PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fustani me 100 kinda i vajzave të kombësisë Yi të Kinës
2010-03-10 16:08:21 cri komenti juaj Printoni
Në rajonet e Kinës jugperëndimore ku banon kombësia Yi, një nga pakicat kombëtare të Kinës, shihen shumë vajza të kësaj kombësie, të veshura me fustane me 100 kinda. Kindat e bukura shumëngjyrëshe dhe hapat e lehta të ecjes së vajzave të kombësisë Yi, tregojnë fizionominë dhe ngjyrën e theksuar të kësaj kombësie. Kënga që po dëgjoni, është një këngë popullore e kombësisë Yi, kënduar nga vajzat e veshura me fustane me 100 kinda. Në këngë thuhet: Vajzat e kombësisë Yi, të veshura me 100 kinda dhe që rrinë në kodra, duken të bukura, e kur zbresin nga kodra, duken edhe më të bukura …

Femrat e kombësisë Yi, të reja ose të moshuara, krenohen për bukurinë e fustaneve të tyre me 100 kinda. Kur lind vajzë, familja do të përgatitë për të një fustan me 100 kinda. Vajzat para viteve të rinisë vishen me fustane me ngjyrë të bardhë dhe me dy arna të zeza. Në vitet e rinisë familjet e kombësisë Yi organizojnë patjetër ceremoninë e ndërrimit të fustaneve për vajzat e tyre. Vajza Shana që e ka kaluar këtë ceremoni, i tha korrespondentit: " Kjo ceremoni organizohet në kohën kur vajzat mbushin 17 vjeçare. Gjatë ceremonisë vajzat vishen me fustane shumëngjyrëshe, të kuqe, blu dhe të verdha në vend të fustaneve të tyre të mëparshme njëngjyrëshe. Edhe modeli i fustaneve ndryshon nga dy pjesë në tri pjesë me fund më të gjerë. Me këtë rast ndryshojnë edhe modeli i flokëve dhe i stolive në vesh."

Në qarkun autonom të kombësisë Yi të Kinës jugperëndimore, vendlindja e vajzës Shana, ceremonia e ndërrimit të fustaneve është një ngjarje e madhe në jetën e vajzave të kësaj kombësie pas dasmës. Prandaj ceremonia organizohet shumë solemne dhe e ngrohtë. Pas kësaj ceremonie vajzat hyjnë në vitet e bukura të rinisë. Vajzat e kësaj moshe, të veshura me fustane shumëngjyrëshe me 100 kinda dhe me xhaketa të shkurtra me arna të zeza duken shumë elegante dhe të bukura. Ato mund të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme shoqërore, të këndojnë dhe të vallëzojnë me patos të madh dhe mund të bien në dashuri me djemtë. Por vajza Shana na tha se prapa kësaj bukurie fshihet edhe një ankth i vogël. Pas ceremonisë së ndërrimit të fustaneve, vajzat e kombësisë Yi nuk mund të marrin pjesë më në ceremoni të ndryshme fetare që organizohen në familje, ato duket sikur janë dëbuar nga familja dhe nuk bëjnë më pjesë në familje.

Kombësia Yi u qëndron shumë besnike shpirtit të shenjtë, paraardhësve të tyre dhe natyrës. Çdo vit ftohen misionarë fetarë në shtëpi për organizimin e ceremonive të ndryshme fetare. Vajzat e kombësisë Yi, pas ceremonisë së ndërrimit të fustaneve, konsiderohen si vajza që do të martohen shpejt dhe pjesëmarrja e tyre në ceremoninë fetare besohet se do t'u sjellë vëllezërve të tyre fat të keq, prandaj ato nuk lejohen në këtë ceremoni. Kjo është një gjë dëshpëruese për vajzat e kombësisë Yi, që e kanë ndierë që në vogëli atmosferën e shenjtë fetare.

Vajzat e rritura të kombësisë Yi presin që së shpejti të ndodhë ngjarjea më të madhe në jetën e tyre : martesa. Numri i fustaneve, materiali i mirë ose jo, me të cilin janë bërë ato dhe qepja e qëndisja e këtyre fustaneve konsiderohen si faktorë për vlerësimin e aftësisë së nuseve të kombësisë Yi. Prandaj, në ditët para martesës, vajzat e kësaj kombësie përgatisin fustane të shumëllojshme me 100 kinda prej leshi dhensh. Nga leshi i dhenve deri në fustanin shumëngjyrësh ka shumë procese pune. Por më e vështirë është bërja e një qind kindave të imët.

Për arsye se në rajonet ku banon kombësia Yi, klima është e ngrohtë, vajzat e kësaj kombësie vishen me fustan në të katër stinët. Kur punojnë në arë, ato e ngrenë fustanin dhe e lidhin me rrip në mes të trupit. Ndërsa vajzat që banojnë në qytete, ndjekin modën dhe vishen rrallë me fustan, dhe vetëm kur vijnë festa të rëndësishme të kombësisë Yi, si festa e vitit të ri dhe festa e zjarrit të kësaj kombësie, ato vishen me fustane me 100 kinda.

Zonja Mumoshama 70-vjeçare, që ka jetuar në sisteme të ndryshme shoqërore, tha se fustanet me 100 kinda e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës. Edhe tani ajo vazhdon të qepë fustane të tilla për vete dhe nuk mban mend se sa fustane me kinda ka veshur deri më sot. ( zhang )

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China