetit nga Sali Berisha për të realizuar poshtërsitë e tija. (dhe kjo është më e vogla!!!). Duke pasur parasysh se shitja e tij kushtoi 30 milion euro të cilat u përdorën nga Sali Berisha për fushatën e tij elektorale të radhës (kështu u tha në popull!!!!!) del hapur se nga kjo shumë është vjedhur dhe abuzuar në mënyrën më maksimale Alla Shqiptarçe. Duke bërë një krahasim: Në Anglinë me popullsi 53 milion banore, 3 partitë politike më të mëdha kanë shpenzuar në zgjedhjet e vitit 2010 gjithësej 31.1 milion sterlina, më shumë se gjysmën e kësaj sasie e përfitoi Partia Konservatore, Laburistët 25% dhe LibDem 15% të totalit. Bëjini vet llogaritë sesa shumëfish është shuma e shpenzuar në Shqipërinë me 3 milion banorë të Sali Berishës, ku gjysma i përkasin PD-së dhe ku kostua e makinës propagandistike është shumë herë më e lirë sesa në Angli. Me këtë llogari dyshoj shumë se ¾ kanë përfunduar në dispozicion të Familjes Berisha. Sigurisht ky ishte një pretekst për të justifikuar në publik një megavjedhje që s’kishte si fshihej. Pak histori: Hotel Dajtin e projektoi arkitekti italian Gherardo Bosio arkitekti më i mirë i kohës së tij në Italinë e shquar për arkitekt dhe arkitekturë dhe ky arkitekt më vonë u muar me arkitekturën e Kryeqytetit Brazilia në Brazil që vazhdon të habisë gjithë botën. Zoti Veliaj shpjegoi se çfarë do të bënte me Hotelin fatkeq dhe nuk shpjegoi një gjë: pse nuk duhet ta restauronte pikërisht ashtu si ishte projektuar nga gjeniu italian me të gjitha detajet dhe me ngjyrat e mermerit të asaj kohe. Bota ka restauruar të gjitha veprat e prishura nga lufta, nga injoranca dhe nga kriminaliteti. Unë kam frekuentuar Dajtin me dëshirë pas çlirimit për vite me radhë. Kam parasysh hyrjen impozante dhe origjinale, banakun madhështor të recepsionit dhe të barit, kualitetin e dyerve, dritareve, pllakave, banjove, arkitekturën e shkallëve, tavernën e mrekullueshme, të gjitha dhomat që edhe sot besoj se asnjë nga hotelet e tjera nuk e ka cilësinë e shijen e këtyre detajeve të studjuara me talent dhe me art. Ti kthesh këto dhoma në zyra banke të duket kaq absurde aq sa me imagjinatë mendoj revoltën e arkitektit të madh sikur të jetonte. Por këtë revoltë ju siguroj që do ta kenë të gjithë ato shqiptarë e të huaj që kanë një njohje së paku minimale për arkitekturën dhe të bukurën. Zotëri, arkitekti në fjalë ka ndërtuar një hotel dhe ky hotel shihet mirë që është i tillë që nga pamja e jashtëme. Eshtë e tepërt të shtoj krahasimin e këtij hoteli me Bankën Kombëtare të ndërtuar nga arkitekti tjetër shumë i njohur italian Vittorio Marpurgo që imponohet si ndërtesë bankë madhështorë që nga pamja e jashtëme. Mendoni Zoti Veliaj për një minutë dhe lexuesi gjithashtu me pak imagjinatë ta mendoni bankën shqiptare të kthyer në një hotel. Do ishte po aq qesharake dhe e pamëshirshme që hoteli po kthehet në bankë. Ky lloj shartimi është bërë në komunizëm ku bazamenti i grupit skulpturor të Kolonel Tomsonit u kthye në bazament për skulpturën e Mujo Ulqinakut. Një akt i turpshëm dhe i pa ndershëm për dy njerëz që sakrifikuan jetën për Shqipërinë. Komunizmi ka shkatërruar e djegur mjaft, kisha, ikona etj vlera historike e monetare. Qytetarëve të Tiranës do u kujtoj sesa me dhimbje është hedhur në erë Bashkia e Tiranës për ti hapur rrugë përmendores së E. Hoxhës. Meritë do ishte si edhe një dëshirë e përgjithëshme e gjithë tiranasve besoj dhe e gjithë shqiptarëve që e kanë njohur dhe frekuentuar atë Hotel ta kthenit ashtu si ishte deri në detajet më të imta ashtu si e bëri Kryeministri Edi Rama me Kryeministrinë. Kam qënë shumë entuziast kur dëgjova që mobiljet e hedhura në bodrumet e Kryeministrisë Edi Rama i mori dhe i bëri ashtu si ishin në origjinal dhe siç dëgjova i dërgoi në Itali atje ku ishin bërë fillimisht, nëse është e vërtetë. Kur qënka e domosdoshme kthimi në identitet i një karrikeje apo tavoline të Kryeministrisë, shumë herë më tepër është kategorikisht e domosdoshme kthimi i Hotel Dajtit në identitet si vlerë arkitekturore historike për Tiranën. Personalisht kam ngelur i mahnitur kur kam parë fotografitë e Varshavës të shkatërruar në mënyrë totale e të rindërtuar më vonë në bazë të planeve e fotografive origjinale deri në detajet më të vogla të ornamenteve, buste e skulptura të përmasave të vogla. Polakët mburren dhe kanë bërë albume ku janë fotot e qëndrës së kryeqytetit të para 45sës dhe ato të mëvonëshmet të rindërtuara pas luftës që janë 100% identike. Po kështu qëndra e Berlinit dhe qyteteve të tjera gjermane që u rindërtuan njëlloj si ishin përpara bombardimeve. Mendoni çfarë vështirësie ka paraqitur rindërtimi i katedraleve gotike për tu kthyer në identitet. Zoti Veliaj, duhet të kemi mëshirë për të bukurën se jo pak na ka dalë nami që, shqiptari ka më shumë pasionin e shkatërrimit sesa ndërtimin e së bukurës. E thënë ndryshe (shpesh e dëgjuar) “E bukura ia vret sytë shqiptarit” ose “shqiptari nuk e duron dot të bukurën”. Kulturat shkodrane dhe korçare e kanë treguar veten më me nivel, merreni shembull. E kanë restauruar qëndrën e Shkodrës dhe atë korçare me pazarin tradicional ashtu si ka qënë përpara barbarisë, u punua me dashuri dhe respekt për traditën për disa vite me punë artizanale dhe tani janë qytetet që na nderojnë e pëlqehen më shumë nga turistët shumë më tepër sesa nga qytetet e tjera. Zotëri Veliaj ky arnim i një kryevepre ju siguroj që anon shumë më tepër nga shkatërrimi sesa rikonstruksioni. Do ta konsideroja sinqerisht pa dashur me ju ofendu as Juve dhe as ekipin tuaj që zgjidhja më e mirë dhe me e ndershme dhe e denje historikisht është që të bëhet si ka qënë. Unë uroj që Hotel Dajti të rikthehet në gjendjen e ditëve më të mira të tij dhe banka e Fullanit që ia pamë hairin të bëhet diku tjetër.. Përfundimisht mendoj që edhe për të ardhmen Shqipëria do jetë e nderuar nga Hotel Dajti që mban emrin simbolik të malit Dajti, të rikthehet në origjinal, pavarësisht sesa kushton dhe sesa zgjat. Hotel Dajti dhe hoteli i gjuetisë në Lezhë janë konsideruar si dy ndër më të bukurit në Ballkan. Më mirë të zgjasi koha e riparimit dhe kthimit në identitet edhe për respekt të arkitektit me famë botërore dhe evitimin e një turpi të pa diskutueshëm dhe tashmë të pa riparueshëm. Kjo ju nderon po aq edhe ju më shumë sesa ndoshta të gjitha ato që po bëni dhe jo e kundërta. Imagjinoj që në inaugurimin e tij duhet të thërriten autoritetet arkitekturore italiane si shprehje respekti qytetërues dhe për arkitekturën italiane që i ka shërbyer si model gjithë botës mbasi sigurisht janë në dijeni për masakrën që iu bë Hotel Dajtit si nga ambasadat dhe vizitorë të tjerë të shumtë përgjatë 45 viteve. Imagjinoni që shumë ambasadorë, studjues të huaj, delegacione qeveritare, turistë, etj, që e kanë frekuentar dhe banuar në atë hotel se çfarë përshtypje u krijon në këtë gjëndje shkatërrimi dhe çfarë habie do u krijojë kur të hyjnë brenda dhe në vend të hotelit të gjejnë një bankë. Unë mendoj pa dyshim që nëse realizohet, ky shartim banal nuk do kaloj pa jehonë në shtypin italian dhe të vendeve përreth që e njohin mirë jetën e Hotel Dajtit, këtij bashkëudhëtari disa brezash të qytetarëve të Tiranës e të Shqipërisë.. Kështu që diskreditimi do i kaloj kufijtë e Shqipërisë. Eshtë rasti unik që qeveria shqiptare të restaurojë një vepër të masakruar duke u bërë edhe si shembull e simbol edukativ për brezin e ri dhe për të ardhmen për të respektuar të bukurën dhe traditën. Një gjë që fillon me mashtrim si blerja e Hotel Dajtit vështirë është që të mbarojë e të kthehet me lavdi. Historia e njeh mirë që asnjëherë korigjuesi nuk mund të dali më lart sesa krijuesi i vërtetë. , etj. Kjo është njëlloj si për pikturën, skulpturën, arkitekturën, muzikën. I vetmi rast suksesi që njihet në botë për vazhdimin e një pune fillestare është requiemi i Moxartit që u përfundua nga ndihmësi i tij mbasi autori vdiq para kohe, pa e mbaruar.. Shartime të tilla gjithmonë kanë dalë dështime historikisht. Shartimi i Bulevardit me stilin arkitekturor të Rognerit nuk qëndron normalisht në Bulevard ashtu si qëndron madhërisht Hotel Dajti në harmoninë neoklasike të Bulevardit. Të paktën e ruani sa të mundeni Bulevardin, e keni mundësinë, mos u ngutni, keni kohë për prerje shiritash. S’duhet harruar që pamja e jashtëme e një ndërtese është e lidhur harmonikisht me pamjen e brendshme. A nuk ju duket qesharake Zoti Veliaj që nga jashtë duket hotel e nga brenda bankë, duket pak si ato sirenat e përrallave që dalin nga deti gjysma peshk e gjysma grua. Gjeni një shembull që një ndërtim i bukur të jetë transformuar dhe të ketë dalë më i mirë se origjinali. E gjithë bota mundohet që ti qëndroj sa më besnik projektit fillestar. 500 vjet më parë ja si shprehej gjeniu Mikelanxhelo: “Nuk egziston asnjë kryevepër arti atje ku nuk egziston një popull që është në gjëndje t’a ndiejë bukurinë; arti buron nga nevoja për të parë të materializuar idealin e bukurisë ose të shenjtërisë. Arkitektura e cila duket se është krijuar për të plotësuar një nevojë elementare-për të patur një strehë- nuk u bindet megjithatë kërkesave praktike. Dhe me të vërtetë ka popuj të cilët nuk kanë arkitekturë. Vetëm popujt e lidhur ngushtë me tokën kanë një traditë të madhe arkitekturore. Në arkitekturë shprehet përpjekja për ta “zotëruar” së afërmi tokën. Piramidat, obelisket, tempujt e egjiptianëve janë simbole të gjalla të një populli i cili donte ti tregonte vetvetes “zotërimin” e truallit mbi të cilin jetonte Të njëjtit instikt i bindeshin edhe grekët kur ngritën akropolin. Ja përse në origjinë të arkitekturës nuk është nevoja për të ndërtuar shtëpi apo strehë për perëndi, por nevoja instiktive për të ngritur mbi to diçka madhështore, për ti dhënë ndërtimit një formë të bukur, për të lëmuar gurët, për të ngritur kolonada. Me shpresë që fjalët e mija të shkojnë në vesh të Perëndisë. Unë kur shikoj disa fotografi të shkatërrimit të kësaj ndërtese më krijon idenë paralele të shkatërrimit të Shqipërisë nga Sali Berisha. Ndoshta s’ka faj fukarai. Pronën e tij në Viçidol e restauroi ashtu si ka qënë, dhe kjo për atë përbënte kryevepër arkitekturore për mentalitetin dhe nivelin kulturor që ai ka. E vetmja punë e vërtetë ndërtimore restaurese e Sali Berishës është Kulla e tij në fshatin Prifç të Viçidolit se të gjitha të tjerat, duke filluar nga Rruga e Kombit janë një vajmedet turpi dhe vjedhjeje të viteve të tij si drejtues shteti. I nderuar dhe i dashur Zoti Veliaj, ju kërkojë ndjesë për revoltën time por më besoni është krejt e sinqertë. Ju lutem edhe një herë ta merrni seriozisht restaurimin e vërtetë të Hotel Dajtit që të mos zbehni sadopak sukseset tuaja të admirueshme. Zotëri Veliaj, ai që ka forcë ligjore ekzekutive edhe gabon. Nuk është funksion i qeverisë që të mbajë njerzit larg nga gabimet, por është detyrë e njerëzve që të mos lejojnë që Qeveria të bjerë në gabime. Përfitoj nga mosha e madhe për tju thënë shumë dashamirësisht se, në biografinë tuaj të nderuar si:” Shërbëtori dhe qytetari Numër 1 i Kryeqytetit” mos rikthimi në identitet i Hotel Dajtit do tju mbetet si një njollë historike paaftësie kulturore e cila do e kaloj disa herë moshën tuaj jetëgjatë. IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2Fktheji-tiranes-hotel-dajtin-nga-prof-skender-gjoni%2F& layout=standard&show-faces=true&width=450&action=like&colorscheme=light [2016v.jpg] 2016-ta, viti i veprave gjigante në Turqi Një pjesë e rëndësishme e projekteve të vendosura në shërbim bëjnë pjesë në mesin e projekteve më të mëdha të botës ANKARA – Në Turqi këtë vit janë vendosur në shërbim veprat gjigante të cilat priteshin me kuriozitet për shkak të teknologjisë dhe madhësisë së buxhetit të investimeve. Teksa janë vendosur në shërbim Ura “Yavuz Sultan Selim” e cila është ura më e gjerë në botë, Tuneli i Euroazisë që bashkon të dy anët nëpërmjet autostradës nën det, ura Osman Gazi e ndërtuar në kuadër të projektit të autostradës Gebze-İzmir e cila ka ulur kohën e udhëtimit mes Stambollit dhe Izmirit nga 9 orë në 3.5 orë, theksohet se është edhe projekti i tunelit Istiklal 15 Korriku që do të prezantohet ditën e sotme. Sipas përpilimit që ka kryer AA, mësohet se një pjesë e rëndësishme e projekteve të vendosura në shërbim bëjnë pjesë në mesin e projekteve më të mëdha të botës. Ura Osmangazi është pritur me kuriozitet jo vetëm në Turqi, por edhe në botë. Me kullat e urës që kanë një lartësi prej 252 metra, një gjerësi me 35.93 metra, me një hapësirë të brendshme 1.55 metra dhe në total me një gjatësi prej 2.682 metra, e kanë bërë urën që të jetë e 4-ta më e madhe në botë. Gjithashtu ura ofron edhe kursimin e kohës dhe të karburantit. Ajo u vendos në shërbim me një ceremoni të mbajtur më 30 qershor, me pjesëmarrjen e Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit Binali Yıldırım. Ura gjithashtu rrugën e cila zgjaste 2 orë përreth gjirit e ka shkurtuar në 4 minuta. Perla e re e ngushticës Edhe ura e tretë në ngushticën e Bosforit “Yavuz Sultan Selim” me shumë veçori të saj ka një vend të rëndësishëm në historinë arkitekturore botërore. Ura e cila ka një gjerësi prej 59 metrash është ura më e gjerë e varur e botës, me gjatësinë e brendshme prej 1.408 metra dhe në hapësirat anësore ajo ka një gjatësi në total prej 2,164 metra. Ura “Yavuz Sultan Selim” e cila në këtë drejtim është ura më e gjatë në botë e varur dhe që ka sistem hekurudhor u vendos në shërbim më 26 gusht. Gjerdani i dytë nën det, Tuneli Euroazia Kalimi me tub në Tunelin Euroazia u ndërtua 106 metra nën det. Projekti i parë në botë që është ndërtuar nën thellësinë e detit ka një gjatësi prej 14,6 km dhe një pjesë e tij prej 3,4 km kalon nën det me tunel. Tuneli Euroazia që konsiderohet si binjaku i projektit Marmaray u vendos në shërbim me 20 dhjetor. Tuneli Ilgaz Ndërsa Tuneli Ilgaz për të cilin punimet kanë nisur në vitin 2012 do të hapet sot me një ceremoni. Hyrjet dhe daljet e tunelit i cili do të lidhë Anadollin Qendror me Detin e Zi janë projektuar në formën e “gojës së peshkaqenit”. Tuneli i cili ka dy kalime me tunel ku njëri ka një gjatësi prej 5.370 metra dhe tjetri 5.391 metra synon që të ofrojë siguri dhe kohë më të shkurtër të udhëtimit në malin Ilgaz, ku ndodhin aksidente kryesisht në periudhat e dimrit. Pas hapjes së tunelit rruga malore prej 16,8 km në malin Ilgaz do të shkurtohet në 11,4 km dhe gjithashtu do të ulë kohën e udhëtimit nga 35 minuta që ka qenë në 8 minuta. Tuneli i cili ndodhet i treti në mesin e projekteve të përgatitura të tuneleve pasi të hyjë në shërbim ai do të marrë titullin “Tuneli më i gjatë i hapur për trafikun”. Pritet që me këtë projekt të shënohet një kursim 345.855 orë në kohën mesatare të udhëtimit vjetor, si dhe një kursim prej 8 milionë e 300 mijë litra karburant të konsumuar. Parashikohet gjithashtu që tuneli do të ketë një kontribut në ekonomi me 38 milionë e 200 mijë lira. Sateliti zbulues dhe vëzhgues GÖKTÜRK-1 Veprimet për satelitin Göktürk-1 i cili do të përballojë nevojat për pamjet satelitore për informacione në kuadër të Forcave të Armatosura Turke (TSK) janë kryer në komplekset në qytetin Cannes të Francës nga Telespazio (Itali) -Thales Alenia Space (Francë). Pas testimeve të kryera në qendrën e parë të Integrimit të Sistemeve Hapësinore dhe të Testimit (USET) të Turqisë që ndodhen në kompleksin TUSAŞ Akıncı (Industria e Aviacionit dhe Hapësirës Turke), sateliti u dërgua në qendrën e lëshimit Koruou në Guyanası të Francës për tu lëshuar në orbitë. Sateliti u lëshua më 5 dhjetor. Sateli i cili kryen një udhëtim rreth botës për 90 minuta parashikohet që të realizojë më shumë se 60 mijë fotografi në vit. Në Turqi ku janë vendosur në shërbim vepra gjigande në fushën e transportit edhe në komunikimin celular që prej 1 prillit është kaluar në teknologjinë e re 4,5G, e cila ka një shpejtësi 10 herë më të shpejtë se 3G. ARİFE YILDIZ ÜNAL IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2F2016-ta-viti-i-veprave-gjigante-ne-turqi%2F&layout=sta ndard&show-faces=true&width=450&action=like&colorscheme=light [lavdrim1481560143.jpg] Espresso: Xhelati Lavdrim Muhaxheri kthehet në Kosovë vet i 400-ti Mundja e ISIS në fushën e luftës dhe rrudhja e zonave të terroristëve, janë duke shtyrë luftëtarët e huaj që të rikthehen dhe të ndryshojnë shënjestrat e tyre. Kontinentin e vjetër kërkojnë ta godasin në zemër, sipas deklaratave dhe strategjive të bëra publike nëpër rrjete nga krerët e Shtetit Islamik, pas humbjeve të rënda të pësuara muajt e fundit. Shumë prej xhihadistëve të kthyer janë ballkanas. Disa prej tyre kapen e izolohen. Por më së shumti nuk gjendjen nga antiterrorizmi sepse mbrohen nga një rrjet që ka bazën në Ballkan. I kërkuari numër 1 quhet Lavdrim Muhaxheri i njohur edhe me emrin “Kasapi i Ballkanit”, i njohur sidomos për terrorin e shpërndarë nëpër rrjet në vitin 2014, kur 29-vjeçari, shqiptar nga Kosova postonte pamje dhe foto të atyre që ai i emërtonte si “tradhtarë”. Muhaxheri, i njohur edhe me emrin Abu Abdullah al-Kosova është konsideruar prej kohësh si një nga krerët e ISIS, pas një ngjitje si kreu i Brigadës Ballkanike të xhihadistëve dhe që shumë herë është thënë se ka ndërruar jetë në Siri. Por në gushtin e kaluar ai u bë i gjallë dhe duke buzëqeshur me një Kallashnikov në dorë. Por ajo që është më e keqja, sipas asaj që i rezulton L’Espressos, nga burimet e shërbimeve sekrete italiane në Kosovë është se “kasapi i Kaçanikut” (një qytet i vogël në Kosovë, në kufi me Maqedoninë i njohur si qendër e xhihadistëve) prej disa muajsh është kthyer në vendin e tij, në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik. Mbërritja në Kosovë e Lavdrim Muhaxherit duket se është bërë nga Maqedonia në mes të muajit nëntor. Pas kësaj, drejtuesit e shërbimeve sekrete kanë vënë në punë AKI- Agjencinë Kosovare të Inteligjencës si dhe njësitë e antiterrorizmit në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë. Por xhelati duket se i ka humbur gjurmët sërish. Rikthimi i Muhaxherit në Ballkan, sipas shërbimeve sekrete italiane është konsideruar si një kërcënim shumë serioz jo vetëm për zonën ballkanike por edhe për shumë vende të Europës, ku lideri xhihadist nga Kosova (i futur në listën globale të terroristëve nga SHBA në 2014), ka shumë kontakte dhe është në gjendje që të godasë. Rrjeti xhihadist i “kasapit” është shumë i degëzuar. Por jo vetëm kaq Muhaxheri ka një njohje shumë të mirë të armikut të tij, sepse para se të bëhej një nga krerët e xhihadistëve, ka punuar në bazën amerikane të Bondsteel në Kosovë dhe para kësaj ka punuar për NATO-n në Afganistan. “Lavdrim Muhaxheri është një kërcënim”, shkruante në titullin e tij kryesor, BalkanInsight në 18 nëntor, menjëherë pas arrestimit të 19 terroristëve që ishin duke përgatitur sulme terroriste në Shqipëri e Kosovë. Në qendër të sulmeve terroriste në fakt ishte të bëhej një shpërthim eksplozivi gjatë ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri-Izrael që do të luhej në Shkodër. Por pikërisht këto sinjalizime dhe mbërritja e Muhaxherit në Kosovë, vunë në alarm gjysmën e agjencive sekrete të botës, të cilat shmangën një nga ngjarjet që mund të ishte ndër më të përgjakshmet e viteve të fundit. Të arrestuarit, sipas burimeve nga policia kosovare, ishin koordinuar nga Lavdrim Muhaxheri që nga Siria ku ai ndodhej. Por në ditët kur u zhvillua aksioni, një nga krerët e ISIS me origjinë nga Kaçaniku, ishte rikthyer në shtëpi. E ka mundësi që Muhaxheri nuk është nisur më për në Siri, duke parë edhe lidhjet e tij me Italinë. Në dhjetorin e vitit 2015 gjatë operacionit të koduar “Van Damme” u shkatërrua celula terroriste që operonte mes Italisë e Kosovës dhe që si kreun e saj kishte Samet Imishtin, që banonte mes Breshias dhe Kosovës. Në shtëpinë e të arrestuarit në Kosovë, u gjetën prova të lidhjeje pikërisht të tij me Muhaxherin, sipas asaj që shkruante Il Giornale. “Kasapi” i ri ishte gati për të zbatuar urdhrat dhe të niste një luftë të shenjtë vetëm në Europë, pikërisht me egërsinë që ka treguar në rrjetet sociale dhe me autoritetin e tij donte të shpallte një Kalifat të ri. /Syri.net/ IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2Fespresso-xhelati-lavdrim-muhaxheri-kthehet-ne-kosove-v et-i-400-ti%2F&layout=standard&show-faces=true&width=450&action=like&co lorscheme=light [Capturebbb.jpg] Ju tregoj për tim atë, vrasësin e peshengritesit legjendar Aleksander Kondo Nga Ervjon Cara Komshiu im, gjenerali fatkeq Petrit Dume i gjykuar nga partia komuniste si puçist qe sipas tyre tentoi te beje veprime kundra pushtetit te Enver Hoxhes. Komshiu im me femijet e te cilit jam rritur dhe ka shumë te ngjare qe te kete pesuar ate qe pesoi nga i njejti njeri qe tentoi disa here te me shaktoje edhe mua birit te tij vetevrasjen por pa sukses. Babai im i pa bese nga Shkodra. Preng Cara. Nje malok i peshtire qe edhe pse qe ne moshe te vogel ne Tirane nuk arriti asnjehere te behet qenie njerezore e jo me Tiranas. I njejti njeri qe shkaktoi vdekjen e dhunshme dhe ne mes te trishtimit absolut te kunatit te tij te cilin e kishte zili ne ekstrem, peshengritesit legjendar Aleksander Kondo. Shkuljen nga barku pa anestezi te femijes se Aleksander Kondos nga trupi i tezes sime te vogel Viktorias, deshmimtar per te cilen gje jam vet dhe kam pare gjithshka qe nga dita kur tezen time 17 vjeçare e lidhen duar e kembe dhe pasi moren firmen e familjareve dhe e rrahen barbarisht brenda ne apartamentin e prinderve te saj ne prezencen time dhe te te tere familjareve te tjere qe ndodhet nje kat mbi ate qe sot eshte selia e Partise Socialiste te zones se Kombinatit ne Tirane…e terhoqen zvarre per flokesh per me shum se 300 metra deri ne shtepine partise se lagjes shum prane kryqezimit te Rruges se Qelqit ne Kombinat me rrugen qendrore te Kombinatit ne Tirane e pasi i bene nje gjyq te pershpejtuar me megafone e derguan urgjentisht ne ate qe sot njihet si urgjenca e zones tek ish Ekspozita Shqiperia sot ne krahun e Bllokut dhe i hoqen ne menyre makabre femijen po anestezi dhe te lidhur me rripa sigurie sikur te ishte e semure e spitalit psikiatrik. Gjate aktit barbar ju bene fotografi te cilat ju derguan me urdher te Ramiz Alise te atit te femijes dhe te fejuarit te Viktorias, peshengritesit rekordmen boteror Aleksander Kondos. Me pas me moren mua dhe me vune perpara saj qe ta shantazhonin qe te mbyllte gojen sepse ne te kundert do me benin diçka shumë te keqe edhe mua nipit te saj te madh. Njeriu qe organizonte gjithshka ishte ai qe sot eshte kreu i Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar te Gjakrave , Gjin Lazer Marku, ish drejtori i Analizes se Sherbimit Informativ te Bashkim Gazidedes i emeruar nga Sali Berisha dhe i larguar pas shum skandaleve qe lidheshin me emrin e tij. Historia mbahet qellimshem e represuar nga te gjithe me dhune dhe shantazhe prej shumë vitesh por gojen time asnjehere se kane mbyllur dhe asnjehere nuk do ta mbyllin dot per aq kohe sa Perendia te me japë jete. Egzaktesisht te njejtet njerez paralajmeruan brenda apartamentit tim vrasjen e 14 vjecarit qe sot ka lapidar perpara xhamise Dine Hoxha ne Tirane, shokut tim te femijerise, Spartak Deliu. Me saktesisht egzekutimi u be me snajper te qeverise se Ramiz Alise egzaktesisht poshtë dritareve te zyres se njeres prej tezeve te mia Korrnelia Gjates, bashkëshortes se ish drejtorit te Agjensise Telegrafike Shqiptare ATSH dhe nuses se djalit te Fatmir Gjates, autorit te filmave te pare shqiptare te Kinostudios “Shqiperia Sot”. IFRAME: %2Fwww.voal.ch%2Fju-tregoj-per-tim-ate-vrasesin-e-peshengritesit-legjen dar-aleksander-kondo-nga-ervjon-cara-2%2F&layout=standard&show-faces=tr ue&width=450&action=like&colorscheme=light Lajmet me interesante By voal.ch | December 22, 2016 – U PËRPOQA TË JEM NJERI, PËRPIQU EDHE TI! By voal.ch | December 24, 2016 By voal.ch | December 23, 2016 Lako By voal.ch | December 26, 2016 “Perdes së Hekurt” (Merr pjesë dhe Shqipëria) By voal.ch | December 21, 2016 NEWS LETTER Subscribe Lajmet e fundit By voal.ch | December 28, 2016 By voal.ch | By voal.ch | Kosova By voal.ch | By voal.ch | By voal.ch | ARKIVA E LAJMEVE [logo-m.png] Kliko këtu për të parë arkivën e lajmeve RRETH NESH Botues: Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj Moto: Mbroje të vërtetën - Defend the Truth NEWS LETTER Subscribe SOCIAL Copyright © 2015 Facebook IFRAME: