zinxhir që do të përcillte natyrshëm kërshëria e saj fanmirë me u përditësuar doemos me përmbajtjen e tyre. Dhe rezultati është po aq fatlum: trashëgimisë së kulturës shqiptare i shtohen tash do përmendore me vlerë disafishe, meqë kemi të bëjmë jo thjesht dhe vetëm me regjistrimet deri sot me të hershme në folklorin muzikor shqiptar —-– -- shpresën dhe dëshirën e mirë se i kumtuam lexuesit të “Milosaos” bash atë synim që i vumë vetes në fjalët hyrëse: ta përditësojmë atë me zbulimet më të fundit të përmendoreve të vjetra të kulturës shqiptare, të cilat rezultojnë të jenë regjistrimet më të hershme (me tekst dhe notacion muzikor) të këngës folklorike shqiptare: rrokull 1650-ës.