fshirë gjithçka që është shënuar deri tash nëpër libra dhe çdo gjë që ruhet nëpër arkiva. Mendon që njeriut tonë t’ia fshijë nga mendja edhe ninullat e përrallat për fëmijë. Çdo bust, lapidar a përmendore, i duket i gjallë dhe me dëshirë do të vendoste vetën në secilin monument. Kalorësi me shpatë mbi kalë, luftëtari me armë në dorë megjithëse janë në bronz, ia fusin frikën. Çdo emër në përmendore, në shtatore apo në pllakë varri e tmerron. Rriqrës iu ka mbushur mendja të zhdukë gjithçka që lidhet me historinë dhe memorien e këtyre njerëzve. Mendon të djegë