#Infoshqip » Feed Infoshqip » Comments Feed alternate alternate Search Search...___________ * HYRJE * KONTAKT Infoshqip Infoshqip * HYRJE * LAJME + AKTUALE + POLITIKË + EKONOMI + RAJON + BOTA * SHQIP + Ulqin + Krajë + Tuz + Plavë + Guci * OPINIONE * INTERVISTË + KULTURË * SPORT * TECH * VIP * FUN * LIFESTYLE * TË NDRYSHM Home / LAJME / Koja e zbrazur me gjashtë përmendore Koja e zbrazur me gjashtë përmendore Koja e zbrazur me gjashtë përmendore June 20, 2019 Jemi popull romantik.Ne viteve të fundit më shumë jemi orientuar të ndërtojmë shtatore, se sa të të ndërtojmë fabrika, të hapim vende të reja pune, të ndalojmë emigrimin e të rinjve tanë dhe të ndërtojmë një Malësi me mundësi të reja për të gjithë pa dallime dhe gjithandej pa diskriminime. Kur do të tejkalohet kjo krizë e identitetit? Edhe sa përmendore na duhen ne shqiptarëve që të ndjehemi ashtu si ne mendojmë që duhet të ndjeheni? Gjekë Gjonaj Gjëja e parë që i bie në sy mysafirit apo kalimtarit të rastit në Kojë,vendbanim me popullatë shqiptare 15 kilometra larg Podgoricës, përveç natyrës së mrekullueshme dhe shtëpive përdhese të punuara prej guri, tashmë të zbrazura, janë përmendoret – shtatoret, e personaliteteve të njohura historike të trevës dhe të figurave të shquara fetare. Ditën e festës fisnore të kësaj krahinë shqiptare, Sh’na Nout, më 13 qershor 2019, u zbulua shtatorja e këtij shenjtori, donacion i dy mërgimtarëve kojas në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Kolë dhe Tomë Ivanaj. Prej atë ditë Koja bëhet apo pasurohet edhe me një shtatore tjetër, duke e çuar numrin e tyre në gjashtë sosh. Kojasit në mërgim përmendoren në Kojë ua ngritën shtatë dëshmorëve të tyre, Dok Krcajt,Cak Ivanajt, Kolë Marashajt, Gjeto Kolçajt, Tomë Ivanajt, Gjeto Ivanajt dhe Marash Gjokajt, të cilët dhanë jetën për trojet arbërore në Kryengritjen e Malësisë në vitin 1911, në Deçiq. Fshatin Kojë e zbukurojnë edhe shtatorja e Nënë Terezës, Prëtash Zekës Ulaj, Prëtash Shabës Gorvokaj dhe priftit Mark Bakoçaj( Gjeloshaj) . * Si të duket Koja? Ke shëtitur shumë treva shqiptare dhe ke parë edhe vende të tjera, i them unë një intelektuali të mirënjohur dhe të respektuar nga Malësia, i cili kishte ardhur atë ditë në manifefestimin “ Logu i festës së Sh’na Nout”, organizuar nga shoqata “ Koja” me veprim në SHBA. * Krahinë e bukurë shqiptare. Me histori të lavdishme. E njohur me burra të shquar, luftëtarë, atdhetarë, besnikë, fisnikë , mkikëpritës e të ndershëm. Mbrojtës të flaktë të trojeve arbërore, nëpër fortuna e regjime të ndryshme të kohës. Ruajtës fanatikë të trashëgimisë kullturore shqiptare dhe vlerave kombëtare shqiptare. Por, trevë e pazhvilluar ekonomikisht. Pa infrastrurkurë të domosdoshme. Pa rrugë të asfaltuar plotësisht nga rruga kryesore për në Ubla, deri në qenddër të fshatit. Pa ujësjellës të përfunduar. Pa shkollë katërklasëshe ku dikur mësimi zhvillohej në gjuhën serbokroate-malazeze e gjuhën shqipe. Pa shitore me artikuj ushqimorë. Pa linjë autobusi. Pa ambulancë. Pa shitore me artikuj ushqimorë.Me përkujdesje të vështirësuar shëndetësore. E zbrazur, domethënë e vetmuar, më përgjigjet ai. * Po. Këtu për shembull në vitin 1971, kanë jetuar 81 familje me 536 banorë. Në atë kohë fshati gjallëronte nga njerëzit. Shkolla katërklasëshe zhurmonte nga nxënësit. Prindërit kënaqeshin me fëmijët. Gjjyshërit dhe gjyshet me nipat e mbesat. Barinjtë dhe bareshat shoqëroheshin me njëri –tjetrin me grigjën e tyre të dhenëve, larg fshatit në bjeshkët e larta të Koritës dhe Koshticës derië tek liqeni i Rikavecit, ku i kishin dhe vazhdojnë t’i kenë tëbanet ( dbanet) e tyre. Të rinjtë e të rejat e fshatit aregëtoheshin duke luajtur lojëra të ndryshme popullore, duke kërcyer valle, e duke kënduar shqip nën tinguj e fyellit , zypares, çiftelisë e lahutës. Arat , tashmë djerrina, ishin të mbushura plot me produkte vendore, misër, thekër, patate, lakra, qepë e të tjera që kultivoheshin me kujdes nga duartë e vyera të banorëve të këtushëm që janë shëmbëlltyrë për gjeneratat e ardhshme. Nga ana tjetër sot , siç më informuan, në Kojë gjatë gjithë vitit jetojnë vetëm gjashtë familje, dhe se dy prej këtyre familjarëve veç kanë marrë vizën e mërgimtarit në Amerikë të cilët dhe së shpejti do ta lëshojnë vendlindjen e vet, i them unë. * Koja legjendare po zbrazet. Po boshatiset gjithnjë e më shumë, ndërsa numri i përmendoreve po shtohet,ma ktheu ai . * Ashtu është. Koja u mbush me përmendore! Fund e krye shtatore. Ne shqiptarët ( malësorët) ende jetojmë me patritiotizëm, ia ktheva unë. * Po zotëri ne kemi luftuar, kemi derdhur gjak për këto troje dhe duhet t’i jetësojmë në vepër që më të mos harrohen kurrë, m’u përgjigj. Pas kësaj bisede të shkurtër miqësore, nën flladin e freskët të lisave para Kishës së Sh’na Nout, atë ditë përvëluese qershori, u dakorduam se tendenca e shtimit të përmendoreve nuk është e pranishme vetëm në Kojë, por edhe në trevat tjera të Malësisë, Kosovë e Shqipëri. Jemi popull romantik.Ne viteve të fundit më shumë jemi orientuar të ndërtojmë shtatore, se sa të të ndërtojmë fabrika, të hapim vende të reja pune, të ndalojmë emigrimin e të rinjve tanë dhe të ndërtojmë një Malësi me mundësi të reja për të gjithë pa dallime dhe gjithandej pa diskriminime. Kur do të tejkalohet kjo krizë e identitetit? Edhe sa përmendore na duhen ne shqiptarëve që të ndjehemi ashtu si ne mendojmë që duhet të ndjeheni? Nëse vazhdojmë që në çdo cep të Malësisë të ndërtojmë nga disa shtatore, pllaka përkujtimore e të ngjashme Malësia do të shndërrohet në trevë ku përmendoret kanë prioritet para qytetarëve të cilët jetojnë në këtë krahinë dhe kontribuojnë nëpërmjet të taksave në mbarëvajtjen e saj. Vallë, mos ka ardhur koha të mendojmë se mos e kemi tepruar pakë me këto përmendore, të cilat me siguri kanë një kosto të lartë financiare, derisa rinia po ikën çdo ditë për shkak të papunësisë dhe moszhvillimit ekonomik të Malësisë. * IFRAME: //www.facebook.com/plugins/like.php?href=http%3A%2F%2Finfoshqip.me% 2Fkoja-e-zbrazur-me-gjashte-permendore%2F&layout=button_count&actio n=like&show_faces=false&share=true&width=135&height=21&appId=307091 639398582 * * * 2019-06-20 Ali Salaj i mëparshëm: CUNAMI PELLAZGO-ILIR tjetër: Mali i Zi kërkon sqarime nga Serbia rreth “deklaratave negative” të zyrtarëve të saj Artikuj të ngjashem lirohet nga burgu Irfan Domnori lirohet nga burgu Irfan Domnori January 7, 2020 Rudina Dembacaj konfirmon lidhjen me Mark Frrokun Rudina Dembacaj konfirmon lidhjen me Mark Frrokun January 6, 2020 Mes naftës dhe impeachment-it, loja e rrezikshme e Donald Trump-it Mes naftës dhe impeachment-it, loja e rrezikshme e Donald Trump-it January 6, 2020 TË FUNDIT lirohet nga burgu Irfan Domnori Rudina Dembacaj konfirmon lidhjen me Mark Frrokun Mes naftës dhe impeachment-it, loja e rrezikshme e Donald Trump-it Flet Vuçiç: Pse unë nuk kam pse kërkoj falje për krimet e serbëve në Kosovë SPIUNAZHI / Mata Hari, një prej spiuneve më të “poshtëra” të shekullit 20 Qentë vetëvrasës të ushtrisë sovjetike kundër tankseve gjermane Profilet e ‘ekipit qeveritar’ të Albin Kurtit Tragjedia në Australi, babai i Veton Musait: Atë njeri 2 herë e kam takuar dhe s’ja kam zgjatur dorën RAJON S’ka “armëpushim” për festa; grevistët në Francë paralizojnë transportin ditën e Krishlindjes Weber: Minishengeni Ramës i duhet për vete, ai s’është i denjë t’i mbrojë interesat e Kosovës Jovanovic: Serbia e ka humbur Kosoven Dresdeni i Gjermanisë shpall gjendje emergjente kundër nazizmit “Lufta e Tretë Botërore është e afërt”, thotë gjeneral turk Maqedonia shkon në zgjedhje, ja kryeministri i qeverisë teknike Pompeo konfirmon mbështetjen e SHBA-së për Malin e Zi Policë kinezë patrullojnë në rrugët e Serbisë BOTA Trump: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore Trump përplaset me Evropën, bllokon gazsjellësin ruso-gjerman Sulm ndaj një institucioni publik në Amerikë, 2 të vrarë dhe dy të plagosur Në Australi shënohet temperatura më e lartë në histori Sulm në bazën ushtarake, humbin jetën 73 ushtarë Ky do të jetë shteti më i ri në botë Luftë mes kartelit të drogës dhe policisë në Meksikë, mbi 20 të vrarë Thika, armë dhe 3 të vdekur/ Luftë në mes të Londrës (FOTO) VIP Rudina Dembacaj konfirmon lidhjen me Mark Frrokun Shtjefen Ujkaj publikon këngën e re “Gjam e Papërballuar” Emina Çunmulaj mes lotëve nga Los Angeles tregon sa para dhuron për Shqipërinë Libri i Angelas, edhe në gjuhën shqipe Leonora, një bukuri e vërtetë në veshje të bardha “Këtë e kam shkrue për gruen tande”, e vërteta prapa këngës “Ky marak” Shifrat marramendëse: Ja sa paguhen këngëtarët shqiptarë për një koncert Vdes një nga anëtarët e grupit Trix Text Fotografia e Infoshqip Ul AKTUALE * G. Karamanaga: Devastimet në Komunën e Ulqinit G. Karamanaga: Devastimet në Komunën e Ulqinit January 6, 2020 * FUNDVIT PA ARSYE! FUNDVIT PA ARSYE! December 26, 2019 * N. Draga: POPULLSIA E ULQINIT NË VITIN 1919 N. Draga: POPULLSIA E ULQINIT NË VITIN 1919 December 26, 2019 * Diplomat fantazmë të falsifikuara , sfidë e institucioneve shtetërore Diplomat fantazmë të falsifikuara , sfidë e institucioneve shtetërore December 26, 2019 * ANA E MALIT NË MËSHIRËN E “LOJËRAVE TË FATIT”! ANA E MALIT NË MËSHIRËN E “LOJËRAVE TË FATIT”! December 26, 2019 * A. Lulushi:…fuqia e idesë… A. Lulushi:…fuqia e idesë… December 19, 2019 Video IFRAME: https://www.youtube.com/embed/U3NbMTORSaU [LOGO-LEVIZESE-PER-WEB-FAQE.gif?fbclid=IwAR1SwZQIRHnUMXSVoMcwQFlCUESaZY wBzwWDxkNebjz6jzgL8XfkT-xv1vI] [reklama-bibladhekurani-1-2.gif] [Animated-GIF-source.gif] [51229455_414605346014697_2019368188059320320_n.jpg] [51010672_413631939445371_8966275848566996992_n-1.jpg] [oo-1.png] [200.gif] CAFE BAR ARB [dddddddddddd.png] * Rudina Dembacaj konfirmon lidhjen me Mark Frrokun Rudina Dembacaj konfirmon lidhjen me Mark Frrokun * Shtjefen Ujkaj publikon këngën e re “Gjam e Papërballuar” Shtjefen Ujkaj publikon këngën e re “Gjam e Papërballuar” * Emina Çunmulaj mes lotëve nga Los Angeles tregon sa para dhuron për Shqipërinë Emina Çunmulaj mes lotëve nga Los Angeles tregon sa para dhuron për Shqipërinë * Libri i Angelas, edhe në gjuhën shqipe Libri i Angelas, edhe në gjuhën shqipe Koha Javore parashikimi i motit ne ulqin parashikimi i motit ne ulqin ____________________ ◉ 21° Sunny 07:0017:55 CEST Feels like: 21°C Wind: 4km/h SSE Humidity: 64% Pressure: 1019.4mbar UV index: 4 SatSunMon 23/13°C 23/13°C 25/13°C Weather forecast Ulcinj, Montenegro ▸ FOTO LAJM lirohet nga burgu Irfan Domnori Rudina Dembacaj konfirmon lidhjen me Mark Frrokun Mes naftës dhe impeachment-it, loja e rrezikshme e Donald Trump-it Na ndiqni IFRAME: //www.facebook.com/plugins/likebox.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook. com%2FINFO-SHQIP-727383120673149%2F&width=&height=&colorscheme=light&sh ow_faces=true&header=true&stream=false&show_border=true&appId=307091639 398582 TE FUNDIT * lirohet nga burgu Irfan Domnori January 7, 2020 * Rudina Dembacaj konfirmon lidhjen me Mark Frrokun January 6, 2020 * Mes naftës dhe impeachment-it, loja e rrezikshme e Donald Trump-it January 6, 2020 * Flet Vuçiç: Pse unë nuk kam pse kërkoj falje për krimet e serbëve në Kosovë January 6, 2020 * SPIUNAZHI / Mata Hari, një prej spiuneve më të “poshtëra” të shekullit 20 January 6, 2020 * Qentë vetëvrasës të ushtrisë sovjetike kundër tankseve gjermane January 6, 2020 ARKIVI ARKIVI [Select Month__] Facebook Facebook AKTUALE * G. Karamanaga: Devastimet në Komunën e Ulqinit January 6, 2020 * FUNDVIT PA ARSYE! December 26, 2019 * N. Draga: POPULLSIA E ULQINIT NË VITIN 1919 December 26, 2019 * Diplomat fantazmë të falsifikuara , sfidë e institucioneve shtetërore December 26, 2019 * ANA E MALIT NË MËSHIRËN E “LOJËRAVE TË FATIT”! December 26, 2019 © Copyright 2014, All Rights Reserved. | infoSHQIP Scroll To Top