#Plisi.org » Prurje Plisi.org » Prurje për Komentet Plisi.org » Prurje për Komentet te 10 përmendore që na mungojnë alternate alternate Hidhu te lënda [plisi.png] Plisi.org qeshqip (BUTTON) Menu dhe widget-e * Për ne * Burime + Libra + Revista + Ligje + Kurs shqip * Bllogu + Ditár + Gjuhsí + Art e letërsi + Historí + Shtet e ligj * Tastiera * Kontakto * Kushtet * English Pajtohu me marrë njoftime me postel Bëhuni tok me 3 498 pajtimtarë të tjerë Posteli (@) ____________________ (BUTTON) Pajtomë Kërko për: ____________________ Kërko [pkd2.png?w=300] [logoja_f_vithkuqare.png?w=300] 10 përmendore që na mungojnë Botuar nga Shqiptar Oseku U lind në Gjakovë, ku e kreu të mesmen. U arratis si 18-vjeç në Suedi. Studioi shkencat sociale në Universitetin e Stockholmit. Punon si terapist në kryeqytetin suedez dhe shkruan poezi e komente shoqërore e politike. Shihni tërë postimet nga Shqiptar Oseku 1. Përmendorja e lirisë. Jo e ndonjë njeriu a grupi që është thirrur në të, por e lirisë si ideal. S’kemi askund. 2. Përmendorja e demokracisë, e barazisë, e solidaritetit social. Përmendore që tregon se kombi është streha jonë e përbashkët. 3. Përmendorja përkujtimore e gjenocidit, që do të përkujtonte tërë humbjet masive të këtij kombi, të cilin pushtetarët e kanë shtypur me këmbë si shtypen buburrecët. [pk19ad.png?w=660] [pk19ad.png?w=660] 4. Përmendorja për gruan. Na canë trapin burrat, gratë e kanë mbajtur këtë komb. Edhe sot na durojnë, ndonëse shumë prej nesh vetëm hunda na pengon të hamë bar. Mungon. 5. Përmendore për Marie Shllakun. Meqë jemi te gruaja. 6. Përmendore për Musine Kokalarin, shiko më lart. 7. Përmendore për gjuhën shqipe. Historia e kombit shqiptar është histori e njëqind rrëmujave, pushtimeve, luftërave, feve. Por e një gjuhe të vetme. Pse s’ka përmendore gjuha shqipe. 8. Përmendore për njeriun e arteve shqipe. Jemi komb barbar, pothuaj pa asnjë përmendore për intelektualët tanë. Kush dreqi i frymëzoi gjithë këta burra me armë në dorë, gjyshja rahmetlie? Poezia i ushqeu. Pse s’kemi përmendore për poezinë. 9. Përmendore për bashkimin. Gjithë thirren në të. Askush s’di ta gdhend si ide, si veprim. As si përmendore. 10. Përmendore jetës. Fëmijës. Asaj që kur ta vrasin, vjen krejt bota e të ndihmon. Asaj që gëlin kur rrëzohen heronjtë, për të vazhduar amanetin. Këto përmendore do të doja t’i shikoj në ambientet publike. Si simbolikë të vlerave që ky komb i ka e i çmon. Që kur të më pyesin fëmijët e mi të rritur në Suedi, babi ç’simbolizon kjo përmendore, të kem se ç’tu tregoj. Foto: Bleachers, “Shtatorja e Jimmy Hendrixit në Seattle, Washington” Shkurtegëza për këtë postim: http://pli.si/1Qa5eEa Ndaje këtë me të tjerët: * Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) * Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re) * Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re) * Postuar më 23.2.201422.10.2015Autor Shqiptar OsekuKategori DitárEtiketa shoqni Komento Anuloje përgjigjen IFRAME: jetpack_remote_comment Lëvizje te postimet I mëparshmi Postimi i mëparshëm: Nuk jemi shkatërrimtarë, duam lirinë Pasuesi Postimi pasues: Qindvjetori i Prenk Vidit të Shqipnisë Bazohet me krenari në WordPress