Pse nuk shiten Plisat

Pse nuk shiten Plisat

Pas 110 vjetësh traditë familjare, Naxhi Gjurgjealo po mendon ta ndërrojë biznesin. Nga një prodhues i plisave, thotë se do të bëhet prodhues i kapelave moderne. Jo pse është dëshirë e tij, porse, sipas tij, plisi ka humbur në vlerë. Atë e blejnë gjithnjë e më pak njerëz.

“Kanë mbetur vetëm disa pleq të fshatrave dhe disa të rinj që po i blejnë për festa. Ka ditë e javë kur asnjë plis nuk e shes”, tregon Gjurgjealo, prodhues plisash nga Prizreni.

Një shtëpi e pa meremetuar, e cila nga larg jep pamjen sikur të ishte e braktisur, është “fabrika” e plisave. Gjendet në hyrje të qytetit të Prizrenit. Nga jashtë asgjë nuk të lë përshtypjen se aty bëhet aq shumë punë për prodhimin e simbolit kombëtar, të dytin pas flamurit, e cila në fund paguhet vetëm 2 euro e gjysmë. Brenda punëtorisë ishte i pamundur qëndrimi i gjatë. Nga fijet e leshit të shpërndarë gjithandej të zihej fryma. Ato ishin të ngjitura në mur, në makina, në tavan e dysheme. Gjurgjealo bën të ditur se atë e blen nga Turqia me çmim shumë të shtrenjtë.

“Është i firmës ‘Merinos’, lesh i pastër delesh”, thotë ai tek sa tregon tubën e madhe të leshit që e kishte lënë në një dhomën e mbuluar gjithandej nga pluhuri prej leshi.

Nga këtu fillon gjithçka rreth prodhimit të plisit. Dhe pastaj janë një sërë procedurash, të gjata, të vështira, derisa një plis të jetë gati për t’u vënë në kokë.

Gjuergjelo tregon se leshi së pari pastrohet me dorë, e pastaj futet në makinën për lënurje. E pastaj, nga aty, futet në makinën tjetër ku tuba e leshit merr formën e parë si të plisit. Por, ky është vetëm fillimi i prodhimit të një plisi. Ka ende shumë punë deri në finalizim.

Pasi të dalë nga aty, tuba e leshit në formë koni, vihet në kallëp. Për t’i dhënë formë aty ishin menduar disa kallëpe prej druri dhe metali.

“Këtu e ngjeshim me dorë plisin, e ngjeshja është e rëndë. E ngjeshim aq shumë sa ndodh edhe të gjakosen duart”, thotë Gjurgjealo. Megjithatë buzëqesh pak kur e tregon se si bëhet kjo punë. Thotë se këtu pasur shumë kujdes, sepse plisi nuk bën të përlyhet ne gjak. Atë gjakun e nyjave të gishtërinjve, me të cilët tundet gjatë brenda leshi, derisa të marrë formë. /Koha Ditore/

Lexo Revisten Online

Dhjetor, 2016

€ 1.99

| Blej Tani
Kë do ta tronditë Ari Blue?
Edhe këtu jetohet...
Tre lot festivë!
Një emër: Enver Idrizi

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +381 38 51 75 75 - MOB: +377 44 14 34 48;

Na ndiqni në