A do hiqen edhe përmendoret shqiptare nga Shkupi? Ja çka thotë arkitekti maqedonas

Koordinatori i grupit të punës për revidimin e projektit “Shkupi 2014”, Miroslav Gërçev mbrëmë në Kanal5 ka theksuar se ky trup ka qasje të njejtë ndaj përmendoreve, pa dallim se ato janë maqedonase apo shqiptare, trasmeton INA.

“Përreth qendrës në kuadër të projektit Shkupi 2014 ka edhe tre përmendore shqiptare. Të trija janë vendosur nga komuna, dhe jo nga Kuvendi, që ka kompetencat si organ i vetëm për vendosjen e përmendoreve. Ju garanotj se për këto përmendore rekomandimi do të jetë për heqjen e tyre dhe gjendja të kthehet si ka qenë”, ka theksuar Gërçev.

Në pjesën qendrore të Shkupit janë vendosur përmendorja e Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit dhe Josip Bagerit. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu