Zaevi paralajmëroi realizim të madh të investimeve kapitale

Maqedonia e Veriut

Sivjet do të kemi realizim të madh të investimeve kapitale për shkak të së cilës kemi projekte me kontraktorë të zgjedhur, me të cilët bisedojmë ta rrisin intensitetin e ndërtimit që të mund ta përshpejtojmë pagesën, tha kryeministri Toran Zaev duke u përgjigjur në seancën e sotme në të cilat parashtrohen pyetje të deputetëve.

Theksoi se për momentin nuk është i kënaqur nga realizimi i investimeve kapitale dhe se paratë nuk i shpenzojnë për përmendore, muze dhe shelgje, por për komunat që kanë pasur borxhe.

“Rreth 50 milionë euro u janë dhënë komunave që t’i paguajnë borxhet e kompanive vendore dhe kjo është më mirë sesa t’i japim për përmendore dhe muze”, tha kryeministri duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, i cili ka vërejtur në nivelin e ulët të realizimit të investimeve kapitale.

Kryeministri Zaev theksoi se investimet kapitale në shtet do të rriten siç do të rritet edhe kapaciteti i Buxhetit dhe se për rrugë, hekurudha dhe gazifikim janë paraparë 87 për qind nga shuma, ndërsa 13 për qind për kopshte, çerdhe, shkolla, ujësjellës, kanalizime…

Deputeti Dimovski në seancë e përmendi fjalimin e Avokatit të Popullit, Ixhet Memetit lidhur me punën e gjyqësisë, të pushtetit vendor dhe ekzekutiv dhe rritjen e numrit të ankesave në krahasim me vitet paraprake.

Në këtë kryeministri Zaev u përgjigj se sipas Avokatit të Popullit për 7,6 për qind janë ulur shkeljet e të drejtave të njeriut në shtet, që është vlerë dhe përfitim i madh.

Kryeministri shtoi se me Avokatin e Popullit ka shpesh takime dhe se ky institucion tani me kapacitete të përforcuara dhe do të jetë edhe sy edhe më vigjilent i qytetarëve.