#Shqip.dk » Feed Shqip.dk » Comments Feed alternate alternate Skip to content Wednesday, January 08, 2020 * Kontakt Shqip.dk Shqip.dk Lajme të zgjedhura për ju * Lajme + Maqedonia e Veriut + Kosova dhe Shqipëria + Bota * Qëndrime + Opinione + Kolumna * Art dhe Kulturë * Showbiz * Life style * Teknologji * Shendeti * Kuriozitete * Receta * Sport Search for: ____________________ Search BOTË PA HUMOR Kolumna 03/07/2019 111 Humori e karnavalizon jetën dhe e paraqet mbretin lakuriq sikurse te përralla e Andersenit. Humori është armik i autoritarizmit dhe i diktaturës. Nën diktaturë, sipas Adam Michnikut, njerëzit i donin barsoletat, sepse u shërbenin si strehë për ikje nga përditshmëria e vështirë. “Në botën e barsoletave nuk ndjehesh vetëm i lirë dhe i dobishëm, pavarësisht robërisë dhe pushtetit rus, por edhe mund të qeshësh“, shkruan Michnik-u, tek “E përhimta është e bukur”. Philip Roth thotë se personazhet e Kunderës përjetojnë dhembje për sa kohë janë të ngatërruar në një botë që e ka humbur kuptimin për humorin. Ndërkaq Kundera thoshte se vlerën e humorit e kishte kuptuar në periudhën staliniste. “Përherë kam mundur ta dalloj një person që nuk ishte stalinist, pra personin që nuk duhej t’ia kisha frikën. Sensi për humor ishte mënyrë njohjeje. Prej atëherë më ka frikësuar bota që e ka humbur kuptimin për humorin“. Pushtetet autoritare dhe diktatoriale e luftojnë komiken (pritjen e madhe të kthyer në asgjë) dhe e promovojnë madhështoren (të frikshmen e bukur). Në shtetet e këtilla ndërtohen sheshe madhështore, statuja e përmendore; kemi parada ushtarake, ku mbretëron rendi e disiplina dhe ku shikuesi ndjehet i pafuqishëm. Në paradat ku parakalojnë ushtarë seriozë dhe promovohen armët më vdekjeprurëse, sheh vetëm fytyra serioze, të përqendruara tek armiku imagjinar, i cili nëse nuk ekziston duhet të shpiket. Njerëzit duhet që të ndjejnë frikë e njëkohësisht edhe siguri që ua mundëson prijësi. Frika e homogjenizon popullin rreth një qëllimi, që është qëllimi i prijësit. Sistemet autoritare janë prodhues të frikës dhe ankthit. Frika është armike e lirisë. Në sisteme të këtilla edhe dyert e zyrave të institucioneve shtetërore janë me përmasa të mëdha, që të krijohet bindja se për hapjen e tyre duhet forcë mbinjerëzore dhe se brenda zyrave merren vendime jetike dhe historike. Edhe shkollat kanë formë katrore dhe jo rrethore. Aty duhet të ndjehet autoriteti i ligjëruesit, i cili imponohet si mendje e gjithëdijshme. Në sisteme të këtilla humori duhet të jetë i instrumentalizuar, kurse prijësi duhet të kursehet. Shërbimet sekrete të Jugosllavisë së dikurshme kishin njësi speciale për sajimin e barsoletave, ku në shënjestër ishin armiqtë e regjimit. Sot, si përherë, kemi nevojë për humor, por jo për humorin që na e servon politika. Sot e ndjejmë mungesën e sensit për humorin që e karnavalizon jetën dhe që e paraqet mbretin lakuriq. E kjo kohë ka shumë protagonistë të jetës publike që janë të denjë për humor. Jetojmë në kohën kur flitet vetëm për vendime historike, ndërkohë që historia tallet me ne. Këtë gjendje e përshkruan bukur Mesha Selimoviqi te romani “Dervishi dhe vdekja”: “Me askënd historia nuk u tall si me ne. Deri dje ishim ata që sot duam ta harrojmë. Por nuk u bëmë as ndryshe nga çfarë jemi. Mbetën të trullosur mes rruge. Nuk mundemi të vemi askund… Fatkeqësia është se e dashurojmë këtë vdekërim dhe nuk bëjmë pa të”. Burimi: portalb.mk Shpërndaje këtë: / Share this: * Facebook * LinkedIn * WhatsApp * Email * Post navigation Prap u gëzuam para kohe? Pas Jankullovskës, lirohet edhe Elizabeta Kançevska-Milevska! ASH është parti e madhe, prej shtatorit do ketë prurje dhe aderime të reja Postime të ngjajshme Historia e Ballkanit sipas Sundhaussenit 17/07/201917/07/2019 ARISTOCIDI DHE STIMULIMI I MEDIOKRITETIT 12/06/201912/06/2019 PASQYRAT HIPOKRITE 29/08/2019 * T´fundit * Më t'lexuarat * Comments Lëng kundër kapsllëkut dhe pastrimit të zorrëve 06/01/2020 6 Janar 1882, lindi Fan Noli, ka qenë dramaturg, prift, përkthyes, politikan, diplomat, poet e historian shqiptar 06/01/2020 Të lumtë, Albin, je i madh 04/01/2020 “Pronto” të pafajshëm, drejtësia u varros 04/01/2020 Zëvendëskryeministrat e Qeverisë teknike, ja emrat? 04/01/2020 Spasovski kryeministër teknik, Çulev në krye të MPB-së, Mizrahi ministre e Punës dhe Politikës Sociale 03/01/2020 Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev 03/01/2020 Kurti ia kujton Edi Ramës: Me mini shengenin ballkanik, gabove në hapa 03/01/2020 Ekspertët: Kujdes kur përdorni buzëkuqin, ja përse 03/01/2020 Zaev sot pritet të dorëhiqet nga posti i kryeministrit, hapet rruga për votimin e Qeverisë teknike 03/01/2020 Nxënësit shqiptarë pak kilometra nga Shkupi mësojnë maqedonisht 02/09/2019 Kimete Berisha me shkrim emocional për diasporën 07/06/201807/06/2018 Thëllëza e malit, pasuria gjenetike e trojeve shqiptare drejt zhdukjes 29/04/2019 Sokrati dhe 24 thëniet e tij më të rëndësishme që gjithkush do të duhej ti lexojë 27/01/2019 Java e ardhshme vendimtare për Maqedoninë 24/06/2018 A e dini çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini Coca-Cola 25/08/2018 Kjo ishte “bisha” amerikane që nderoi sot qiellin shqiptar në 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO (Foto) 29/03/2019 Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë 20/01/2019 Njoftim nga Ministria për Diasporë e RMV 07/03/201907/03/2019 Përplasja me armë në Prishtinë, ​vdes edhe i plagosuri i dytë (VIDEO) 05/09/201905/09/2019 Member of The Internet Defense League Radio në shqip.dk Listen on Online Radio Box! (BUTTON) Radio Antena Denmark Radio Antena Denmark Akseptoni dhe mbylle / Close and accept Privacy & Cookies: This site uses cookies. By continuing to use this website, you agree to their use. To find out more, including how to control cookies, see here: Cookie Policy Miqët tonë * Aktuale.dk * Shqip.se * Sllatina.dk * Antena.dk * RTVZERI * Kbh-trafik.dk * Gigahost Moti në Kopenhagë Weather Icon Shqip.dk Shqip.dk Shqip.dk - Lajme te zgjedhura per ju | Designed by: ---Chati.dk (BUTTON) Footer Menu * Shqip.dk ne facebok * Kontakto shqip.dk Send to Email Address ____________________ Your Name ____________________ Your Email Address ____________________ _________________________ loading Send Email Cancel Post was not sent - check your email addresses! Email check failed, please try again Sorry, your blog cannot share posts by email.