* TË NDRYSHM Home / LAJME / Koja e zbrazur me gjashtë përmendore Koja e zbrazur me gjashtë përmendore Koja e zbrazur me gjashtë përmendore June 20, 2019 -- një Malësi me mundësi të reja për të gjithë pa dallime dhe gjithandej pa diskriminime. Kur do të tejkalohet kjo krizë e identitetit? Edhe sa përmendore na duhen ne shqiptarëve që të ndjehemi ashtu si ne mendojmë që duhet të ndjeheni? -- Kojë,vendbanim me popullatë shqiptare 15 kilometra larg Podgoricës, përveç natyrës së mrekullueshme dhe shtëpive përdhese të punuara prej guri, tashmë të zbrazura, janë përmendoret – shtatoret, e personaliteteve të njohura historike të trevës dhe të figurave të shquara fetare. Ditën e festës fisnore të kësaj krahinë shqiptare, -- Kolë dhe Tomë Ivanaj. Prej atë ditë Koja bëhet apo pasurohet edhe me një shtatore tjetër, duke e çuar numrin e tyre në gjashtë sosh. Kojasit në mërgim përmendoren në Kojë ua ngritën shtatë dëshmorëve të tyre, Dok Krcajt,Cak Ivanajt, Kolë Marashajt, Gjeto Kolçajt, Tomë Ivanajt, Gjeto Ivanajt dhe Marash Gjokajt, të cilët dhanë jetën për trojet -- i them unë. * Koja legjendare po zbrazet. Po boshatiset gjithnjë e më shumë, ndërsa numri i përmendoreve po shtohet,ma ktheu ai . * Ashtu është. Koja u mbush me përmendore! Fund e krye shtatore. Ne shqiptarët ( malësorët) ende jetojmë me patritiotizëm, ia ktheva unë. -- Pas kësaj bisede të shkurtër miqësore, nën flladin e freskët të lisave para Kishës së Sh’na Nout, atë ditë përvëluese qershori, u dakorduam se tendenca e shtimit të përmendoreve nuk është e pranishme vetëm në Kojë, por edhe në trevat tjera të Malësisë, Kosovë e Shqipëri. -- një Malësi me mundësi të reja për të gjithë pa dallime dhe gjithandej pa diskriminime. Kur do të tejkalohet kjo krizë e identitetit? Edhe sa përmendore na duhen ne shqiptarëve që të ndjehemi ashtu si ne mendojmë që duhet të ndjeheni? Nëse vazhdojmë që në çdo cep të Malësisë të ndërtojmë nga disa shtatore, pllaka përkujtimore e të ngjashme Malësia do të shndërrohet në trevë ku përmendoret kanë prioritet para qytetarëve të cilët jetojnë në këtë krahinë dhe kontribuojnë nëpërmjet të taksave në mbarëvajtjen e saj. Vallë, mos ka ardhur koha të mendojmë se mos e kemi tepruar pakë me këto përmendore, të cilat me siguri kanë një kosto të lartë financiare, derisa rinia po ikën çdo ditë për shkak të papunësisë dhe moszhvillimit ekonomik të Malësisë.