Preç Zogaj: Në Paris e Bruksel me triko leshi

Atëhere ishte funksionar i lartë i Partisë Demokratike. Poeti i talentuar lezhjan, ishte ndër ata emra që i përkiste orëve të para të PD-së.

Dhe në këtë foto, Zogaj është në pozitën e privilegjuar të një prej anëtarëve të delegacionit demokrat që kryen të parën vizitë në perëndim, psaçërisht në Paris e Buksel, për të vendosur kontakte me partitë e djathta europiane fill pas themelimit.

12170747_1049638645055522_1259159510_n

Por Zogaj, siç duket dhe në foto, nuk i ka kushtuar fort rëndësi pamjes së jashtme, siç janë kujdesuar ta kenë hem zyrtare e hem të fisme miqtë e kolegët e tij partiakë, Eduart Selami dhe Edmon Trako.

Ai ka preferuar të jetë ashtu i thjeshtë, me triko leshi e xhaketë përsipër, një lloj veshjeje pa shumë alternativa për kohën, dhe që ishte mjaft e përhapur edhe ndër kategori të tjera shoqërore.

Gjithsesi, veshja e Preçit nuk ishte fare e rëndomtë, po ta gjykosh nga kolori i trikos e po ashtu i xhaketës. Për kohën ajo përcillte njëfarë shije dhe standarti.

Edhe për faktin se trikoja ka linja artistike në pasurinë e ornamenteve me gërshetat dhe rombet e gërshetuara, e që gjithashtu xhaketa vetë është me kuadrata që rrallë e hasje.

Sot Preçi nuk është ai, jo nga pamja fizike por sa i përket veshjes. Paraqitjet e tij publike janë gjithnjë me kostum e kravatë.

Nëse Partia Demokratike do kishte një muze të sajin, nuk do ishte keq te kishte diku në një stendë dhe trikon e dikurshme të Preçit, rëndësia historike e së cilës qëndron pikërisht në faktin se me të është paraqitur para zyrtarëve europianë.  /tesheshi.com/