Simboli i diellit që ishte në flamurin e parë të Maqedonisë së Veriut nga pavarësimi i vendit ,dhe që vijon të përdoret në disa përmendore dhe institucione, prej sot nuk guxon të përdoret në vende publike, përcjellë INA. -- Qeveria është e obliguar që këtë simbol “vergina” ta heq, ndërsa aty ku qëndron nëpër përmendore duhet nënvizuar se ky simbol i takon historisë antike helene dhe civilizimit. Qeveria në mbledhjen e 4 korrikut kërkoi që institucionet përgjegjëse të dorëzojnë informacione për përmendoret, vendet publike infrastrukturore dhe objektet e tjera emrat e të cilëve janë nga periudha antike helene.