[adServer.bs?cn=bsr&FlightID=20046016&Page=&PluID=0&Pos=804475513] IFRAME: http://www.living.al/html5/tb/index.html IFRAME: http://www.living.al/html5/tb-mob/index.html Kërko_______________ [searchButton.gif]-Submit logo premtimi-i-krishtlindjes Premtimi i Krishtlindjes Richard Paul Evans Botimet Living prezantojnë librin më të ri "Premtimi i Krishtlindjes" nga Richard Paul Evans! Kliko për më shumë. premtimi-i-krishtlindjes logo * News * Kuzhina * Stil * Shtëpia * Familja * Mirëqenie * Revista Living * Botimet Living * Living TV * Letra * Horoskopi pierre cardin 20161213 * www.living.al * Personazh * Agnesa Vuthaj, pas në epokën e "fshatarkave sensuale" Agnesa Vuthaj, pas në epokën e "fshatarkave sensuale" Details Krijuar më: 09 Korrik 2016 + yllgnesa Një bukuri tipike shqiptare për të rikthyer elegancën e divave si Gina Lollobrigida e Sophia Loren, si dhe modën e një epoke sa të varfër, aq edhe të vjetër, sensuale e të guximshme. Dekolte bujare, rripa të rrëzuar si “aksidentalisht ” nga supet e zhveshura... gjithçka që thërret “jam e bukur, më adhuro”! E po, fshati nuk është më fshat në ditët e sotme. Atje ka makina, asfalt, kafene... dhe iPhone, natyrisht. Madje, gomari nuk është më si dikur, mjeti më i zakonshëm i transportit, çka sikur i jep më tepër vlerë dëshirës sonë të mirë për një editorial nostalgjie, që rreket të na sjellë ndër mend “epokën e bukur” të femrave të kolme, brunet tipike, çuditërisht më bujare me hiret e tyre, të cilat i shfaqnin pa hezitim, njëkohësisht jo në mënyrë banale, por femërore. Fustanet e epokës Loren–Lollobrigida shquhen për një dekolte të thellë e provokuese. Gjithashtu, qepja e tyre e ngushtë rreth trupit, sidomos në pjesën e bustit, nxjerr në pah gjoksin. Ishte epoka kur sensualiteti i supeve të zbuluara zbutej deri diku me stil dhe klas, nga çorapet mashkullore prej leshi, që arrinin deri të gjuri. Editorja e modës, Stela Plaka, ka bërë një punë të lavdërueshme me stilin. Për të plotësuar subjektin, shtuam gomarin, një kafshë simbol të jetës dhe të punës në fshat. Janë të shumta divat që kanë qenë të lidhura me fshatin, madje, kanë realizuar foto me gomarë, si Sophia Loren, Gina Lollobrigida, Audrey Hepburn, madje edhe Brigitte Bardot, e cila gjatë xhirimeve të një prej filmave të saj adoptoi dhe mori në shtëpi një gomar të sëmurë, duke i shpëtuar jetën. Po t’u futesh seriozisht, fotot dhe historitë e ikonave me gomarin janë njëra më interesante se tjetra, por ne zgjodhëm të mbeteshim te Lollobrigida, për shkak se bukuritë shqiptare ngjasojnë më tepër me fshatarkat italiane, se me aktoret e hajthme amerikane, si Hepburn apo biondinat franceze, tip Bardot. Ne në “Living” i duam kafshët, e duam jetën në harmoni, ndaj menduam që, përmes këtij artikulli, t’ju kujtonim sërish se nga vijmë dhe cila ka qenë marrëdhënia jonë me kafshët e natyrën. Po ashtu, duam që, në të ardhmen, përveç fotove me gomar të Lollobrigida-s, Loren-it, Bardot- it apo Hepburn-it, në Google të shfaqen gjithashtu fotot e një bukurosheje shqiptare. Agnesa Vuthaj ishte e duhura për këtë “mision”. Brune, me tipare të plota dhe seksi, por gjithaq të pazakonta, me hijen tipike aziatike, trupin e rregullt, sytë e zinj dhe buzët mishtore, ajo përfaqësonte ciocciara-n e përsosur për të larë “çorapet e pista” në këtë shërbim fotografik. Dhe jo vetëm kaq. Vuthaj e di mirë se çfarë është fshati, pasi ka lindur e ka jetuar atje deri në moshën 18-vjeçare (është nga Vrella e komunës Istog, Pejë). Agnesa u shpall “Miss Kosova” në moshën 17-vjeçare dhe, një vit më pas, rrëmbeu edhe kurorën e “Miss Albania”- s. Më tregoi gjëra mbresëlënëse për fillimet në industrinë e spektaklit e bukurisë, si për shembull, që s’ishte rritur me vetëdijen për pamjen e saj dhe se, gjithashtu, ka qenë një vajzë e padalë fshati, e cila e përjetoi në mënyrë të veçantë atë vit të aktiviteteve të ngjeshura dhe marramendëse të bukurisë, të cilat, si fillim e çuan në Prishtinë, mandej në Tiranë e në vende të tjera të botës. “Ndodhën shumë gjëra njëherazi brenda një kohe të shkurtër dhe gati nuk kam kuptuar asgjë. Tani, pas kaq vitesh, kur e mendoj, jam e vetëdijshme se hapat e parë ishin një sfidë e madhe. E pata të vështirë të përballoja atë stil të ri jetese, që nisi vrullshëm dhe krejt papritur, pa më lejuar as të marr frymë, – kujton duke psherëtirë, sikur ai vit t’i kishte kaluar para syve si një film me xhiro të shpejtë. – Isha një vajzë e mbyllur nga fshati, që shumë gjëra i shikoja për herë të parë. Për më tepër që u rrita në një familje të thjeshtë, ku nuk kishim udhëtuar shumë, sepse kushtet sociale, ekonomike e politike në atë kohë në Kosovë nuk na lejonin.” Bijë e një mësuesi gjuhë-letërsie, Agnesës dhe motrave u ishte kërkuar gjithë jetën një ecuri e mirë dhe përkushtim në mësime. Ajo nuk ishte vajza e zakonshme që dilte përpara pasqyrës, këndonte me krehër në dorë e bënte pasarelë në kuzhinë me takat e mamit. Në vend të kësaj, ajo, vëllezërit dhe motrat mësonin, pasi i ati i kishte ushqyer me idenë se “shkolla ishte e vetmja mundësi për të pasur një jetë të sigurt në të ardhmen”. Agnesa, siç e thotë edhe vetë, as që e dinte se ishte e bukur, deri ditën kur disa njerëz u paraqitën në shkollën e mesme të Istogut dhe e ftuan të merrte pjesë në “Miss Peja”. “Isha tepër kureshtare të shihja si funksiononin konkurset e bukurisë. Kush merrte pjesë në to, cilat cilësoheshin vajza të bukura. Në shtëpi, kurrë nuk kam marrë komplimente për bukurinë dhe nuk isha e qartë se ç’ishte ajo në të vërtetë.” Vuthaj fitoi “Miss Peja”- n e, meqë “oreksi vjen duke ngrënë”, çmimi u pasua nga “Miss Kosova”, “Miss Albania” dhe mandej erdhi pjesëmarrja në “Miss Bota” e “Miss Universe”. Për ta mbyllur me agjencinë që organizon “Miss & Mister Kosova”, të cilën e ka themeluar dhe e drejton vetë prej disa vitesh. Shkëputur nga revista Living, nga Gentian Minga, Fotografia Armand Habazaj * * * * globe 2016 12 28 vitamix3 [adServer.bs?cn=bsr&FlightID=20046015&Page=&PluID=0&Pos=788310812] brunes 20161207 living christmas2 alba 20161208 baboon globe 2016 12 28 vitamix3 globe 2016 12 28 vitamix3 brunes 20161207 living christmas2 brunes 20161207 living christmas2 alba 20161208 alba 20161208 baboon baboon IFRAME: http://www.tring.al/html5/living/970x100/index.html ford 300 250 2016 09 24 ford 300 250 2016 09 24 Kuzhina * Kuzhina tradicionale * Receta te shpejta * Embelsira * Pijet * Truke * Menu * Orakulli i kuzhines * Kuzhina mesdhetare * Recetat e miqve Dasmat * Planifikimi i dasmave * Lulet * Tortat * Moda dhe bukuria Udhëtime * Pushime verore * Pushime si single * Si vishesh kur udheton * Si te udhetosh me low cost * Ne udhetim me nje bebe * Cfare te vizitosh * Keshilla per udhetimet * Festat / Pushimet e dimrit * Turizmi historiko-kulturor Kafshët * Ushqime per macet * Ushqime per qente * Aksesoret e kafsheve * Si te kujdesesh per kafshet * Insekte * Shpendet Shtepia * Dekorime * Dekorime sipas dhomes * Pajisje shtepiake Kopshtaria * Sistemi i kopshtit * Keshilla per kopshtarine * Bimet ne ambientet e brendshme * News * Enciklopedia e luleve Mirëqenie * Bukuria * Shendeti * Sportet * News * Mjedisi Art Craft * Karta Urimesh * Bizhuteri * Aksesore * Punime te bera me dore sipas sezoneve Fashion * Tendencat e fundit te modes * Veshje * Aksesore * Make-up * Keshilla mode * Tatuazhe - Piercing * Floket Living TV * Web TV * Programacioni * Prodhime shqip * Prodhime te huaja Familja * Marredhenia ne cift * Femijet * Shtatzania Living Ambasador * Lundrim në kulturën kuvajtiane * Dielli lind nga Lindja * Në kështjellën e Eszter News * Showbiz * Kuriozitete * Shkence * Teknologji * Kulture * Konkurse * KONTAKT * HOROSKOPI ©2016 te gjitha te drejtat e rezervuara Tring. albanianmotor revista-living Në treg numri i ri i Revistës Living 252 faqe ku do të gjeni gjithçka! * News + Showbiz + Kuriozitete + Shkencë + Teknologji + Kulturë + Konkurse * Kuzhina + Kuzhina tradicionale + Receta të shpejta + Ëmbëlsira + Pijet + Truke + Menu + Orakulli i kuzhinës + Kuzhina mesdhetare + Recetat e miqve * Stil + Fashion + Dasmat * Shtëpia + Dekorime + Dekorime sipas dhomës + Pajisjet shtëpiake + Kafshët + Kopshtaria + Art Craft * Familja + Marrëdhënia në çift + Fëmijët + Shtatzania * Mirëqenie + Bukuria + Shëndeti + Sportet + News + Mjedisi + Udhëtime * Living TV + Programacioni + Prodhime shqip + Prodhime të huaja * Botimet Living * Personazhet * Living Ambasador * Horoskopi * * Regjistrohuni për Newsletter → * Lexo Online Revistën Living * Kontakt * © 2015-2016 Tring. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Materiali në këtë faqe nuk mund të riprodhohet, shpërndahet, transmetohet, kopjohet apo të përdoret në ndonjë mënyrë tjetër, përveç me lejen paraprake me shkrim të Tring. Faqja u ndërtua nga TRING. Guide per shendetin Ushqimet që nuk duhet të ringrohen kurrë, ja arsyet Zonjat e shtëpisë e njohin mirë rregullin e artë : Në kuzhinë nuk hidhet asgjë. Të ... lexo të plotë